-
VIDEO
Habisin çunat, ç'u pa nëpër hotele e..../ Ç'ndodhi me turizmin në jug?
Verës i kemi mbyllur dyert, por pyetja e madhe mbetet e hapur: si e përballuan hotelet dhe restorantet shqiptare fluksin e pushuesve? U fol shumë për çmimet e larta, por më shumë akoma për cilësinë e shërbimit dhe standardet e higjienës, veçanërisht në jug, aty ku turizmi është karta jonë e fortë. A po humbim klientë për shkak të pakujdesisë dhe mungesës së profesionalizmit? Sot kemi në studion e “Rreze Dielli” dy ekspertë të higjienës dhe shërbimit në resorte e hotele, Rigers Rusi dhe Florenc Rëmbeci, për të analizuar se ku kemi dështuar dhe çfarë duhet ndryshuar.
-
VIDEO
Trahana me vezë në furrë nga zonja Albana
Trahana me vezë në furrë
Përbërësit:
- 5 vezë
- 200 gr trahana
- 1 lugë gjelle kripë
- 1 lugë gjelle sheqer ose mjaltë
- 1 litër qumësht të vakët
- 50 ml vaj ulliri
- 2 qepë të freskëta
- 1 domate e grirë imët
- 150-200 gr djathë i bardhë
Përgatitja:
Në një enë hedhim trahananë dhe e përziejmë me qumështin e vakët. E lëmë 15 minuta që të zbutet dhe të shkrihet. Më pas shtojmë kripën, sheqerin ose mjaltin, vajin e ullirit, qepët e grira dhe domaten. Thyejmë vezët dhe i përziejmë mirë me përbërjen. Në fund shtojmë djathin e thërrmuar dhe e përziejmë lehtë. Hedhim masën në tavë të lyer me pak vaj dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.
-
VIDEO
Patëllxhanë të mbushur me perime dhe djathë, e lehtë dhe plot shije nga zonja Albana
Patëllxhanë të mbushur me perime dhe djathë
Përbërësit:
- 3 patëllxhanë
- 1 domate e madhe
- 1 spec i kuq
- 80 gr djathë i bardhë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 majë luge rigon
- Kripë, piper
- Djathë kaçkavall për sipër
- Spec djegës sipas dëshirës
- Majdanoz për servirje
Përgatitja:
Presim kapakët e patëllxhanëve, hapim brenda tyre një zgavër dhe bëjmë prerje të lehta në brendësi. Shtojmë pak kripë, vaj ulliri dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 35–40 minuta. Më pas heqim me një lugë tulin e brendshëm dhe e hedhim në një tas ku shtojmë domaten e grirë, specin e kuq, specin djegës, hudhrën e grirë, djathin e bardhë, vajin e ullirit, kripën, rigonin dhe piperin. I përziejmë mirë dhe me këtë masë mbushim patëllxhanët. Bëjmë një spërkatje mbi mbushje me djathë kaçkavall dhe e vendosim tavën në pjekje për 15–20 minuta në 200°C.
-
VIDEO
Hallvë me miell misri dhe portokall, super shije nga zonja Albana
Hallvë me miell misri dhe portokall
Përbërësit:
- 400 gr sheqer
- 1300 ml ujë
- 250 ml lëng portokalli të shtrydhur
- 500 gr miell misri i trashë
- 2 bustina vanilje
- Lëkura e një portokalli
- Kanellë pluhur
- Bajame të prera në feta
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim sheqerin, ujin dhe lëngun e portokallit. I vëmë të ziejnë. Pasi të ketë marrë valë shtojmë miellin e misrit dhe e përziejmë vazhdimisht derisa masa të trashet. E heqim nga zjarri dhe e aromatizojmë me vaniljen dhe lëkurën e portokallit. E hedhim përzierjen në një formë keku të lagur më parë me ujë. E mbulojmë me letër kuzhine dhe e lëmë të ftohet. E nxjerrim nga forma, e spërkasim me kanellë dhe e zbukurojmë me bajame të prera në feta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 4 shtator 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Rama mbledh më 11 shtator Asamblenë e PS kush rrezikon postet në parti e qeveri te ujë nuk ka por do hiqen depozitat mbi pallate e deri tek rreziku i piramidave të reja.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Shtator 2025 – Receta/ Zemra dhe Infarkti/ Matja e tensionit/ Manikyri xhel
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Krem me kos të kulluar, speca dhe arra / Pite pa vaj me fara chia / Supë me kos dhe nenexhik.
Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në mbarë botën, dhe infarkti i miokardit, apo siç njihet ndryshe 'sulmi në zemër' është një nga format më të rënda dhe më të zakonshme të këtyre sëmundjeve. Megjithatë, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për faktin se trupi shpesh jep sinjale paralajmëruese disa ditë apo edhe javë përpara se të ndodhë një infarkt. Pikërisht për këtë arsye, informimi dhe ndërgjegjësimi janë jetikë. Në këtë bisedë në studion e "Rreze Dielli" me mjeken kardiologe Dr. Anila Shahini, do të ndalemi në shenjat e hershme që mund të shfaqen deri një muaj para infarktit, rëndësinë e njohjes së tyre, dhe arsyet pse nuk duhet t'i neglizhojmë.
Tensioni i gjakut është një nga treguesit më të rëndësishëm të shëndetit kardiovaskular dhe matja e saktë e tij luan një rol kyç në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Shpesh, matja e gabuar e tensionit, qoftë për shkak të teknikës së pasaktë apo pajisjeve jo të sakta, mund të çojë në keqinterpretim të gjendjes shëndetësore dhe trajtime të panevojshme. Me mjeken Anila Shahini në studion e "Rreze Dielli" do të fokusohemi në këshillat kryesore për matjen e saktë të tensionit në kushte shtëpie, faktorët që ndikojnë në rezultatet, si dhe tregojmë se cilat aparate janë më të besueshme dhe të rekomanduara nga profesionistët e shëndetit.
Kujdesi për thonjtë është kthyer në një rutinë të zakonshme estetike për shumë gra, dhe manikyri me xhel është ndër trajtimet më të preferuara për shkak të qëndrueshmërisë dhe pamjes së rregullt që ofron. Por së fundmi, një vendim i Bashkimit Europian për të ndaluar përdorimin e substancës TPO, një përbërës i zakonshëm në produktet e manikyrit me xhel ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë e këtyre produkteve. Çfarë është substanca TPO dhe pse është e rrezikshme? A ka pasur rreziqe për përdoruesit ndër vite? Dhe çfarë duhet të dimë për të mbrojtur shëndetin tonë kur zgjedhim trajtime kozmetike të tilla? Për t'i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, bisedojmë në studion e "Rreze Dielli" me toksikologen Suela Xhufi, e cila do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë pasojat e mundshme që mund të sjellë përdorimi i manikyrit me xhel dhe si të bëjmë zgjedhje më të sigurta.
-
VIDEO
Alarmante | Ja pse BE ndalon përdorimin e manikyrit xhel / Mjekja: E vërteta pas xhelit të thonjve
Kujdesi për thonjtë është kthyer në një rutinë të zakonshme estetike për shumë gra, dhe manikyri me xhel është ndër trajtimet më të preferuara për shkak të qëndrueshmërisë dhe pamjes së rregullt që ofron. Por së fundmi, një vendim i Bashkimit Europian për të ndaluar përdorimin e substancës TPO, një përbërës i zakonshëm në produktet e manikyrit me xhel ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë e këtyre produkteve. Çfarë është substanca TPO dhe pse është e rrezikshme? A ka pasur rreziqe për përdoruesit ndër vite? Dhe çfarë duhet të dimë për të mbrojtur shëndetin tonë kur zgjedhim trajtime kozmetike të tilla? Për t'i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, bisedojmë në studion e "Rreze Dielli" me toksikologen Suela Xhufi, e cila do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë pasojat e mundshme që mund të sjellë përdorimi i manikyrit me xhel dhe si të bëjmë zgjedhje më të sigurta.
-
VIDEO
Kujdes! Tensionin po e matni GABIM, ja pozicioni i duhur dhe si të lexoni saktë matjen
Tensioni i gjakut është një nga treguesit më të rëndësishëm të shëndetit kardiovaskular dhe matja e saktë e tij luan një rol kyç në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Shpesh, matja e gabuar e tensionit, qoftë për shkak të teknikës së pasaktë apo pajisjeve jo të sakta, mund të çojë në keqinterpretim të gjendjes shëndetësore dhe trajtime të panevojshme. Me mjeken Anila Shahini në studion e "Rreze Dielli" do të fokusohemi në këshillat kryesore për matjen e saktë të tensionit në kushte shtëpie, faktorët që ndikojnë në rezultatet, si dhe tregojmë se cilat aparate janë më të besueshme dhe të rekomanduara nga profesionistët e shëndetit.
-
VIDEO
VËMENDJE! Ja 10 shenjat që jep trupi 1 muaj para infarktit / Kardiologia: Mos neglizho nëse…
Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në mbarë botën, dhe infarkti i miokardit, apo siç njihet ndryshe 'sulmi në zemër' është një nga format më të rënda dhe më të zakonshme të këtyre sëmundjeve. Megjithatë, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për faktin se trupi shpesh jep sinjale paralajmëruese disa ditë apo edhe javë përpara se të ndodhë një infarkt. Pikërisht për këtë arsye, informimi dhe ndërgjegjësimi janë jetikë. Në këtë bisedë në studion e "Rreze Dielli" me mjeken kardiologe Dr. Anila Shahini, do të ndalemi në shenjat e hershme që mund të shfaqen deri një muaj para infarktit, rëndësinë e njohjes së tyre, dhe arsyet pse nuk duhet t'i neglizhojmë.
-
VIDEO
Krem me kos të kulluar, speca dhe arra nga zonja Albana
Krem me kos të kulluar, speca dhe arra
Përbërësit:
- 500 gr kos i kulluar
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 2 thelpinj hudhër
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 50 gr arra të grira
- ½ kastravec i freskët i grirë hollë
- Pak lëng limoni për freski
- Kripë, piper i zi ose spec djegës
- Kopër ose trumzë të freskët
- Gjethe mente për servirje
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim kosin e kulluar. Vendosim kosin në napë ose sitë, shtojmë një majë kripë dhe e lëmë 24 orë që të humbasë ujin e tepërt. Presim specin e kuq dhe jeshil në kubikë të vegjël. Grijmë hollë hudhrën dhe i skuqim lehtë me vaj ulliri në temperaturë mesatare derisa të marrin aromë e të zbuten. Në një enë përziejmë kosin e kulluar me specat e skuqur dhe hudhrën. Shtojmë arrat e grira, pak kripë dhe pak vaj ulliri dhe e aromatizojmë me kopër ose trumzë. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe kastravec të grirë me pak lëng limoni dhe piper të zi.
-
VIDEO
Supë me kos dhe nenexhik nga zonja Albana, pak përbërës e shumë shije
Supë me kos
Përbërësit:
- 500 gr kos i trashë
- 2 lugë gjelle oriz
- 1 vezë
- 1 lugë gjelle miell
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji nenexhik i thatë
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere ziejmë orizin me rreth 1 litër ujë derisa të zbutet. Ndërkohë në një tas përziejmë kosin me vezën dhe miellin, derisa të bëhet masë homogjene. Marrim disa lugë nga uji i nxehtë i orizit dhe i shtojmë pak nga pak tek masa e kosit, duke e trazuar vazhdimisht që të mos pritet. Masën e kosit e shtojmë tek orizi i zier, duke e përzier ngadalë. E lemë të vlojë edhe 2-3 minuta në zjarr shumë të ulët. Në një tigan të vogël shkrijmë gjalpin me pak vaj ulliri, shtojmë nenexhikun e thatë (ose të freskët) dhe e hedhim sipër supës.
-
VIDEO
Pite pa vaj me fara chia nga zonja Albana
Pite pa vaj me fara chia
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 300 ml ujë i vakët
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji sodë buke ose pluhur pjekës
- 2–3 lugë gjelle fara chia
Përgatitja:
Përziejmë farat chia me 3 lugë gjelle ujë dhe i lëmë 10 minuta të fryhen (bëhen si xhel). Ndërkohë përziejmë miellin me kripën dhe sodën. Shtojmë ujin dhe masën me chia. E punojmë derisa të krijohet një brumë i butë, të cilin e lëmë të pushojë 10–15 minuta. Më pas ndajmë brumin në toptha të vegjël. Hollojmë petët një nga një. Nëse dëshirojmë mund t'i spërkatim sipër me pak fara chia shtesë para se t’i vendosim në tepsi. Pitet i pjekim në furrë në temperaturën 200°C për 20–25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.