• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Korrik 2025 – Receta/ Çmimet e apartamenteve/ Me artisten Nina Muho

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me kunguj dhe oriz / Gjellë me patate me mish/ Sorbeto me shalqi.

    Dikur, të kishe një apartament ishte një qëllim i arritshëm për çdo familje. Sot, është kthyer në një sfidë të madhe që zgjat për vite – madje për dekada. Në shumë qytete të Shqipërisë, veçanërisht në Tiranë, çmimet e apartamenteve janë rritur në mënyrë marramendëse. Po kush i blen? Sa prej tyre janë për banim dhe sa janë për investim? A po ndërtojmë më shumë për tregun sesa për njerëzit? Dhe mbi të gjitha: a ka më shpresë për të rinjtë që të kenë një çati mbi kokë pa rënë në kurthin e kredive afatgjata? Në këtë bisedë, flasim me eksperten e ekonomisë Blerina Gjyriqi dhe Fisnik Haçkaj, broker, për ndërtimet, për emigrantët që blejnë nga larg, për apartamentet që qëndrojnë bosh… dhe për ata që jetojnë ende me qira apo me prindërit, sepse nuk munden ndryshe.

    Sot në studion e Rreze Dielli u bashkua një zë i rrallë, i fuqishëm dhe i ndjeshëm, një artiste që di të përçojë emocione nga opera e deri te kënga qytetare shqiptare. Ajo është sopranoja e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Nina Muho. Së fundmi, Nina ka sjellë një koncert të veçantë me 16 këngë qytetare shqiptare, të interpretuara për herë të parë me kuartet si një udhëtim në kujtesën tonë kolektive, një përqafim për tingujt që jetojnë në çdo brez.

  • VIDEO

    Mashtrimet me produkte mjekësore, Brataj: Po punojmë me një draft, do ia propozojmë ministrisë! Po vijnë pacientë me pasoja të rënda për shkak se braktisin terapitë

    Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në intervistën që dha për Report TV, u ndal edhe te mashtrimet që bëhen në emër të tij. Ai tha se ka pasur raste që kanë deinformuar nëpërmjet disa intervistave të tij të mëparshme, duke i ndryshuar kontekstin me qëllim shitjen e produkteve të ndryshme për fitim.

  • VIDEO

    I nxehti, Brataj për Report TV: Rreth 17 mijë vizita nga fillimi i qershorit deri më tani, numër i shtuar edhe në qendrat verore! Dehidratimi mund të shkaktojë pasoja të rënda

    Nga fillimi i qershorit e deri më tani 17 mijë persona që kanë marrë trajtim mjekësor sa i përket gjendjeve shëndetësore të shkaktuara nga moti i nxehtë.

  • VIDEO

    5 muaj në qeli, Gjykata e Lartë në fuqi masën arrest me burg për Erion Veliajn

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin me burg.

  • VIDEO

    Kur muzika bashkon brezat, soprano Nina Muho rikthen 16 këngë qytetare shqiptare

    Sot në studion e Rreze Dielli u bashkua një zë i rrallë, i fuqishëm dhe i ndjeshëm, një artiste që di të përçojë emocione nga opera e deri te kënga qytetare shqiptare. Ajo është sopranoja e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Nina Muho. Së fundmi, Nina ka sjellë një koncert të veçantë me 16 këngë qytetare shqiptare, të interpretuara për herë të parë me kuartet si një udhëtim në kujtesën tonë kolektive, një përqafim për tingujt që jetojnë në çdo brez.

  • VIDEO

    ‘Çmenden’ çmimet e apartamenteve në Tiranë, ja sa kushtojnë sipas zonave

    Dikur, të kishe një apartament ishte një qëllim i arritshëm për çdo familje. Sot, është kthyer në një sfidë të madhe që zgjat për vite – madje për dekada. Në shumë qytete të Shqipërisë, veçanërisht në Tiranë, çmimet e apartamenteve janë rritur në mënyrë marramendëse. Po kush i blen? Sa prej tyre janë për banim dhe sa janë për investim? A po ndërtojmë më shumë për tregun sesa për njerëzit? Dhe mbi të gjitha: a ka më shpresë për të rinjtë që të kenë një çati mbi kokë pa rënë në kurthin e kredive afatgjata? Në këtë bisedë, flasim me eksperten e ekonomisë Blerina Gjyriqi dhe Fisnik Haçkaj, broker, për ndërtimet, për emigrantët që blejnë nga larg, për apartamentet që qëndrojnë bosh… dhe për ata që jetojnë ende me qira apo me prindërit, sepse nuk munden ndryshe.

  • VIDEO

    Lirohet me kusht Salianji, avokati Braho: Më në fund një element minimal drejtësie, ishte dënim politik

    Avokati Ledio Braho ka folur shkurtimisht në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës së Fierit për të liruar me kusht të Ervin Salianjit.

    Avokati i ish-deputetit deklaroi se më në fund pati një element drejtësie për Salianjin, duke shtuar se dënimi i tij ishte politik. Sipas procedurave, ai tha se lirohet brenda ditës.

    “Më në në fund pati një element minimal drejtësie për te. I gjithë procesi sipas mendimit tim është krejtësisht i padrejtë, ishte dënim politik por sot arritëm të shkurtonim më pak se dy muaj e gjysmë nga dënimi i mbetur. Procedurat janë që duhet të lirohet brenda ditës së sotme. Salianji sqaroi se beteja e tij ka qenë për interesin publik. “, u shpreh Braho.

  • VIDEO

    Dosja Babale/ 9 muaj në burg për kallëzim të rremë, Ervin Salianji fiton lirinë me kusht në gjykatën e Fierit

    Tre muaj para përfundimit të dënimit me 1 vit burg për kallëzim të rremë për ‘dosjen Babale’, Ervin Salianji është liruar nga qelia.

    • VIDEO

      Tavë me kunguj dhe oriz nga zonja Albana

      Tavë me kunguj dhe oriz

      Përbërësit:

      • 1 qepë e thatë
      • 3-4 bishta qepësh të njoma
      • 2 tufë kopër
      • 1 tufë majdanoz
      • 1 e 1½ fç oriz
      • 1 fç ujë
      • 2 fç qumësht
      • 2-3 vezë
      • 2 lgj gjalpë
      • 2 lgj vaj ulliri
      • Kripë, piper, arrë moskat
      • Djathë kaçkavall të grirë

      Përgatitja:

      Fillimisht kaurdisim me pak vaj ulliri dhe gjalpë qepën e thatë për 2-3 minuta. Më pas shtojmë dhe bishtat e qepëve të njoma, kungujt të prerë në feta dhe vazhdojmë kaurdisjen. Gjatë kaurdisjes shtojmë kripë, piper, erëzat dhe orizin e zier më parë. Të gjithë gatimin e vendosim në një tavë. Rrahim vezët së bashku me qumështin e ngrohtë, një gotë ujë, kripë, piper, arrë moskat dhe e shtojmë në tavë. Në fund e spërkasim me djathë kaçkavall dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta.

    • VIDEO

      Gjellë me mish dhe patate nga zonja Albana

      Gjellë me mish dhe patate

      Përbërësit:

      • 500 gr patate
      • 500 gr qepujka
      • 500 gr mish
      • 3 thelpinj hudhër
      • 2 domate
      • 4 lgj vaj ulliri
      • 1 tufë koper
      • Pak miell
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Fillimisht presim mishin në feta të holla, e marinojmë me kripë, piper të zi dhe piper të kuq, e kalojmë në miell dhe e skuqim në një tigan me vaj ulliri. Ndërkohë vendosim në furrë patatet spërkatur me pak vaj ulliri. Largojmë mishin nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepujkat, më pas shtojmë mishin, hudhrat e shtypura dhe domatet e grira në rende. Vijojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë patatet e pjekura dhe ujë të ngrohtë në masë të produkteve. E lëmë gjellën të ziejë. Marrim disa patate me lëng, i kalojmë në frulator dhe i bashkojmë në tenxhere. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe kopër.

    • VIDEO

      Sorbeto me shalqi, receta më e mirë verore nga zonja Albana

      Sorbeto me shalqi

      Përbërësit:

      • 4 gota shalqi pa fara prerë në copa
      • 1/2 gotë sheqer
      • 1/2 gotë ujë
      • 1 lugë gjelle lëng limoni
      • 1 lugë çaji lëkurë limoni të grirë

      Përgatitja:

      Në një tenxhere të vogël, vendosim sheqerin dhe ujin. Ngrohim përzierjen mbi zjarr të ulët derisa sheqeri të tretet plotësisht. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Shalqirin pasi e kemi prerë në copa dhe e kemi pastruar nga farat e vendosim në blender dhe e përpunojmë derisa të krijohet një masë homogjene. Shtojmë lëngun dhe lëkurën e limonit te masa e shalqinit dhe e përziejmë mirë. Më pas shtojmë shurupin e ftohur. E vendosim përzierjen në një enë të cekët (të mbuluar) në ngrirje në frigorifer për rreth 3-4 orë, duke e përzier çdo 30-40 minuta për të parandaluar krijimin e kristaleve të mëdha të akullit. Para se t'a shërbejmë e lëmë sorbeton të zbutet për disa minuta në temperaturë dhome.

    • VIDEO

      Ervin Salianji kërkon lirimin me kusht, mbahet seanca në Gjykatën e Fierit! Mbërrin edhe ish-deputeti demokrat

      Gjykata e Fierit po shqyrton kërkesën e Salianjit për lirim me kusht. Vendimi për pranimin ose jo të kërkesës pritet të merret në bazë të raportit që do të paraqesë shërbimi i provës.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv