• VIDEO

    Largimi i Duleviç, Lapaj: Nuk mbajmë njeri me forcë, votat i mori partia! S’ka bashkëpunim me PD, nuk më blejnë dot! Unë bukë me kos ha!

    Adriatik Lapaj u shpreh sot për ‘Studio Live’ se do vijojë misionin politik të nisur me Shqipëria Bëhet dhe se një ditë ata do e drejtojnë Shqipërinë.

  • VIDEO

    Punëtori i ndërtimit i rrezikon mandatin/ Lapaj për Report Tv: Do e takoj ‘sy më sy’! Kordhoni pjesë e ‘Thurjes’ së Shabanit, s’kemi konflikte

    Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, drejtues i “Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit, shprehet për 'Studio Live' se mandati i tij nuk rrezikohet dhe është në mirëbesim të marëveshjes që kanë bërë në koalicion, ku kandidat i Nismës Thurrje të Endri Shabanit është edhe ankuesi Kordhoni

    • VIDEO

      Pa Gjurme-Gjenden 2 të humbur,njëri i vdekur tjetri i plagosur/Familja:Trupi u gjet në lum,i gjalli…

       

      Jashar Spaho 70-vjeçari i cili rezultonte i zhdukur që prej 28 qershorit u gjet I pajete mengjesin e 9 qershorit në lumin Devoll, midis fshatit Tren dhe Bitinckë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, por policia po heton dy pista ku njëra është ajo e rënies aksidentalisht në lumë dhe tjetra ajo e vet**asjes. Trupi do të dërgohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore. Kujtojmë se familjarët në lidhje me zhdukjen e tij deklaruan para policisë se 70-vjeçari nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kohët e fundit kishte qenë shumë i shqetësuar për vëllanë e tij të sëmurë.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Korrik 2025– Receta/ Shtëpitë e plazhit/ Mesazh frymëzues/ Bëje vetë

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë dheu me mëlçi / Qofte patatesh të mbushura me djathë / Kulaç me sodë.

      Stina e verës është periudha më e dashur për t’u rilidhur me natyrën, detin dhe pushimin, e shtëpitë e plazhit luajnë një rol kyç në këtë përvojë. Por, një shtëpi buzë detit nuk është vetëm një vend për të kaluar fundjavat apo pushimet; ajo mund të shndërrohet në një parajsë verore ku funksionaliteti dhe estetika bashkohen në mënyrë perfekte. E ftuar në studio arkitektja e brendshme Anila Hetoja, ndan pesë sekrete kryesore që ndihmojnë në transformimin e një shtëpie plazhi në një hapësirë ëndrrash, plot dritë, freski dhe harmoni me ambientin natyror.

      Wilson Smith III, dizajneri i famshëm i Nike, dhe Wendy Palau, një zë global për fuqizimin e gruas, sjellin nëpërmjet kameras së “Rreze Dielli”, një mesazh frymëzues për krijimtarinë dhe guximin për të nisur nga e para. Ata flasin për rëndësinë e vlerave familjare, pranimit dhe jetës me një qëllim të qartë, si për profesionistët ashtu edhe për gratë në shtëpi. Të dy theksojnë se çdo grua mund të rilindë, pavarësisht moshës apo historisë personale. Mesazhi i tyre është një ftesë për të jetuar me besim tek vetja dhe për të mos hequr dorë nga ëndrrat.

      Në një kohë kur gjithnjë e më shumë kërkojmë produkte të sigurta dhe pa kimikate, pse të mos kujdesemi për bukurinë tonë në mënyrë natyrale? Rimeli është një nga produktet më të përdorura në përditshmëri, por shumë nga ato që gjenden në treg përmbajnë përbërës që mund të dëmtojnë qerpikët me kalimin e kohës. Në “Bëje vetë” Niki dhe Stela tregojnë si të përgatisim një rimel natyral në shtëpi, i pasur me përbërës ushqyes, që jo vetëm jep volum dhe gjatësi, por edhe ndihmon në forcimin dhe rritjen e qerpikëve në mënyrë të shëndetshme.

      Njollat nga salca, vaji, vera apo kafja janë ndër më kokëfortat dhe më të zakonshmet që mund të ndotin rrobat tona të preferuara, shpesh pikërisht në momentin më të papërshtatshëm. Pavarësisht kujdesit, një pikë e vogël mund të lërë gjurmë të dukshme dhe të vështira për t’u hequr, sidomos në materiale të ndjeshme. Por mos u shqetësoni! Niki dhe Stela tregojnë disa mënyra të thjeshta dhe efikase për të trajtuar çdo lloj njolle, duke përdorur produkte që shumicën i kemi në shtëpi.

    • VIDEO

      Njollë salce? Vaji? Kafe? Ja zgjidhja magjike që funksionon në çast

      Njollat nga salca, vaji, vera apo kafja janë ndër më kokëfortat dhe më të zakonshmet që mund të ndotin rrobat tona të preferuara, shpesh pikërisht në momentin më të papërshtatshëm. Pavarësisht kujdesit, një pikë e vogël mund të lërë gjurmë të dukshme dhe të vështira për t’u hequr, sidomos në materiale të ndjeshme. Por mos u shqetësoni! Në “Bëje vetë” në Rreze Dielli, Niki dhe Stela tregojnë disa mënyra të thjeshta dhe efikase për të trajtuar çdo lloj njolle, duke përdorur produkte që shumicën i kemi në shtëpi. Mësoni si ta shpëtoni bluzën e bardhë nga salca, pantallonat nga njolla e vajit apo fustanin nga një pikë vere…pa panik dhe pa dëm!

    • VIDEO

      S’do blesh më kurrë RIMEL! Ja receta natyrale për qerpikë WOW të gjatë dhe të dendur

      Në një kohë kur gjithnjë e më shumë kërkojmë produkte të sigurta dhe pa kimikate, pse të mos kujdesemi për bukurinë tonë në mënyrë natyrale? Rimeli është një nga produktet më të përdorura në përditshmëri, por shumë nga ato që gjenden në treg përmbajnë përbërës që mund të dëmtojnë qerpikët me kalimin e kohës. Në “Bëje vetë” në Rreze Dielli, Niki dhe Stela tregojnë si të përgatisim një rimel natyral në shtëpi, i pasur me përbërës ushqyes, që jo vetëm jep volum dhe gjatësi, por edhe ndihmon në forcimin dhe rritjen e qerpikëve në mënyrë të shëndetshme.

    • VIDEO

      'Dy frymëzuesit amerikanë', mesazh për guxim, krijimtari dhe fillime të reja

      Wilson Smith III, dizajneri i famshëm i Nike, dhe Wendy Palau, një zë global për fuqizimin e gruas, sjellin nëpërmjet kameras së “Rreze Dielli”, një mesazh frymëzues për krijimtarinë dhe guximin për të nisur nga e para. Ata flasin për rëndësinë e vlerave familjare, pranimit dhe jetës me një qëllim të qartë, si për profesionistët ashtu edhe për gratë në shtëpi. Të dy theksojnë se çdo grua mund të rilindë, pavarësisht moshës apo historisë personale. Mesazhi i tyre është një ftesë për të jetuar me besim tek vetja dhe për të mos hequr dorë nga ëndrrat.

    • VIDEO

      Shtëpia e ëndrrave? Ja 5 TRUKE që ndryshojnë gjithçka /Transformo shtëpinë e plazhit në parajsë

      Stina e verës është periudha më e dashur për t’u rilidhur me natyrën, detin dhe pushimin, e shtëpitë e plazhit luajnë një rol kyç në këtë përvojë. Por, një shtëpi buzë detit nuk është vetëm një vend për të kaluar fundjavat apo pushimet; ajo mund të shndërrohet në një parajsë verore ku funksionaliteti dhe estetika bashkohen në mënyrë perfekte. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” arkitektja e brendshme Anila Hetoja ndan pesë sekrete kryesore që ndihmojnë në transformimin e një shtëpie plazhi në një hapësirë ëndrrash, plot dritë, freski dhe harmoni me ambientin natyror.

