-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Korrik 2025 – Receta/ Hidratimi në verë, çajra natyrale/ Pensionet Shqipëri-Itali
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me patëllxhanë / Fërgesë me djathë dhe miell misri / Revani me kos dhe mastikë.
Ekspertja e kulinarisë Dhurata Thanasi, themeluese e "Luga e Argjendtë" përgatiti sot në "Rreze Dielli" disa çajra të ftohtë me fruta e bimë aromatike, ideale për t’u hidratuar gjatë verës. Çajrat e sugjeruar prej saj ishin kombinime me bimë aromatike shqiptare, me fruta të sezonit, por dhe me lëkura agrumesh. Gjithashtu treguam se këto çajra mund të përgatiten si të ngrohtë ashtu dhe të ftohtë dhe një pjesë e mirë e tyre janë detoksifikuese, pastruese për organizmin dhe japin mjaft vlera duke filluar nga antioksidantët tek mineralet e vitaminat.
Nga data 1 korrik, ka hyrë në fuqi një marrëveshje historike mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës. Kjo nismë pritet të lehtësojë jetën e mbi 500 mijë shqiptarëve që kanë punuar apo po punojnë në Itali. Çfarë do të thotë kjo marrëveshje në praktikë? Si bashkohen vitet e punës dhe cilat janë hapat që duhet të ndjekin qytetarët për të përfituar pensionin e merituar? Këtë do ta sqarojmë sot në “Rreze Dielli” me eksperten e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi, për të kuptuar më mirë këtë zhvillim të rëndësishëm.
-
VIDEO
Maliqi për Report Tv: Duhen dorëheqje në PD! Nëse s’bëjmë analizë, Rama do na turpërojë përsëri! Gati të kandidoj për Bashkinë e Beratit, po e humba...
I ftuar në ‘Sot, Live në Shqipëri’, ish-deputeti Lefter Maliqi, kandidat i 11 majit për PD-ADSHM, shprehet se pa analizë të thellë brenda opozitës nga Meta dhe Berisha, do humbasin sërish. Ish-deputeti: Mandati i tretë në Berat u humb për shkak të Bozdos! Ose kandidat i fortë, ose të mos futemi fare për Bashkinë! Nëse e humb me më shumë se 2 mijë vota Beratin, largohem, nga politika! Berisha s’duhet të ikë tani, të tjerët dështuan
-
VIDEO
Pensionet Shqipëri-Itali, gjithçka që duhet të dini / Si do aplikohet, ja dokumentat që duhen
Nga data 1 korrik, ka hyrë në fuqi një marrëveshje historike mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës. Kjo nismë pritet të lehtësojë jetën e mbi 500 mijë shqiptarëve që kanë punuar apo po punojnë në Itali. Çfarë do të thotë kjo marrëveshje në praktikë? Si bashkohen vitet e punës dhe cilat janë hapat që duhet të ndjekin qytetarët për të përfituar pensionin e merituar? Këtë do ta sqarojmë sot në “Rreze Dielli” me eksperten e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi, për të kuptuar më mirë këtë zhvillim të rëndësishëm.
-
VIDEO
Receta pa kosto | Si të hidratohemi në verë, ja 3 detokset më të mira për organizmin
Ekspertja e kulinarisë Dhurata Thanasi, themeluese e "Luga e Argjendtë" përgatiti sot në "Rreze Dielli" disa çajra të ftohtë me fruta e bimë aromatike, ideale për t’u hidratuar gjatë verës. Çajrat e sugjeruar prej saj ishin kombinime me bimë aromatike shqiptare, me fruta të sezonit, por dhe me lëkura agrumesh. Gjithashtu treguam se këto çajra mund të përgatiten si të ngrohtë ashtu dhe të ftohtë dhe një pjesë e mirë e tyre janë detoksifikuese, pastruese për organizmin dhe japin mjaft vlera duke filluar nga antioksidantët tek mineralet e vitaminat.
-
VIDEO
Fërgesë me djathë dhe miell misri nga zonja Albana
Fërgesë me djathë dhe miell misri
Përbërësit:
- 4 lgj miell gruri
- 1 fetë djathë për person
- 2 lgj miell misri
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- 1 thelpi hudhër
- 1 Iç piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tigan më yndyrë skuqim djathin të lyer me miell nga të dy anët. Në po atë yndyrë kaurdisim miellin e misrit dhe të grurit. Pasi mielli ka ndryshuar pak ngjyrë shtojmë thelpinjtë e hudhrës dhe ujin. E lemë të vlojë dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. E servirim duke vendosur në qendër djathin e skuqur.
-
VIDEO
Byrek me patëllxhanë dhe djathë, një mrekulli për shijen nga zonja Albana
Byrek me patëllxhanë dhe djathë
Përbërësit:
- 1 pako petë të gatshme
- 2-3 patëllxhanë mesatarë
- 200-250 gr djathë i bardhë
- 1 qepë e madhe
- 2-3 vezë
- 2-3 lugë vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Majdanoz sipas dëshirës
Përgatitja:
Qërojmë patëllxhanët dhe i presim në kubikë ose feta të holla. I spërkatim me kripë dhe i lëmë të nxjerrin ujin e hidhur për 20-30 minuta. Më pas i shpëlajmë dhe i skuqim lehtë në vaj ulliri ose i pjekim në furrë derisa të zbuten. Në një tigan me pak vaj, kaurdisim qepën derisa të bëhet transparente. Shtojmë patëllxhanët e zbutur dhe i lëmë të marrin pak shije bashkë. Në një enë tjetër, rrahim vezët, shtojmë djathin e thërrmuar, majdanozin dhe piperin. E shtojmë tek patëllxhanët duke e trazuar mirë. Lyejmë tavën me vaj dhe shtrijmë 2-3 petë duke i lyer mes tyre me vaj. Shtojmë gjysmën e mbushjes, vendosim 2 petë të tjera sipër, sërish me vaj mes tyre. Shtojmë pjesën tjetër të mbushjes dhe mbyllim byrekun me petët e fundit. Lyejmë sipërfaqen me pak vaj ose një vezë të rrahur për një ngjyrë të bukur. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180-200°C për 40-50 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.
Këshilla nga Albana: Mund t’i shtosh dhe pak domate të prera në copa të vogla në mbushje për më shumë lëng dhe shije. Në vend të djathit të bardhë mund të përdorësh edhe gjizë ose djathë kaçkavall të grirë.
-
VIDEO
Revani me kos me miell misri e sherbetosur nga zonja Albana
Revani me mastikë dhe kos
Përbërësit:
- 2 gota miell misri
- 1 gotë kos
- 1/2 gotë vaj luledielli
- 3/4 gotë sheqer
- 1 lugë çaji sodë buke
- 1/2 lugë çaji pluhur mastike
- 1/2 lugë çaji pluhur vanilje
- Lëkura e grirë e një limoni (opsionale)
- Bajame të plota ose në feta
Për shurupin:
- 2 gota sheqer
- 1 e ½ gota ujë
- 1 fetë limoni
- Disa pika ujë trëndafili ose mastikë e tretur
Përgatitja:
Në një tas përziejmë miellin, sodën e bukës, vaniljen dhe mastikën e shtypur. Shtojmë kosin, vajin dhe sheqerin. I përziejmë derisa të bëhet një masë homogjene. E lëmë masën të pushojë 20–30 minuta që brumi të zbutet dhe të fryhet pak. Lyejmë një tavë katrore ose drejtkëndëshe me vaj. Hedhim masën në tavë dhe e rrafshojmë me lugë të lagur. Përcaktojmë me thikë vijat ku do të presim copat (pa i prerë thellë) dhe vendosim një bajame në qendër të secilës. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 35–40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Ndërkohë përgatisim sherbetin, vlojmë sheqerin, ujin bashkë me një fetë limoni për 8–10 minuta. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet, më pas sherbetosim revaninë e nxehtë. E lëmë të sherbetoset mirë për të paktën 2–3 orë ose gjatë natës, që të thithë të gjithë shurupin.
Këshilla nga Albana: Mastika blihet në farmaci apo dyqane erëzash dhe shtypet mirë me pak sheqer që të mos ngjitet. Mund të përdorësh dhe pak kokos të grirë në masë për shije tropikale. Për version pa kos, mund ta zëvendësosh me kos vegjetal ose jogurt soje.
-
VIDEO
Pompa, vrap dhe test Poligrafi, kush do kalojë testin per kreun e BKH-së? Frontline
-
VIDEO
Shifra e frikshme/ Si MAFIA shqiptare po ‘djeg’ Europën? Gara me mafien ruse dhe kineze…
Juristi Romeo Kara, tha se duhet që në Shqipëri të kemi ligj si antimafia italiane për pasurinë, teksa komentoi goditjen e organizatës së Suel Çelës, të cilës i janë sekuestruar 4 mln € pasuri në Itali. Avokati Indrit Sefa tha se SPAK po bashkëpunon në kohë reale me agjencitë partnere, gjë e cila ka mundësuar realizimin e disa operacioneve.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 4 korrik 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Edi Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Vlorë te turpi Bankers e deri tek pse po hesht Monika Kryemadhi?
-
VIDEO
Spahiu: Dikur njoha një ministër që nuk përdorte kompjuterin, internetin dhe s‘kishte e-mail
Juristi Kreshnik Spahiu, foli për zgjedhjen e kreut të Byrosë Kombëtare Hetimore. Ai tha se aplikanti përveç kontrollit fizik duhet që të bëjë edhe atë psiqik.
‘Unë dikur njoha një ministër që nuk as përdorte kompjuterin, as internetin dhe s‘kishte as email. Pra janë disa element të rëndësishëm që edhe pse personi ka master dhe eksperience punë mund të jetë i sëmurë psiqik. Unë kam pasur eksperiencë që ka pasur gjyqtarë që kanë qenë nga ana studimore më të përgatitur, por kanë shfaqur probleme psiqike. Ashtu si kontrolli fizik duhet edhe ai psiqik. Janë pozicione delikate këto sepse profili i BKH do përballet me presione të mëdha dhe mund të jenë deri në kanosje me jetë dhe është punë me stres që shpesh herë nuk mund të përballohet nga shëndeti mendor. Ata thonë kontroll shëndetësor pse nuk fusin edhe analizën e drogës sepse është përhapur shumë, dhe mendoj se janë disa profesione që duhet të bëjnë testin e drogës’, tha ai.
-
VIDEO
Goditja e bandës së Suel Çelës, Romeo Kara: Ligj si antimafia italiane për pasurinë!