-
VIDEO
Mërtiri për Report Tv: Berisha bëri fushatë duke thënë 'kam mbështetje nga SHBA' 'kam LaCivitan', por rezultati ishte dramatik
Analisti Ergys Mërtiri vlerëson se Basha dhe Alibeaj janë jashtë gare për pushtet, ndërsa Berisha, përkundër pritshmërive, rezultoi larg rivalitetit me Ramën dhe ka kontribuar në demontimin e opozitës. Sipas tij, të gjithë këta faktorë tregojnë një krizë thelbësore të opozitës shqiptare pas zgjedhjeve të fundit.
-
VIDEO
Alarm nga trombocitet e larta? Ç'do të thonë dhe s'i ti mbani në kontroll / Kura natyrale nga Ylli Merja
A keni dëgjuar ndonjëherë për trombocitet e larta? Ato mund të jenë një alarm i madh dhe kërkojnë vëmendje. Një mënyrë jetese e shëndetshme dhe ndjekja e udhëzimeve mjekësore janë çelësi për ta mbajtur trupin në ekuilibër! Në "Bima dhe Shëndeti" në emisionin Rreze Dielli me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë gjithçka që duhet të dini mbi trombocitet e larta. Çfarë janë trombocitet dhe pse rriten? Cilat janë simptomat që nuk duhet t’i injoroni? Si mund të ndihmojë trajtimi natyral për të balancuar nivelin e tyre? Mësojmë shkaqet më të zakonshme, nga infeksionet, mungesa e hekurit, tek problemet kronike, dhe zbulojmë mënyrat më të thjeshta natyrale për të mbështetur shëndetin tonë të gjakut.
-
VIDEO
‘Javë e artë, dashuri dhe para’/ Ja ç'do ndodhë në këto shenja.../ Horoskopi 2-8 qershor nga Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të muajit, 2-8 Qershor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla java e parë e Qershorit vjen me një energji të fuqishme pozitive, falë ndikimit të veçantë të Afërditës në gjashtëkëndësh me Jupiterin, një konfigurim astrologjik që sjell sukses të ndjeshëm në fushën ekonomike dhe në marrëdhëniet personale. Kombinimi i këtyre dy planetëve flet për mundësi të reja, fat të mirë, zhvillim financiar dhe harmonizim në jetën sentimentale. Në fushën ekonomike investimet, marrëveshjet, rritja profesionale dhe financiare janë të favorizuara. Një javë ideale për të marrë iniciativë apo për të përmbyllur projekte të rëndësishme me fitim. Sa i takon marrëdhënieve romantike duket se do të lulëzojnë. Beqarët mund të takojnë dikë me potencial serioz, ndërsa çiftet ekzistuese do përjetojnë harmoni dhe thellim emocional. Do ndiheni të motivuar, optimistë dhe të mbushur me vetëbesim për të ndjekur dëshirat dhe objektivat tuaja! E mërkura, e enjtja dhe e premtja janë "ditët e arta" të javës, ideale për vendime të rëndësishme, takime, negociata dhe çështje dashurie!
-
VIDEO
Musaka me perime nga zonja Albana
Musaka me perime
Përbërësit:
- 2 qepë
- 4 thelpinj hudhër
- 500 gr mish i grirë
- 1 filxhan kafeje vaj ulliri
- 2 domate të pjekura
- 3 lugë çaji sheqer
- 1 lugë çaji kanellë pluhur
- 3 degë borzilok të freskët
- 2 patëllxhanë
- 1 gotë vaj luledielli
- 2 kunguj
- 2 patate
- Kripë, piper
Për salcën beshamel:
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 2-3 lugë gjelle miell
- 4 gota qumësht
- 1 gjethe dafine
- 2 gozhdë karafili
- 150 gr djathë i fortë i grirë
- ½ lugë çaji arrë moskat
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin dhe skuqim qepët e grira. Shtojmë hudhrën, mishin e grirë dhe vazhdojmë me kaurdisjen. Shtojmë më pas domatet e qëruara dhe të prera në kubikë, hedhim sheqerin, kanellën, borzilokun e grirë, kripën dhe piperin. E lëmë të gatuhet derisa mishi të përthithë lëngjet. Ndërkohë qërojmë dhe presim në feta patëllxhanët, kungujt dhe patatet. I vendosim në ujë me kripë për 10–15 minuta, i thajmë mirë dhe i skuqim lehtë nga të dy anët në vaj të nxehtë. I vendosim mbi letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt. Në një tavë vendosim një shtresë me patate të skuqura dhe sipër tyre një pjesë të mishit të grirë. Shtrojmë një shtresë kungujsh, mish të grirë, patëllxhanë dhe pjesën tjetër të mishit. Përgatisim beshamelin: shkrijmë gjalpin në një tigan dhe kaurdisim miellin. Shtojmë qumështin që e kemi ngrohur me përpara me gjethen e dafinës dhe karafilin. Hedhim kripën, piperin dhe arrën moskat. Në fund shtojmë djathin e grirë dhe e përziejmë mirë. Hedhim beshamelin mbi tavën me musaka dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 1 orë, derisa të marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe. E lëmë të ftohet për rreth 1-2 orë përpara se ta presim në copa dhe t'a shërbejmë.
-
VIDEO
Liker me luleshtrydhe nga zonja Albana
Liker me luleshtrydhe
Përbërësit:
- 500 gr luleshtrydhe
- 250 gr sheqer
- 300 ml raki rrushi ose vodka
- 1 shkop kanelle (opsionale)
- Lëkura e 1 limoni
Përgatitja:
Lajmë mirë luleshtrydhet, heqim bishtat dhe i presim në copa. I vendosim në një kavanoz qelqi me kapak hermetik. Shtojmë sheqerin, lëkurën e limonit dhe shkopin e kanellës në kavanoz. Hedhim sipër rakinë ose vodkën, derisa të mbulojë luleshtrydhet. E mbyllim mirë dhe e tundim pak që të tretet sheqeri. E lëmë kavanozin në një vend të freskët e të errët për 2 javë (e tundim çdo 2-3 ditë). Pas 14 ditësh, kullojmë likerin nëpërmjet një garze ose filtër kafeje dhe e hedhim në shishe të pastër qelqi. E lëmë edhe 1 javë në frigorifer para se të konsumohet dhe më pas e ruajmë në një vend të freskët.
-
VIDEO
Shkatërrimi dhe shkëlqimi i Fabrikës dhe i Minierës së Gurit të Kuq, Pogradec! Amarcord
Historia e krijimit dhe e shkatërrimit të një prej Minierave dhe Fabrikave më të famshme në Shqipëri në Gur të Kuq të Pogradecit e cila prodhonte tonelata të shumta hekur dhe nikeli. Cikli i emisioneve Amarcord shfaqet çdo të diel, ora 21:00 në Report Tv. Eljan Tanini bisedoi me: -Bashkim Dyrmishi, Inxhinier Miniere, Ish Zv.Ministër -Mitat Pilinci, Ish përgjegjës i Ofiçinës Mekanike në Gur të Kuq -Budjon Xhelo, Ish gazetar, Reporter i RTSH
-
VIDEO
'Fishta, një fshat i bashkuar' l Veri Jug
“Fishta, një fshat bashkuar” ky është mesazhi që sjell për ju nga udhëtimi ynë I fundit, fermeri I sukses’shëm Altin Prenga. Nga kulla e trashëguar dhe e rivitalizuar e familjes Prenga dhe mjediset e saj, në 8 bujtinat e vogla me prirje zhvillimin e agroturizmit në zonë. Bujtinat Baba Nuh dhe Tringa gati për mikpritjen e turistëve vendas dhe të huaj. Gatesa tradicionale dhe shurup trëndafili nga 92 vjeçarja Prena Fugaj. Të djelën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa
-
VIDEO
Benefitet e terapisë në grup! Mesazhi i fortë i psikoterapisteve: Jepi vetes një shans l Klinika 24
Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit.
-
VIDEO
Metodat e trajtimit për tumoret e vezikës urinare dhe rimodelimi i organeve gjenitale l Klinika 24
Problemet urogjinekologjike, si estetike dhe të sëmundjeve tek gratë trajtohen këtë të shtunë në emisionin Klinika 24, me ??. ????? ????? ?????? ??????-???????? ??? ???-?????????? Shef i Departamentit të Urologjisë në Spitalin Amerikan 3! Ai gjithashtu do të ndalet edhe tek Metodat e trajtimit për tumoret e vezikës urinare, ku një nga faktorët e rrezikut është edhe duhanpirja!
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 31 maj 2025
Titujt e gazetave për sot, nga plas lufta në PD, kandidatët akuzojnë njëri-tjetrin për vjedhje votash te gjyqtarët e Vettingut tani i japin llogari vetëm Zotit e deri tek PSG-Inter, ja kush e fiton Championsin..
-
VIDEO
Hitleri në Shqipëri, si i gjente spiunët, kush ishin? Exlusive në Esencë-Report Tv
Bazuar në kërkime, dosje, dokumenta dhe në arkivat gjermane. Si, kur dhe përse kanë ardhur agjentët e parë gjermanë në vendin tonë? Kush ishin bashkëpunëtoret e ngushtë të Gestapos, cili ishte roli i klerit dhe SI I GJENTE HITLERI SPIUNËT NË SHQIPËRI?
-
VIDEO
PD i doli kundër në KAS për rinumërimin, kandidatja Kuçana për Report Tv: E shokuar! Vota ime u tjetërsua, kam pamjet! Betejën e çoj deri në fund
Pavarësisht se PD doli kundër kandidatëve të saj, duke iu rrëzuar ankimet për rinumërimin e votave preferenciale, Ilirjana Kuçana në një intervistë për Report Tv thotë se kësaj beteje do t’i shkojë deri në fund.