• VIDEO

    Nga uji, mbetjet, nafta e barnat, Rama njofton 6 reforma të reja ligjore: S’ka më tokë të xanum, ligj i ri për kontrollin dhe zhvillimin e territorit

    Kryeministri Edi Rama paralajmëron 6 reforma të reja ligjore. Një prej tyre do të jetë edhe një reformë për kontrollin dhe zhvillimin e territorit, nisur nga aksioni i paralajmëruar për zaptimin e hapësirave publike.

    • VIDEO

      Makarona me mish të grirë dhe salcë të kuqe nga zonja Albana

      Makarona me mish të grirë dhe salcë të kuqe

      Përbërësit:

      • 200 gr makarona
      • 300 gr mish i grirë viçi
      • 1 qepë
      • 2 speca të kuq
      • 150 ml ujë i makaronave
      • 1 lugë gjelle salcë domate (koncentrat)
      • Kripë, piper, erëza sipas dëshirës

      Përgatitja:

      Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim (ruajmë 150 ml nga uji i zierjes). Në një tigan të madh skuqim qepën e grirë imët derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe vijojmë me kaurdisjen derisa të marrë ngjyrë kafe. Shtojmë më pas specat e grira në kubikë dhe i gatuajmë për disa minuta. Në fund shtojmë koncentratin e domates, e përziejmë mirë duke shtuar rreth 150 ml ujë nga makaronat për të krijuar një salcë të trashë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Hedhim makaronat në salcën me ragu, i trazojmë për 1 minutë në zjarr që shijet të lidhen dhe i servirim menjëherë të ngrohta.

      Këshilla nga Albana: Mund ta shërbesh me djathë të grirë sipër (si parmixhano) ose pak kos për freski.

    • VIDEO

      Patëllxhanë me vezë dhe djathë në furrë nga zonja Albana

      Patëllxhanë me vezë dhe djathë në furrë

      Përbërësit:

      • 2 patëllxhanë mesatarë
      • 3 vezë
      • 200 gr djathë i bardhë i thërrmuar
      • 2 lugë gjelle vaj ulliri
      • 2-3 lgj qumësht ose kos
      • 1 dorë majdanoz i freskët
      • 1 thelpi hudhër (opsionale për aromë)
      • Kripë, piper sipas dëshirës

      Përgatitja:

      Pastrojmë patëllxhanët, i presim në feta ose në kubikë mesatarë dhe i skuqim lehtë në tigan me pak vaj ose i pjekim në furrë për 15 minuta në 200°C me kripë dhe pak vaj ulliri. Rrahim vezët me pak kripë, piper dhe nëse dëshirojmë, pak qumësht apo kos. Shtojmë djathin e thërrmuar dhe i përziejmë mirë. Në një tavë të lyer me pak vaj, shtrojmë patëllxhanët. Hedhim sipër masën me vezë dhe djathë, e spërkatim me majdanoz të grirë dhe hudhër nëse dëshirojmë më shumë shije. E vendosim tavën në pjekje në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 25-30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër dhe masa të mpikset.

      Këshilla nga Albana: Mund t’i shtosh edhe domate të grira apo pak qepë të skuqur për shije më të pasur. Shkon shumë mirë me bukë misri ose një sallatë të freskët.

    • VIDEO

      Supë me bizele nga zonja Albana

      Supë me bizele

      Përbërësit:

      • 1 qepë mesatare
      • 1 karotë
      • 2 patate mesatare
      • 300 gr bizele
      • 2 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë
      • 1 thelpi hudhër (opsionale)
      • 1.2 litra ujë ose lëng perimesh
      • Kripë, piper i zi
      • Pak majdanoz ose kopër
      • Pak kos ose pana për servirje

      Përgatitja:

      Qërojmë dhe grijmë imët qepën dhe karotën, ndërsa patatet i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere, ngrohim vajin ose gjalpin dhe kaurdisim qepën me karotën derisa të zbuten. Shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për disa sekonda. Shtojmë patatet dhe bizelet, i trazojmë për 2-3 minuta duke shtuar më pas ujin ose lëngun e perimeve. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lëmë supën të ziejë për rreth 20-25 minuta në zjarr mesatar, derisa perimet të zbuten plotësisht. Mund ta kalojmë supën në blender për një teksturë më kremoze, ose ta lemë me copëza. Shtojmë pak pana ose kos në fund për shije më të butë dhe e shërbejmë të ngrohtë me majdanoz të freskët dhe pak bukë të thekur.

      Këshilla nga Albana: Për shije më të thellë, kaurdisim perimet me pak spec të kuq të ëmbël. Mund t’i shtosh edhe pak oriz ose thërrime makaronash në fund për ta bërë më të plotë.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë- 'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 9 korrik 2025

       

      Titujt e gazetave për sot, nga Salianji lirohet e Veliaj mbetet në burg te BE apel politikës që të ndal presionet ndaj SPAK e deri tek Rama kërkon edhe dorëheqjen e drejtorëve në Fier e Durrës!

    • VIDEO

      Emisioni i plotë- Rama trondit bashkitë, deri ku shkon aksioni? Replika e tone të larta në studio

      Analisti Arben Meçe, teksa ka komentuar lirimin e Ervin Salianji nga burgu, ai tha se Salianji është përdorur nga Sali Berisha. Avokati Rezart Kthupi, tha se nëse Salianji do ta cilësonte veten si të burgosur politikë atëherë duhet që të përfundonte dënimin deri në fund.

      • VIDEO

        Lirimi i Ervin Salianjit, Flogert Muça: Mund të bashkojë demokratët, do jetë përballë Berishës, jo në krah të tij

        Gazetari Flogert Muça, tha në emisionin 'Repolitix' në Report Tv se Ervin Salianji është i vetmi nga Partia Demokratike që mund të bashkojë demokratët.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë/ Lirimi i Salianjit, Meçe në ‘Repolitix’: I përdorur nga Berisha, jo i burgosur politik! Kthupi: S’u prit nga asnjë! Balliu: Duhet të rrëzojë Saliun nga partia

        Analisti Arben Meçe, teksa ka komentuar lirimin e Ervin Salianji nga burgu, ai tha se Salianji është përdorur nga Sali Berisha. Avokati Rezart Kthupi, tha se nëse Salianji do ta cilësonte veten si të burgosur politikë atëherë duhet që të përfundonte dënimin deri në fund.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë/DOSJA K - Masakra e Qafë Barit, Sigurimi: Donin të arratiseshin, ndaj i vramë

         

        Një dosje sekrete e Sigurimit të Shtetit zbulon prapaskenat e masakrës me 3 te vrarë, në majin e 1983, në burgun e Qafë Barit. Dokumentet mbi këtë ngjarje dhe dëshmitë e 5 të burgosurve të këtij burgu, zbulojnë nga dy këndvështrime të ndryshme se si ishte atmosfera në atë burg dhe pse Sigurimi i Shtetit i përgjonte prej vitesh rreth 30 të burgosur dhe vrau pas revoltës, 3 prej tyre.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë: Kush do të ELEMINOJË Erjon Veliajn? Shokon Spahiu, zbulon 2 emrat

      • VIDEO

        Emisioni i plotë: Prapaskenat e shkarkimeve në Vlorë. Bido 'fshikëllon' Belerin: Politikan i huaj që …

        I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv, deputeti i PS në Vlorë, Ardit Bido, tha se hapësirat publike nuk duhet që të zaptohen pasi janë për të gjithë qytetarët. Bido theksoi se me aksionin që ka nisur do të bëhet i mundur lirimi i tyre.

      • VIDEO

        Pa Gjurmë-Kush e rrëmbeu Përparim Dallën?/Flasin familjarët:Kapëm hajdutin natën, e shtrimë në tokë

        Përparim Dalla u largua nga banesa në Tiranë pranë shkollës ’Partizani’ në mesditë, vëllait i bëri me shenjë se do të kthehej shpejt. I moshuari kishte probleme me dëgjimin dhe të folurin që në lindje. Deri pak kohë më parë jetonte me nënën dhe motrën. Kur e ëma ndërroi jetë dhe e motra emigroi drejt SHBA-ve, 78-vjeçari me probleme mbeti vetëm dhe jo në pak raste u bë pre e vjedhjeve dhe shfrytëzimit për para nga persona te tjerë. Duke përfituar nga gjendja e tij shendetësore, tre të rinj të komunitetit rom e shfrytëzonin rrugëve të kryqytetit për të mbledhur kanaçe dhe me anë të mashtrimit i merrnin madje edhe pensionin. Vëllai i tij, Shërbimi është drejtuar komisariatit të policies në Tiranë, pasi Përparimi vitet i fundit largohej shpesh nga shtëpia dhe qëndronte me ditë të tëra jashtë. Shuma që 78-vjeçarit i është i vjedhur arrin vlerën e 10 mijë eurove, ndërkohë sot ai rezulton i humbur. Ish-anëtar i dëshmitarëve të Jehovait, i moshuari hoqi dorë prej tyre në periudhën e pandemisë. Pas largimi nga ky sekt, ai mori një tjetër drejtim. Pas denoncimit të bërë në komisariat për humbjen e Përparimit, ende policia nuk ka marr në pyetje personat për të cilët familjarët dyshojnë, persona me të cilët ai shoqërohej vazhdimisht kohët e fundit. Ende pa konsumuar drekën e së dielës ai doli nga banesa mesditën e 6 shtatorit dhe nuk u kthye më. Një muaj më pas dikusht pretendon se e ka parë në zonën e Tufinës në Tiranë, por pas kërkimeve bërë nga të afërmit e tij nuk është gjetur asnjë gjurmë.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv