-
VIDEO
Masakra në Shkodër, Klaudio Pulaha për Report TV: Shqetësuese, fakti që të rinjtë po normalizojnë dhunën duke parë ngjarje të tilla
Punonjësi social shprehu shqetësim për ndikimin që kanë te të rinjtë ngjarje të tilla. Ai thekson se duhet punuar shumë me personat që kanë qenë të dënuar për të mos përsëritur sërish vepra penale, duke ndërtuar institucione më të forta dhe duke i angazhuar në punë komunitare.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 9 shtator 2025
Titujt e gazetave për sot, nga krim në mes të qytetit në Shkodër te të enjten gati qeveria e re e të premten betohen deputetët e deri tek Baçi kërkon spastrim në PD me përjashtim të Berishës.
-
VIDEO
SHPËRTHEN analisti: Albin KURTI është kundër UÇK, skema që po luhet në Kosovë
-
VIDEO
KUJDES kur jepni numrin e LLOGARISË, hakerat janë në veprimi. Ish-prokurori ZBULON detaje
-
VIDEO
Zv/ministrja e Arsimit: Telefoni në shkolla nuk do lejohet, masa disiplinore për nxënësit që nuk zbatojnë urdhrin
Sa i përket mësimit me dy turne, zv/ministrja Osmani u shpreh se kjo ndodh edhe për shkak se disa shkolla janë në rikonstruksion.
-
VIDEO
Historia e PABESUESHME/ Babai mësues, dy djemtë dhe dy nuset mësuese: TRADITË familjare
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Shtator 2025 – Receta tradite/ Horoskopi javor nga Liza Gjika
Zonja Albana solli një recetë të shpejtë dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte: Byreçka të mbushura me mish të grirë.
Jemi në një periudhë ku lëvizjet planetare sjellin energji të reja, ndikime të ndjeshme emocionale dhe mundësi për transformim personal. Java 8–14 shtator hap një cikël të ri për shumë prej nesh ku përballjet, vendimet e rëndësishme dhe ndryshimet në fushën sentimentale apo profesionale do të jenë të pashmangshme. Për të kuptuar më mirë çfarë fshihet pas këtyre lëvizjeve, a do të ketë surpriza për dashurinë, ndikime në financa, karrierë dhe shëndet, si dhe cilat janë ditët me fat për çdo shenjë dhe ku duhet treguar më shumë kujdes, flasim në studion e "Rreze Dielli" me astrologen dhe numerologen Liza Gjika. Me përvojë të gjatë në interpretimin e yjeve dhe të energjive numerike, ajo na sjell një panoramë të detajuar të javës për çdo shenjë të horoskopit.
-
VIDEO
“Java e parë nuk duhet të fokusohet tek mësimdhënia, por te përshtatja”/ Sociologia në Report TV: Prindërit duhet të takohen më shumë me mësuesit dhe psikologët e shkollave
Ndërsa po ashtu sociologia Elona Mustafaraj bëri apel që edhe prindërit e fëmijëve me problemet me notat apo të sjelljeve, duhet të paraqiten më shpesh në shkolla.
-
VIDEO
Sllovenia tërhoqi nga tregu specat shqiptare me pesticide, eksperti Pilku: Shkatërrim i bujqësisë shqiptare! Dogana e AKU nuk funksionuan
Analizat e kryera më 26 gusht, pasi speci i eksportuar nga Shqipëria ishte nxjerrë në tregun slloven, zbuluan prani të 3 llojeve të rrezikshme të pesticideve. Eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku i ftuar në Report Tv thotë se asnjë prej hallkave të kontrollit nuk ka funksionuar.
-
VIDEO
Rruga Egnatia e rrethuar me asfalt, Tare për Report TV: Kërcënohet nga indiferenca e shtetit! Të rikthehet sistemi i vjetër i menaxhimit të trashëgimisë kulturore
Studiuesi Auron Tare, që denoncoi ndërhyrjen me asfat anash via Egnatia, tha se ekzistenca e rrugës historike kërcënohet nga heshtja dhe lënia në harresë nga shteti. Sipas tij, është e nevojshme që t’i rikthehemi sistemit të vjetër të ruajtjes dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore. Ndërhyrjen me tendera, studiuesi e cilësoi si “kancer” për sitet kulturore.
-
VIDEO
Nuk do ta besosh çfarë thonë yjet për javën 8-14 shtator! Liza Gjika zbulon gjithçka / Horoskopi javor
Jemi në një periudhë ku lëvizjet planetare sjellin energji të reja, ndikime të ndjeshme emocionale dhe mundësi për transformim personal. Java 8–14 shtator hap një cikël të ri për shumë prej nesh ku përballjet, vendimet e rëndësishme dhe ndryshimet në fushën sentimentale apo profesionale do të jenë të pashmangshme. Për të kuptuar më mirë çfarë fshihet pas këtyre lëvizjeve, a do të ketë surpriza për dashurinë, ndikime në financa, karrierë dhe shëndet, si dhe cilat janë ditët me fat për çdo shenjë dhe ku duhet treguar më shumë kujdes, flasim në studion e "Rreze Dielli" me astrologen dhe numerologen Liza Gjika. Me përvojë të gjatë në interpretimin e yjeve dhe të energjive numerike, ajo na sjell një panoramë të detajuar të javës për çdo shenjë të horoskopit.
-
VIDEO
Byreçka me mish të grirë, super të shpejta dhe plot shije nga zonja Albana
Byreçka me mish të grirë
Përbërësit:
- 300 gr miell
- 150 ml ujë të vakët
- 1 lugë çaji maja të thatë aktive
- 1/2 lugë çaji sheqer
- 1 lugë gjelle vaj
Për mbushjen:
- 250 gr mish i grirë
- 1/2 qepë e vogël ose presh
- 1 karotë e vogël
- 1-2 lugë gjelle salcë soje
- 1 lugë çaji salcë pikante
- 1 lugë çaji xhenxhefil
- Kripë, piper
Përgatitja:
Përziejmë majanë, sheqerin, ujin e vakët dhe e lëmë 5-10 min. Më pas shtojmë miellin, vajin dhe formojmë një brumë të butë, të cilin e lëmë të pushojë për rreth 1 orë derisa të fryhet. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Në tigan me pak vaj kaurdisim qepën ose preshin dhe xhenxhefilin. Shtojmë mishin e grirë, e skuqim derisa të marrë ngjyrë. Hedhim salcën e sojës, salcën pikante nëse dëshirojmë dhe karotën. E lëmë të lidhen shijet për 5 minuta. Ndajmë brumin në 8 kuleçë, hapim secilin me dorë dhe vendosim nga një lugë mbushje në mes dhe më pas i mbyllim mirë. I vendosim byreçkat në tavë me letër pjekjeje dhe i lëmë 20 minuta që të bëhen të buta e të fryra. Më pas i vendosim të piqen në furrë të parangrohur.