    • VIDEO

      Tavë dheu me mëlçi nga zonja Albana/ Sekretet e fërgesës tradicionale të tavës dheut

      Tavë dheu me mëlçi

      Përbërësit:

      • 3 lgj gjizë
      • 2-3 lgj vaj ulliri
      • 300 gr mëlçi
      • 300 ml ujë
      • 1 lgj piper i kuq, piper djegës, piper i zi
      • 1 lgj miell misri
      • 1 kokërr qepë
      • 6 thelpinj hudhër
      • 1 lgj salcë domate
      • 1 lgj gjalpë
      • 1 tufë majdanoz
      • Kripë

      Përgatitja:

      Mëlçitë pasi i kemi larënmirë i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere vendosim pak mish viçi të ziejë për të përftuar buljonin. Në një tigan kaurdisim mëlçitë për pak minuta, më pas i largojmë mëlçitë dhe në po atë yndyrë kaurdisim një qepë të grirë imët. E ndihmojmë zbutjen e qepës me pak kripë dhe piper. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë lëngun e mishit dhe salcën e domates dhe e lemë në temperaturë të ulët për rreth 20 minuta. Në një enë tjetër tresim gjalpin dhe kaurdisim miellin e misrit derisa të marrë ngjyrë. Më pas shtojmë gjizën, piperin e kuq, piperin djegës dhe thelpinjtë e hudhrës. Vazhdojmë kaurdisjen duke e trazuar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Gjizën e kaurdisur me miellin e shtojmë tek qepa së bashku me mëlçitë. E spërkasim gatimin me majdanoz të grirë dhe e lemë të marrë valë. Në momentin që yndyra do të dalë lartë do të thotë që është gati për t’a vendosur në furrë. Në furrën e nxehur kemi vendosur tavën e baltës. Hedhim tek tava e dheut fërgesën me mëlçi dhe e vendosim në furrë për rreth 20 minuta.

    • VIDEO

      Qofte patatesh të mbushura me djathë nga zonja Albana

      Qofte patatesh të mbushura me djathë

      Përbërësit:

      • 5-6 patate mesatare
      • 2 lgj gjalpë
      • 2 kokrra vezë
      • 3 fk miell
      • 1 fç galetë
      • Kripë, majdanoz

      Për mbushje:

      • 3 vezë të ziera
      • 3-4 lgj djathë i thërrmuar
      • 1 lgj gjalpë
      • Kripë, piper
      • Majdanoz

      Përgatitja:

      Pasi i kemi zier patatet i bëjmë pure duke i shtuar kripë, piper, gjalpë dhe vezë. Për mbushjen ziejmë vezët fort, i qërojmë, i presim në forma kubike, i përziejmë me djathë të thërrmuar, kripë, piper, majdanoz të grirë hollë e gjalpë. Nga pureja e përgatitur merret masa për një racion, aq sa nxë dora, e hapim në tavolinë të pudrosur me miell në formë disku, vendosim mbushjen në mes, e mbështjellim duke e mbuluar mbushjen, i japim formë të rrumbullakët, e shtypim pak, e lyejmë me miell dhe me galetë. Kështu veprojmë me të gjitha qoftet dhe i skuqim në vaj të nxehtë ose i vendosim në furrë.

    • VIDEO

      Kulaç i shkrifët me sodë nga zonja Albana që përgatitet në çast

      Kulaç me sodë

      Përbërësit:

      • 500 gr miell
      • 300 ml kos
      • 1 vezë
      • 1 lk sodë buke
      • 1 lugë kafeje sheqer
      • 1 lugë kafeje kripë
      • Pak maja buke
      • Pak vaj

      Përgatitja:

      Në një tavë hedhim miellin. Hapim në mes një hapësirë dhe hedhim kripën, sheqerin, vezën, pak vaj, kosin, sodën, majanë dhe i përziejmë. Nga anët afrojmë dhe punojmë miellin derisa të bëhet një brumë uniformë e i butë. E punojmë pak mbi banak dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë e të spërkatur me pak miell. E sheshojmë dhe me një thikë e presim në katrorë. E vendosim për ta pjekur në furrë paraprakisht të ngrohur, në temperature 180 gradë për 35-40 minuta. E heqim nga furra dhe e mbulojmë me një pecetë për 5 minuta. Më pas e largojmë nga tava mbështjellë me pecetë dhe e lëmë për t'u ftohur mbi një kashtore që të mos qullet.

       

    • VIDEO

      Emisioni i plotë- 'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 10 korrik 2025

       

      Titujt e gazetave për sot, nga dhëndri "shet" Berishën te Rama bën gati reformat për ujin, naftën e barnat e deri tek Veliaj, Gjykata e Lartë dhe të tjerët.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv