-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 8 shtator 2025
Titujt e gazetave për sot, nga pse 11 shtatori po konsiderohet më i rëndësishëm se 11 maji te gogoli i mafies shqiptare e deri tek Berisha akuza Ballukut për Qukës-Qafë Plloçë.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË- Drenova/ Atdheu i Asdrenit dhe tradita e rrallë e rakisë së manit | Veri Jug
Në nisje të sezonit të ri, ‘Veri Jug’ ju fton të vizitojmë fshatin Drenovë, një fshat shumë i bukur vetëm 5 kilometra larg qytetit të Korçës. Simboli i popullit të Drenovës, patrioti, poeti dhe filozofi Aleksandër Stavre Drenova, ose Asdreni, qëndron me bustin e tij në qendër të fshatit. Surpriza e reportazhit është një plantacion i vogël me mana të zinj, që gjenden në çdo kopësht të familjeve drenovare, nga fruti i të cilëve gratë nxjerrin çdo vit, në mënyrë artizanale, rakinë e manit. Ndiqni reportazhin ‘Drenova’ të dielën, premierë, ora 13:30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.
-
VIDEO
‘Sot Live në Shqipëri’ nga nesër rikthehet në Report Tv, lajme në kohë reale dhe lidhje me gazetarët nga e gjithë Shqipëria
Lajmi fundit dhe thellimi i çdo ngjarjeje që ka interes publik do të jenë në epiqendër të transmetimeve tona. Çdo shqetësim apo denoncim do ta përcjellim me paanshmëri dhe profesionalizëm, duke qenë të besueshëm për publikun mbi të gjitha.
-
VIDEO
Nga nesër, 'Studio Live' rikthehet në ekranin e Report Tv nën moderimin e Ermal Qorit! Analiza, debate e rubrika më pranë qytetarëve
Nga zhvillimet e minutës së fundit te intervistat ekskluzive dhe analiza e thelluar e ngjarjeve kryesore, Studio Live do të sjellë risi në rubrika të reja, më pranë qytetarëve, telefonata që do t’i japin zgjidhje problematikave të tyre juridike dhe jo vetëm.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 6 shtator 2025
Titujt e gazetave për sot, nga "ikje pa kthim e Berishës" te mandati i katërt dhe shteti social e deri tek ëndrra "amerikane" e opozitës.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Shtator 2025 – Receta tradite/ Viti i ri shkollor, risitë e problematikat
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me speca dhe salcë domateje / Kek i kripur me perime dhe djathë / Fërgesë me speca dhe gjizë.
Shtatori sjell me vete emocionin dhe stresin e fillimit të vitit të ri shkollor. Për fëmijët kjo periudhë është një rikthim në rutinë, te librat dhe shokët e klasës, por për prindërit është shpeshherë një sezon dilemash: Cila është çanta më e përshtatshme dhe sa duhet të peshojë ajo? A mjafton mësimi në shkollë apo duhen edhe kurset jashtëshkollore? Dhe në kohën kur teknologjia po hyn gjithnjë e më shumë në klasë, a është inteligjenca artificiale një ndihmë apo një sfidë e re? Sa janë të përgatitur mësuesit dhe fëmijët tanë për këtë revolucion dixhital? Ndërkohë, një problem më i “rëndë” në kuptimin e parë të fjalës janë çantat shkollore. Ato shpesh peshojnë më shumë se vetë nxënësit që i mbajnë, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin e tyre fizik. Mbi këtë temë që prek çdo familje diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me Kristiana Muçenj, mësuese; Ermand Martenika, ekspert IT, për të na folur mbi përfshirjen e AI-së në arsim; Ledina Nikolla, fizioterapiste dhe pedagoge, për të na treguar si ndikojnë çantat në shëndetin fizik të fëmijëve si dhe e vogla Michelle Ndreca, vetëm 6 vjeç, që këtë vit nis për herë të parë rrugëtimin e saj në parashkollor.
-
VIDEO
Çfarë do ndodhë me shkollat? AI në klasë, çanta të rënda, por dhe.../ Dilemat për çdo prind
Shtatori sjell me vete emocionin dhe stresin e fillimit të vitit të ri shkollor. Për fëmijët kjo periudhë është një rikthim në rutinë, te librat dhe shokët e klasës, por për prindërit është shpeshherë një sezon dilemash: Cila është çanta më e përshtatshme dhe sa duhet të peshojë ajo? A mjafton mësimi në shkollë apo duhen edhe kurset jashtëshkollore? Dhe në kohën kur teknologjia po hyn gjithnjë e më shumë në klasë, a është inteligjenca artificiale një ndihmë apo një sfidë e re? Sa janë të përgatitur mësuesit dhe fëmijët tanë për këtë revolucion dixhital? Ndërkohë, një problem më i “rëndë” në kuptimin e parë të fjalës janë çantat shkollore. Ato shpesh peshojnë më shumë se vetë nxënësit që i mbajnë, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin e tyre fizik. Mbi këtë temë që prek çdo familje diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me Kristiana Muçenj, mësuese; Ermand Martenika, ekspert IT, për të na folur mbi përfshirjen e AI-së në arsim; Ledina Nikolla, fizioterapiste dhe pedagoge, për të na treguar si ndikojnë çantat në shëndetin fizik të fëmijëve si dhe e vogla Michelle Ndreca, vetëm 6 vjeç, që këtë vit nis për herë të parë rrugëtimin e saj në parashkollor.
-
VIDEO
Pak përbërës shumë shije | Kek i kripur me perime dhe djathë nga zonja Albana
Kek i kripur me perime dhe djathë
Përbërësit:
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 1 domate ose 6 domate qershi
- 4 vezë
- 100 ml vaj ulliri
- 200 ml qumësht
- 300 gr miell
- 1 bustinë pluhur pjekës
- 100 gr djathë i bardhë
- Bimë aromatike
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim specat në kubikë të vegjël, gjithashtu edhe domatet. Në një tas të madh rrahim vezët me kripë, piper, vaj ulliri dhe qumësht. Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës, i përziejmë derisa të bëhet një masë homogjene. Shtojmë rigonin, specat, domatet dhe djathin e bardhë të thërrmuar. I përziejmë mirë që masa të bëhet e njëtrajtshme. Hedhim përzierjen në një tavë të lyer me vaj, sipër e spërkatim me pak djathë. E pjekim në furrë në 180°C derisa keku të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Qofte me speca dhe salcë domateje, Super shije në pak minuta nga zonja Albana
Qofte me speca dhe salcë domateje
Përbërësit:
- 2 feta bukë të bardhë
- 1 qepë
- ½ kg mish viçi i grirë
- 1 vezë
- 1 lugë e vogël uthull
- Majdanoz i freskët
- Vaj ulliri
- Kripë, piper, rigon
- 2 speca jeshilë
- 2 speca të kuq
- 300 ml salcë domateje
- Pak ujë
- Nenexhik i freskët
Përgatitja:
Lagim bukën në ujë dhe e shtrydhim mirë. Në një blender bluajmë qepën me majdanozin dhe i hedhim te mishi i grirë bashkë me bukën e shtrydhur dhe vezën. Shtojmë vaj ulliri, piper, uthull, pak uzo nëse dëshirojmë, nenexhik, rigon dhe kripë. E punojmë mirë brumin derisa të bëhet masë e butë dhe e lëmë të pushojë rreth 30 minuta. Formojmë qoftet dhe i skuqim lehtë në pak vaj ulliri, sa të marrin ngjyrë. Ndërkohë përgatisim salcën, presim specat në shirita të trashë dhe i skuqim derisa të marrin ngjyrë. Hedhim salcën e domates, kripë, piper dhe pak ujë. E lëmë të ziejë për rreth 10 minuta dhe më pas shtojmë qoftet e skuqura në salcën me speca. E lëmë për disa minuta gatimin në zjarr derisa salca të lidhet.
-
VIDEO
Fërgesë me speca dhe gjizë, receta më e mirë e verës nga zonja Albana
Fërgesë me speca dhe gjizë
Përbërësit:
- 300 gr speca
- 500 gr domate
- 200 gr gjizë
- 100 gr djathë i bardhë
- 5 thelpinj hudhër
- 2 lugë gjalpë
- 1 lugë vaj
- 1 lugë miell misri
- 1 spec i kuq
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Pjekim specat në furrë ose i skuqim lehtë në tigan. Tek specat shtojmë gjizën e holluar me pak qumësht ose ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. Shtojmë domatet dhe hudhrën e grirë dhe e lëmë derisa të përthithet lëngu i gjizës. Më pas shtojmë pak miell misri, thërrime djathi të bardhë dhe copëza gjalpi. E vendosim fërgesën sipas dëshirës në furrë për disa minuta ose e përfundojmë gatimin në tigan.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 5 shtator 2025
Titujt e gazetave për sot, nga kodi i ri penal dhe ashpërsimi i ndëshkimeve si mbrojtje apo si kontroll te pse klani Berisha sulmon krerët e BE e deri tek një urim, një ndjesë e tre këshilla nga Erion Veliaj?
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Shtator 2025 – Receta tradite/ Turizmi, higjiena dhe shërbimi
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Hallvë me miell misri dhe portokall / Patëllxhanë të mbushur me perime dhe djathë / Trahana me vezë në furrë.
Verës i kemi mbyllur dyert, por pyetja e madhe mbetet e hapur: si e përballuan hotelet dhe restorantet shqiptare fluksin e pushuesve? U fol shumë për çmimet e larta, por më shumë akoma për cilësinë e shërbimit dhe standardet e higjienës, veçanërisht në jug, aty ku turizmi është karta jonë e fortë. A po humbim klientë për shkak të pakujdesisë dhe mungesës së profesionalizmit? Sot kemi në studion e “Rreze Dielli” dy ekspertë të higjienës dhe shërbimit në resorte e hotele, Rigers Rusi dhe Florenc Rëmbeci, për të analizuar se ku kemi dështuar dhe çfarë duhet ndryshuar.