• VIDEO

    ‘Muaji QERSHOR, ndryshime të papritura’, Jorgo Pulla paralajmëron muaj me fat, por dhe fortunë

    Në studion e “Rreze Dielli” astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Qershor për 12 shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla do të jetë një muaj mjaft vendimtar, me ndryshime dhe me shumë lëvizje planetare, të cilat do të sjellin fat, por dhe ‘fortuna’ në disa shenja. “Ndikimi i Afërditës në Dem nga 6 qershori na shtyn të theksojmë estetikën, cilësinë dhe stabilitetin financiar. Marrëdhëniet lulëzojnë në këtë fazë, nuk kemi frikë të investojmë kohë dhe energji për të kultivuar diçka të bukur dhe të përjetshme. Ata që punojnë në fusha që kërkojnë gjykim estetik dhe një qasje krijuese do të ndiejnë se po kalojnë një periudhë të favorshme ku puna vlerësohet dhe jep fryte. Nga 9 qershori, Jupiteri hyn në shenjën e Gaforres duke na dhënë një nevojë të fortë për t'u afruar më shumë me të dashurit tanë, për të shëruar plagët e së kaluarës dhe për të krijuar lidhje më të forta me familjen ose komunitetin tonë. Ndërsa me Hënën e plotë nga 11 qershori, përballemi me pyetje në lidhje me kuptimin e jetës sonë, shumë "pse", ku mund të ndiejmë nevojën për të ndryshuar drejtim ose për të hapur një kapitull të ri në jetën tonë”, nënvizon Pulla duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për çdo shenjë të zodiakut.

  • VIDEO

    Pashaqofte me mish të grirë dhe salçiçe nga zonja Albana

    Pashaqofte me mish të grirë dhe salçiçe

    Përbërësit:

    • 300 gr mish i grirë
    • 100 gr salçiçe e freskët
    • 1 kokërr vezë
    • 1 karrotë
    • 2 lgj bishta qepësh të njoma
    • 1 hudhër e shtypur
    • 1 lgj kopër e grirë
    • 2 lgj oriz
    • 2 lgj bukë e grirë
    • Kripë, piper i zi, piper i kuq

    Për salcën:

    • 1 vezë
    • 1 lgj miell
    • 500 ml lëng mishi
    • 1 limon (lëngu dhe lëkura)
    • Kripë, piper, kurkumë
    • Majdanoz / Kopër

    Përgatitja:

    Në një tas të madh bashkojmë mishin e grirë, salçiçen e freskët të grirë, karrotën, bishtat e qepës së prera imët (të cilat i kemi kaurdisur pak), vezën, koprën, orizin, hudhrën e shtypur, kripën, piperin dhe lëkurën e limonit. Në fund shtojmë bukën e grirë dhe e punojmë mirë brumin me dorë, derisa masa të bëhet e njëtrajtëshme. Përzierjen e lëmë rreth 20 minuta në frigorifer dhe më pas me duar të lagura formojmë qofte të vogla, si kokrra arre ose pak më të mëdha sipas dëshirës. Qoftet e formuara i skuqim lehtë në vaj ulliri ose mund t'i ziejmë direkt në lëng mishi. Përgatisim salcën: në një tas hedhim miellin, vezën, lëngun e limonit dhe kurkumën dhe e përziejmë mirë derisa të bëhet një masë homogjene. Shtojmë ngadalë pak lëng mishi, duke e përzier që salca mos bëhet me kokrriza. Qofteve te skuqura në tigan u shtojmë lëngun e mishit dhe më pas salcën me limon e kurkumë për t'i dhënë shije dhe ngjyrë. I lëmë të ziejnë për 15-20 minuta në zjarr të ulët, derisa të jenë gatuar mirë dhe salca të jetë trashur pak. Në fund e aromatizojmë me kopër ose majdanoz të grirë.

  • VIDEO

    Gjellë me mish të grirë, patate dhe karrota / Super shije nga zonja Albana

    Gjellë me mish të grirë, patate dhe karrota

    Përbërësit:

    • 300-400 gr mish i grirë
    • 1 qepë mesatare
    • 2-3 patate
    • 2 karrota
    • 2 domate ose 3 lgj salcë
    • 3-4 lugë vaj
    • 1 lç spec i kuq pluhur
    • Kripë, piper i zi
    • Majdanoz i freskët

    Përgatitja:

    Në një tenxhere ose tigan të thellë, kaurdisim qepën e grirë në vaj derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e gatuajmë derisa të marrë ngjyrë. Hedhim pak kripë, piper dhe spec të kuq pluhur. Shtojmë salcën e domates dhe e përziejmë për 2-3 minuta. Më pas shtojmë patatet dhe karrotat e prera në kubikë. Hedhim ujë sa të mbulohen përbërësit dhe lëmë gjellën të gatuhet në zjarr mesatar për rreth 25–30 minuta. Në fund provojmë shijen për kripë dhe nëse dëshirojmë shtojmë pak majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    Byrek pa okllai, me petë të hapura me vaj nga zonja Albana

    Byrek i shtrirë me dorë

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 1 lugë gjelle maja e thatë
    • 1 lugë çaji sheqer
    • 1 lugë çaji kripë
    • 250–300 ml ujë i vakët
    • 3 lugë gjelle vaj
    • Djathë i bardhë ose pice
    • 100 gr gjalpë i shkrirë ose vaj
    • 1 e verdhë veze për lyerje
    • Fara susami sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Përziejmë miellin me majanë, sheqerin dhe kripën në një enë të madhe. Shtojmë ujin pak nga pak dhe fillojmë punojmë brumin. Në fund shtojmë vajin (duhet të formohet një brumë i butë dhe elastik). E lëmë të pushojë të mbuluar për 45–60 minuta. Pasi brumi të vijë, e ndajmë në toptha dhe i lëmë edhe 10 minuta të pushojnë. Me dorë ose me petës, shtrijmë secilën pjesë në një gjatësi të hollë, e lyejmë me gjalpë të shkrirë ose vaj gjatë shtrirjes. Vendosim mbushjen me djathë dhe më pas brumin e palosim duke e rrotulluar. Vendosim format në tavë të lyer dhe sipër kalojmë një furçë me të verdhë veze. Në fund mund t'i spërkatim me pak fara susami. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 30–35 minuta.

  • VIDEO

    Turshi me kumbulla jeshile që përgatiten në çast nga zonja Albana

    Turshi me kumbulla jeshile

    Përbërësit:

    • 500 gr kumbulla jeshile të forta
    • 2-3 thelpinj hudhër
    • 1 limon i prerë në feta
    • 2 lugë gjelle kripë e trashë
    • 1 lugë çaji sheqer
    • Ujë i zier i vakët

    Përgatitja:

    Lajmë mirë kumbullat dhe i shpojmë pak me majë thike që të marrin shije. Në një kavanoz qelqi vendosim shtresa kumbullash, hudhër dhe kripë. Shtojmë një fetë limoni sipër për aromë dhe për të ruajtur ngjyrën. Nëse dëshirojmë një shije më të balancuar, shtojmë edhe pak sheqer. Mbushim kavanozin me ujë të zier (të ftohur pak) derisa të mbulohen plotësisht kumbullat. E mbyllim mirë kavanozin dhe e lëmë në temperaturë ambienti për 5–7 ditë, më pas turshitë mund t’i ruajmë në frigorifer.

  • VIDEO

    Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi përplaset me Spiropalin dhe Ballën: Dhunuat zgjedhjet! Do zëvendësohesh nga Zegjineja, s’lejoj të flasë ushtari i Suelit

    Në prag të seancës plenare, e para që pas zgjedhjeve, Konferenca e Kryetarëve u shoqërua me debate. Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se po e trajton kuvendin si pronë private. Debate me Spiropalin e Ballën, i akuzon për lidhje me bandat kriminale.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 29 maj 2025

       

      Titujt e gazetave për sot, nga nderi që i bëri opozitës ambasada e SHBA-ve në Tiranë te pa kokërr leku në xhep por me makina luksi e deri tek pse e ndryshoi papritur avokatin Ilir Meta?

    • VIDEO

      SHBA 'fundos' Berishën për 11 Majin, mesazhi për Ramën! DEBATE të forta në emision l Repolitix

       

      Deputeti i PS, Petro Koçi tha se PD mori një humbje të thellë në këto zgjedhje, ndërsa theksoi se Berisha doli më i humbur se Basha. Por, për deputetin e PD Kreshnik Çollaku mazhoranca përsëriti 28 majin e 1996 në 11 maj. Ai tha se ka marr mesazhe nga emigrantë, ku në Boston janë blerë vota për PS.

    • VIDEO

      Zgjedhjet/ Petro Koçi në ‘Repolitix’: SHBA i njohu, Berisha humbi thellë! Çollaku: PS përsëriti 28 majin ‘96! Sako: Në fushatë pati probleme, SPAK nuk ndërhyri

      Deputeti i PS, Petro Koçi tha se PD mori një humbje të thellë në këto zgjedhje, ndërsa theksoi se Berisha doli më i humbur se Basha. Por, për deputetin e PD Kreshnik Çollaku mazhoranca përsëriti 28 majin e 1996 në 11 maj. Ai tha se ka marr mesazhe nga emigrantë, ku në Boston janë blerë vota për PS. 

    • VIDEO

      'Shita 3 MIJË EURO çantën e krokodilit', historia e Vilsonit, polici që u bë artizan - NJË NGA NE

      Dikur pjesë e “Forcave Shqiponja”, sot e gjejmë në punishten e tij në Tiranë duke punuar me lëkurën, materiali që i dha formë pasionit të tij. Nga aksionet policore dhe ditët e mbushura me tension dhe adrenalinë, Vilson Skuka ka gjetur qetësinë në punimin e çantave dhe portofolave.

    • VIDEO

      Krasniqi për Report Tv: Presidentja Osmani është nën kërcënime serioze, dyshimet bien mbi shërbimet inteligjente ruse dhe serbe

      Eksperti i sigurisë Kol Krasniqi deklaroi se presidentja Vjosa Osmani është përballur me kërcënime serioze, që dyshohet se vijnë nga shërbime inteligjente ruse dhe serbe. Ai shtoi se Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetimet, ndërsa sfidë mbetet identifikimi i autorëve që veprojnë nga jashtë vendit.

    • VIDEO

      Spahiu: Nëse Berisha do keqpërdorë mesazhin e Ambasadës së SHBA, do ketë deklaratë të ashpër nga DASH

      Urimin e Ambasadës së SHBA ndaj popullit shqiptar për zgjedhjet e 11 majit, juristi Kreshnik Spahiu, e cilësoi si një mesazh të qartë, se SHBA njeh zgjedhjet. Ai tha se nëse Berisha do ta keqpërdori mesazhin, atëherë sipas tij mund të ketë edhe një deklaratë të ashpër nga DASH.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv