• VIDEO

    PD i doli kundër në KAS për rinumërimin, kandidatja Kuçana për Report Tv: E shokuar! Vota ime u tjetërsua, kam pamjet! Betejën e çoj deri në fund

    Pavarësisht se PD doli kundër kandidatëve të saj, duke iu rrëzuar ankimet për rinumërimin e votave preferenciale, Ilirjana Kuçana në një intervistë për Report Tv thotë se kësaj beteje do t’i shkojë deri në fund.

  • VIDEO

    Gjuzi për Report Tv: Berisha humbi se futi në lista 23 sorosianë dhe Këlliçin në Tiranë! Merkoçi: PD i mbushi listat me humbës, asnjë s'guxon t'i kërkojë dorëheqjen kryetarit

    “Studio Live” për zgjedhjet e 11 majit dhe situatën brenda kampit opozitar. I ftuar Kujtim Gjuzi, aleati i Sali Berishës dhe juristi Fatmir Merkoçi. Pse PD dhe ADSHM sipas tyre i humbën zgjedhjet dhe a duhet që Berisha të dorëhiqet duke zbatuar “Nenin Basha” që e vendosi vetë në Statut? Gjuzi: LaCivita mori këshilla, nuk dha! Berishës ia thashë në telefon kritikat

  • VIDEO

    Afera ‘CEZ-DIA’, Doçi: SPAK ka dëshminë e ish drejtorit ekzekutiv të DIA-s, që tregon skemën korruptive që ndërtoi Ilir Meta

    Gazetari Adriatik Doçi ishte i ftuar këtë të premte në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, ku i pasqyroi publikut disa prej provave më “ulëritëse” në çështjen “CEZ-DIA”, që tregojnë qartazi se Ilir Meta, tashmë i pandehur nga SPAK, ishte arkitekti dhe përfituesi kryesor i kësaj afere.

  • VIDEO

    Xhina për Report Tv: Kandidatët nuk kanë të drejtë ligjore të ankimojnë pa miratimin e subjektit! Ankesat e PD-së për votën e diasporës pa asnjë provë!

    Elena Xhina Duka, përfaqësuese e PS në KQZ, deklaroi në Report Tv se kandidatët nuk kanë të drejtë ligjore të ankimojnë pa miratimin e partisë dhe se KAS po vepron në përputhje me Kodin Zgjedhor. Ajo shtoi se të gjitha ankimet janë bërë nga PD, por nuk shoqërohen me prova të reja, sidomos sa i takon votës së diasporës.

  • VIDEO

    Pa Gjurme-‘Babai e la nënën, ajo nga inati më hodhi në rrugë’/Jetimja: Një çift më shpëtoi nga…

     

    Ashtu sikurse i kishim premtuar pak ditë më parë 64-vjecares Adriana Pleshti , e cila ishte e ftuar në program për historinë e Elisa Hidershajt, stafi shkojë e vizitoi pranë banesës së saj këtu në kryeqytet.E braktisur që foshnjë në shinat e trenit, jeta e saj vazhdoi ndër vite nëpër shumë jetimore të ndryshme, ndërsa sot është e vetme. Këtë të vërtetë të hidhur vogëlushja e asaj kohe e mësoi nga edukatorja e institucionit. Një e vërtetë që e lendoi shumë dhe e stepi për shumë vite të gjente rrënjet e saj biologjike. Refuzimi për herë të dytë ishte plaga më e madhe që mori nga nëna, dhe jeta e saj nuk ishte e lehte. Adrina u përballe me shumë sëmundje dhe kurrë nuk arriti të krijoi familjen e saj. Të vetmit që kujdesen jan miqtë që njohu në jetimore, ata që i quan vëllezer dhe motra. Ata që i quan familja e saj…..U rrit pa prindër, u rrite pa dashurinë dhe ngrohtesinë e familjes dhe sot e denuar të jetoj mes sëmundjeve dhe varferisë. Në një dhomë të vogël me mure të lagështa, 64-vjecarja gdhin dhe ngrys e vetme ditët e saj. Pa ushqime dhe ilace jeta e saj është në rrezik.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Maj 2025 – Receta/ Femra Alfa & Mashkulli Beta/ Stresi i provimeve

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kimë me mish të grirë dhe vezë / Rizogalo në furrë (Sultiash grek) / Petulla me qumësht.

    Në një botë ku gratë udhëheqin kompani të mëdha, marrin vendime me guxim dhe nuk kanë frikë të ecin vetëm, koncepti i femrës Alfa është bërë më aktual se kurrë. Ajo nuk pret të shpëtohet, por është vetë kapitene e jetës së saj. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë burra nuk e shohin si dobësi që të jenë të ndjeshëm, mbështetës dhe jo domosdoshmërisht në qendër të vëmendjes. Ata shpesh cilësohen si Beta, por në fakt janë partnerë emocionalisht inteligjentë dhe të pjekur. Por çfarë ndodh kur një femër Alfa dhe një mashkull Beta lidhen bashkë? A funksionon ky kombinim? A është ky çifti i ri modern? A është ai më i balancuar, më i shëndetshëm… apo krijon tensione mes tyre? A janë akoma të vlefshme këto etiketime alfa, beta, gamma… në një botë ku gjithçka është më fluide se kurrë? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me tre miq të emisionit: pedagogen Nora Malaj, sipërmarrësin Eglent Bici dhe fotografin Sony K Elson.

    Provimet e Maturës po afrohen dhe stresi është në kulm. Si mund të përballojnë maturantët stresin dhe panikun? Në studion e "Rreze Dielli" me panelistët Nora Malaj, Eglent Bici dhe Sony K Elson, kujtojmë pak si kanë ndryshuar kohërat nga dje në sot dhe japim disa këshilla efektive për të menaxhuar ankthin dhe stresin përpara dhe gjatë provimeve. Nga strategjitë për përqendrim maksimal, teknikat e vetëbesimit, deri te organizimi i kohës dhe motivimi personal – gjithçka që duhet për të qenë të qetë dhe të përgatitur!

  • VIDEO

    Lapardhaja për Report Tv: Nëse Berisha nuk largohet, PD do humbasë si ‘kripa në det’! E mban peng partinë për halle personale!

    Namir Lapardhaja analizon në "Sot, Live në Shqipëri” situatën pasgjedhore të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj. Kujton se Berisha mori rezultat shumë më të dobët edhe se Basha, me humbje historike. Lapardhaja: Nëse Berisha largohet, PD do reformohet dhe do risë shanset për të ardhur në pushtet. Alibia për zgjedhjet? Që të mos dorëhiqet!

  • VIDEO

    Stresi para PROVIMEVE / Këto këshilla mund të të shpëtojnë!

    Provimet e Maturës po afrohen dhe stresi është në kulm. Si mund të përballojnë maturantët stresin dhe panikun? Në studion e "Rreze Dielli" me panelistët Nora Malaj, Eglent Bici dhe Sony K Elson, kujtojmë pak si kanë ndryshuar kohërat nga dje në sot dhe japim disa këshilla efektive për të menaxhuar ankthin dhe stresin përpara dhe gjatë provimeve. Nga strategjitë për përqendrim maksimal, teknikat e vetëbesimit, deri te organizimi i kohës dhe motivimi personal – gjithçka që duhet për të qenë të qetë dhe të përgatitur!

  • VIDEO

    KUSH JE TI? A ka ‘vdekur’ mashkulli Alfa? Femra të forta e burra të ndjeshëm / E ardhmja e çifteve?

    Në një botë ku gratë udhëheqin kompani të mëdha, marrin vendime me guxim dhe nuk kanë frikë të ecin vetëm, koncepti i femrës Alfa është bërë më aktual se kurrë. Ajo nuk pret të shpëtohet, por është vetë kapitene e jetës së saj. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë burra nuk e shohin si dobësi që të jenë të ndjeshëm, mbështetës dhe jo domosdoshmërisht në qendër të vëmendjes. Ata shpesh cilësohen si Beta, por në fakt janë partnerë emocionalisht inteligjentë dhe të pjekur. Por çfarë ndodh kur një femër Alfa dhe një mashkull Beta lidhen bashkë? A funksionon ky kombinim? A është ky çifti i ri modern? A është ai më i balancuar, më i shëndetshëm… apo krijon tensione mes tyre? A janë akoma të vlefshme këto etiketime alfa, beta, gamma… në një botë ku gjithçka është më fluide se kurrë? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me tre miq të emisionit: pedagogen Nora Malaj, sipërmarrësin Eglent Bici dhe fotografin Sony K Elson.

  • VIDEO

    Kimë me mish të grirë dhe vezë nga zonja Albana

    Kimë me mish të grirë dhe vezë

    Përbërësit:

    • 400 gr mish i grirë
    • 1 qepë mesatare
    • 2 lugë vaj ulliri ose gjalpë
    • 1 domate ose 2 lgj salcë
    • 4 kokrra vezë
    • 1 thelpi hudhër (opsionale)
    • Kripë, piper i zi, pak spec i kuq
    • Pak rigon ose majdanoz
    • Pak ujë ose lëng mishi

    Përgatitja:

    Në një tigan të thellë kaurdisim qepën në vaj derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të marrë ngjyrë kafe dhe të mos lëshojë më ujë. Shtojmë hudhrën (nëse e përdorim), kripën, piperin, pak spec të kuq dhe domaten ose salcën. E përziejmë dhe e lëmë të ziejë 5-6 minuta, duke shtuar pak ujë që të mos thahet. E hapim mirë kimën në tigan duke e rrafshuar dhe krijojmë gropëza të vogla ku hedhim vezët. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lëmë në zjarr të ulët për 5-8 minuta, derisa vezët të piqen lehtë.

  • VIDEO

    Petulla me qumësht që përgatiten në çast nga zonja Albana

    Petulla me qumësht

    Përbërësit:

    • 250 gr miell
    • 1 lgj sheqer
    • 1 lç kripë
    • 1/2 lç sodë buke
    • 1/2 lç pluhur pjekës
    • 1 kokërr vezë
    • 1 lgj vaj luledielli
    • 100 ml qumësht
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Në një tas të madh përziejmë miellin, sheqerin, kripën, sodën dhe pluhurin për pjekje. Shtojmë vezën, qumështin dhe vajin. I përziejmë derisa të formohet një brumë i butë, por jo i ngjitshëm. E mbulojmë brumin me plastmas kuzhine ose pecetë dhe e lëmë të pushojë për rreth 1 orë. Më pas shtrijmë brumin në një petë rreth 0.5-1 cm të trashë. E presim në shirita të gjatë rreth 2-3 cm të gjërë dhe 6-8 cm të gjatë. Vendosim një shirit sipër tjetrit dhe e shtypim pak në qendër me një shkop (p.sh. fundin e lugës) për t’i bashkuar. Ngrohim vajin në temperaturë mesatare deri të lartë. Fërgojmë secilin shirit derisa të fryhet dhe të marrë ngjyrë të artë nga të dy anët. Kjo zgjat rreth 2 minuta për secilën anë. I shërbejmë të ngrohta, mund të shoqërohen me çaj, qumësht të ngrohtë apo me mjaltë dhe reçel.

  • VIDEO

    Një pistoletë shitej deri në 2500 euro, detaje nga operacioni në Tiranë! Grupi dyshohet se ka bazë në Burrel! Si ranë në ‘kurth’ me blerje të simuluara

    Grupi kriminal i trafikut të armëve i goditur nga Antitrafiqet e Tiranës i sillte armët nga Kosova me makina rasti, të cilat janë dokumentuar, por dyshimet janë edhe për përdorim të autobusëve të linjave. Pistoletat e kapura shiteshin në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe me gjerë me 1500-2500 euro copë. Njëra prej tyre, me silenciator, do të shitej të paktën 3000 euro.

    Për dokumentimin e veprimtarisë kriminale u kryen edhe blerje të simuluara. Operacioni për arrestimin e personave të përfshirë në trafik armësh u zhvillua në 2 lokale, në Vorë dhe Laprakë në Tiranë. Nga hetimet e deritanishme, hetuesit dyshojnë se grupi ka një bazë në Burrel, për të cilën vijojnë kërkimet. Armët do të ekspertohen në laborator nëse janë përdorur më herët në krime të tjera.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv