• VIDEO

    Fërgesë me kërpudha

    Pastrojmë kërpudhat dhe i presim në feta të holla. Grijmë imët qepën, ndërsa hudhrën e shtypim. Në një tigan të thellë skuqim qepën me vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet e të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë hudhrën dhe më pas kërpudhat. I lëmë të gayuhen derisa të avullojnë ujin dhe të fillojnë të skuqen. Më pas shtojmë specin dhe panën, rregullojmë shijen me kripë e piper. E lëmë fërgesën të lidhet për 5 minuta dhe në fund shtojmë djathin e thërrmuar duke e përzier derisa të shkrijë plotësisht. E lëmë 2 minuta të tjera në zjarr të ulët dhe e servirim të ngrohtë.

  • VIDEO

    Byrek i hapur me perime dhe djathë

    Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Albana. Këto receta Zonja Albana i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 09:00 – 10:00.

  • VIDEO

    Reçel me lëkurë shalqiri me gëlqere

    Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Albana. Këto receta Zonja Albana i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 09:00 – 10:00.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 7 korrik 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga Tritan Shehu thotë se Berisha e mban PD-në e bashkuar e nuk duhet të ikë te takim në zyrë me Edi Ramën e deri tek nxehtësia ekstreme në Tiranë do zgjasë 5 muaj.

  • VIDEO

    As Enver Hoxha nuk e prishi dot mozaikun e fshehtë në qendër të Tiranës! Amarcrod Report Tv

    Udhëtim magjepsës nëpër kujtesën historike, kulturore dhe ekonomike të Shqipërisë, copëza të rralla nga e kaluara jonë mbi guret e nje mozaiku thuajse të harruar ose të lënë pak si jashtë vëmendjes! Cili është një ndër mozaikët më të mëdhenj të Historisë së Shqipërisë? Përse dihet shumë pak për të dhë ku fshihet? Çfarë thonë ekspertët dhe si u krijua? MOZAIKU I FSHEHUR I QENDRËS SË TIRANËS, kush e krijoi dhe çfarë na mëson? Amarcord, sonte, ora 21:00 me Eljan Taninin në Report Tv

  • VIDEO

    Veri- Jug/ Agroturizmi në Shëngjergj, fshati turistik në zemër të Malësisë së Tiranës

    Ju surprizojmë me Shëngjergjin miq, një prej fshatrave turistikë në zemër të Malsisë së Tiranës. Bujtina Disha dhe baxhio artizanale Hala, dy objektet që sjellin jetën në fshatin Shëngjergj

  • VIDEO

    Pse vendosa të bëhem infermier! historia që e çoi Fabion Aliajn drejt një rruge ndryshe | Klinika 24

    Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.

  • VIDEO

    Ç'duhet të dini për Apnenë e gjumit? Këshillat nga pneumologia Klodeta Grosha, Spitali Amerikan 3

    Pas një gërhitje që duket se shqetëson vetëm partnerin, mund të fshihen probleme shëndetësore që rrezikojnë jetën. Por çfarë është apnea e gjumit, si diagnostikohet dhe a mund të parandalohet ajo? Ndiqni këshillat e mjekes pneumologe Klodeta Grosha nga Spitali Amerikan nr. 3

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 5 korrik 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga furtuna e Ramës në Vlorë dhe paralajmërimi për të tjerët te drejtësia e re "ngrohet" në zjarret e landfillit e deri tek pushimet e Klaudia Pepës dhe Ronela Hajatit me partnerët e rinj.

  • VIDEO

    Dëshmitë e Erion Alibejt në GJKKO, Keti Banushi: Po zbërthen ngjarje kriminale! Suel Çela agjenci me 30 prona!

    Gazetarja Keti Banushi tha se dëshmitë e Erion Alibejt janë duke zbërthyer shumë ngjarje kriminale. Teksa u ndal tek sekuestrimi i 4 mln euro pasuri në Itali të Suel Çelës, ajo tha se është rezultat i një hetimi të përbashkët mes SPAK dhe prokurorisë italiane të Veronës.

  • VIDEO

    Zhdukja e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut nga Koçi Xoxe, çfarë nuk dimë! Esence Report Tv

    Hotel Dajti në vitin 1944, çlirimi i Tiranës, parada e 29 Nëntorit, largimi i gjermanëve dhe shkaqet për eleminimin fizik të Enver Hoxhës apo Mehmet Shehut prej Koçi Xoxes. Si i njohu babai im udhëheqësit e kohës dhe cilat ishin parimet e shtetit shqiptar të atyre viteve?! Flet për herë të parë, gazetari dhe reporteri Budjon Xhelo.

  • VIDEO

    ‘Janë hajdutë, i largoni nga studio’/ Përplasja mes fqinjëve, 67-vjeçarja: Më rrahu dhe….

    Ditën e sotme, në studion e emisionit investigativ “Pa Gjurmë”, ndodhen Abaz dhe Afërdita Ashanaj, bashkëshortë nga fshati Suk i Përmetit. Ata kanë trokitur në dyert e redaksisë për të kërkuar ndihmë, pasi prej më shumë se dy dekadash përballen me një konflikt të vazhdueshëm me fqinjin e tyre, Fejzi Mamullari, i cili u ka zaptuar pronën. Madje, situata ka agravuar deri në dhunë fizike ndaj 68-vjeçares Afërdita Ashanaj, e cila është dhunuar nga fqinji pasi ka shkuar në pronën e vet. Historia e tyre nis në vitin 2002, kur daja i Abazit, Ahmet Bilo, për shkak të problemeve shëndetësore, ia kaloi nipit të drejtën për të ndjekur çështjet gjyqësore të tokës. Pikërisht në këtë kohë lindi edhe përplasja me Fejzi Mamullarin, i cili pretendonte se parcela i përkiste atij.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv