-
VIDEO
Shabani: Lapaj ka bërë disa herë të njëjtën deklaratë, se nuk do e pranojë mandatin si deputet! Vendimi i takon atij
Berisha dhe Rama kanë rënë, kurse partitë e reja vijnë në rritje. Adriatik Lapaj mori më shumë vota më 11 maj brenda koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, por vendimi nëse do e pranojë mandatin e deputetit i takon vetëm atij.
Kështu u shpreh kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, sot në studion e ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, teksa pranoi edhe se vetë Lapaj është shprehur disa herë me deklaratë se nuk do e pranonte mandatin po të fitohej vetëm një deputet.
Por këtë vendim duhet ta merrte vetëm Lapaj sipas tij, teksa do e diskutonin edhe në koalicion.
-
VIDEO
Spahiu: Kutitë s’do hapen, sepse Berisha i ka dhënë besën Ramës, dhe prandaj i bashkoi votat me PS
Kutitë për rinumërim të votave të kandidatëve brenda partive nuk do të hapen, teksa ka akuza publike për tjetërsim dhe devijim të votave nga një kandidat tek tjetri.
Kutitë nuk do hapen sepse ka marrëveshje mes Ramës dhe Berishës, që dëmtohen të dy po të hapen. Madje Berisha i ka dhënë edhe besën Ramës në këtë çështje, teksa bashkuan votat në KAS për të rrëzuar kandidatët që kërkuan rinumërim.
Kjo është analiza që bën juristi Kreshnik Spahiu në lidhje me ankimimet e bëra nga kandidatët e PD-së që pretendojnë se u janë vjedhur votat brenda partisë.
-
VIDEO
Spahiu: Vota e emigrantëve me probleme dhe duhet ndryshuar! Diaspora të bëhet qarku i 13-të elektoral
Vota e emigrantëve në të ardhmen do i prishi punë dy forcave të mëdha politike dhe do sjellë rrotacionin, teksa mbështetja e saj u pa qartë edhe ndaj forcave të reja politike.
Por vota e diasporës në mënyrën se si u realizua për 11 majin ishte me probleme të theksuara, deri edhe e orientuar, ndaj duhet ndryshuar modeli, nga votë me zarfe, në atë elektronike, pasi Shqipëria ka gjysmën e popullsisë në emigracion.
Kështu shprehet juristi Kreshnik Spahiu në lidhje me këtë temë, teksa propozon që diaspora të bëhet qark më vete, i 13-i i vendit.
-
VIDEO
Shabani në Report Tv: Berisha ra me mbi 200 mijë vota, kishte numërues dhe qahet për humbjen! Hitaj: OSBE-ODIHR kritikoi të dyja palët, PD bën lojë! Gaba: Pati probleme
'5 Pyetjet nga Babaramo' solli sot në panelin e të ftuarve situatën paszgjedhore të 11 majit dhe gjendjen e opozitës. Të ftuarit Endri Shabani, Arbër Hitaj, Gentian Gaba dhe Leonard Kara analizuan 'mejdanin' politik që kanë lënë rezultatet zgjedhore, faktorët, shkaqet dhe të ardhmen e partive të vogla. Pse ankohet PD dhe a qëndrojnë alibitë e saj?
-
VIDEO
Spahiu për Report Tv: Në 5200 qendra votimi, asnjë nga 15600 komisionerë të PD, s’kanë kapur 1 votë të vjedhur
‘5 Pyetjet nga Babaramo’ analizon situatën paszgjedhore të 11 majit dhe gjendjen ku ndodhet opozita e veçanërisht PD-ja. A qëndron alibia e Berishës për vjedhje votash e manipulim? Si e analizon juristi Kreshnik Spahiu dhe argumentet që sjell
-
VIDEO
Ngjela në Report Tv: Rama me Berishën në PD fiton çdo zgjedhje! Ligji i luftës me Greqinë ka rënë, dy vendet janë anëtare të NATO-s
Avokati Spartak Ngjela, tha se prania e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike edhe pas humbjes në zgjedhje është në favor kryeministrit Edi Rama, pasi e ka më të lehtë të fitojë kundër tij.
-
VIDEO
Bilalli për Report Tv: Aksion perfekt, ‘Rrjeta e Merimangës’ suksesi i Ukrainës, 7 mld USD dëme Rusisë! Aliaj: 18 muaj përgatitje, miti rus ka rënë, 500 mijë të vrarë
Analiza në 'Studio Live' e operacionit të Ukrainës dhe bombardimit të bazës ajrore të Rusisë në operacionin "Rrjeta e Merimangës". Flasin analisti kosovar Lutfi Bilalli dhe eksperti i sigurisë Ilir Aliaj. Çfarë pasojash pritet të ketë sulmi dhe a ka forcë Putini për t'u kundërpërgjigjur
-
VIDEO
Hoxha për ‘Studio Live’: PD-së s’i intereson rinumërimi sepse votat e partisë janë deleguar! Berisha nuk ia lë askujt partinë, ka betejë me drejtësinë
Gazetari Poli Hoxha mendon se Sali Berisha nuk ka më hallin se mos i marrin partinë, por se si të përballet me drejtësinë, pas caktimit edhe të treshes gjykuese për aferën e dosjes “Partizani” ditën e sotme.
Ai nuk sheh garë brenda PD-së më dhe as emra që mund të guxojnë t’i dalin përballë për t’i marrë selinë blu. I ftuar në ‘Studio Live’ të Report Tv, ai u shpreh se edhe ata pak kritikë që i dalin PD-së, marrin një reagim tepër agresiv dhe shtypen, kurse refuzimi për rinumërimin e votave brenda partisë të kandidatëve është një tjetër shenjë.
-
VIDEO
Kadilli: PD në gjendje mjerane, profetë që dalin sharlatanë! Berisha duhet të hapë krahun, e mbështesin vetëm fanatikët ekstremë!
“Studio Live” me ish-deputetin demokrat Fatbardh Kadilli. Analiza e situatës brenda dhe jashtë demokratëve: “Baza e PD-së do shkrihet edhe më shumë, Berisha e tërhiqte Bashën prej veshi, nuk do ketë kryetar të ri të partisë përveç Berishës"
-
VIDEO
‘Bija ime, a je gjallë?’/Nëna e Juliana Hoxhës shpërthen në lot, kujton rrëmbimin e saj
Historia e Julianës së vogël ngjan me atë të Bleonës, një histori e cila trumbeton edhe sot si mjaft histori të rrëmbimit të fëmijëve në Shqipëri. Koha ndyshon, vendi por jo mosha. Juljanës Hoxha sikundër Bleona ishte një 6-vjeçare e mitur asokohe kur u zhduk pa lënë gjurmë ende edhe sot. Nw emisionin “Pa Gjurmë” u prezantua rasti i Valentina Hoxhës një nëne , e cila prej 33 vitesh vuan mungesën e vajzës së saj. Historia daton që në vitin 1992, mëngjesin e 12 marsit e cila do të ishte fillimi i një ditë e zezë për familjen Hoxha kur paraditen e asaj dite Juliana do të dilte për të blerë dy tullumbacë për vete dhe vëllain e saj. Ishte një realitet i trishtë për dhe jo një ëndërr si kjo. Shtëpia e familjes Hoxha ndodhet në afërsi të spitalit Pediatrik, të Tiranës jo shumë larg banesës së tyre. Vajza e vogel u nis me para në dorë dhe është drejtuar për në kioskën e lagjes. Pasi ka blerë tullumbacet, ajo është nisur për në drejtim të banesës. Nga një dëshmitare mësohet se vajzës së vogël i ishte afruar një makinë tip " Benz" me derën e makinës të hapur. Sipas po të njëjtës dëshmitare është parë që nga makina të zbriste një femër bionde që ka zgjatur duart për të rrëmbyer Julianën. Automjeti është larguar në drejtim të paditur dhe që atëherë nuk dihet më asgjë për fatin e Juliana Hoxhës, një histori e trajtuar edhe më parë në media. Kjo ka qenë pak a shumë skena e rrëmbimit me mënyrën sesi është përshkruar nga e vetmja dëshmitare në arë kohë, e cila pati dëshmuar të njëjtën gjë edhe në polici. Dyshimet janë se në rrëmbimin e vajzës ka patur edhe bashkëpunëtorë fqinj të familjes të cilët kanë dhënë sinjalizimet e mundshme për rrëmbyesit e Julianës asokohe 6 vjeçe që sot është 39 vjeçe. Me shpresën e vetme se një ditë do ta gjej të bijën e humbur sot kjo nënë ka nevojë për ndihmë, në kërkim të vajzës të cilën e kërkon prej 33 vitesh.
-
VIDEO
Kush e merr mandatin e Shqipëria Bëhet? Lapaj për Report TV: Do vendosë kryesia! Bashkëpunim me forcat e tjera? Vija e kuqe është drejtësia
Në një intervistë për Report TV, Lapaj tha se kishin pritshmëri më të larta, ndërsa shtoi se për njohjen e zgjedhjeve do të flasë në fund të procesit. Pyetjen se kush do ta marrë mandatin e vetëm që fituan, Lapaj tha se do të vendosë kryesia. Pyetjes nëse do të bashkëpunojë me Berishën, ai tha se vija e kuqe është drejtësia. Një koment bëri edhe për konfliktin me Shehajn, teksa tha se i dëmtoi të gjithë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Qershor 2025 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Trombocitet, trajtimi natyral
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me perime dhe Liker me luleshtrydhe.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të muajit, 2-8 Qershor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla java e parë e Qershorit vjen me një energji të fuqishme pozitive, falë ndikimit të veçantë të Afërditës në gjashtëkëndësh me Jupiterin, një konfigurim astrologjik që sjell sukses të ndjeshëm në fushën ekonomike dhe në marrëdhëniet personale. Kombinimi i këtyre dy planetëve flet për mundësi të reja, fat të mirë, zhvillim financiar dhe harmonizim në jetën sentimentale. Në fushën ekonomike investimet, marrëveshjet, rritja profesionale dhe financiare janë të favorizuara. Një javë ideale për të marrë iniciativë apo për të përmbyllur projekte të rëndësishme me fitim. Sa i takon marrëdhënieve romantike duket se do të lulëzojnë. Beqarët mund të takojnë dikë me potencial serioz, ndërsa çiftet ekzistuese do përjetojnë harmoni dhe thellim emocional. Do ndiheni të motivuar, optimistë dhe të mbushur me vetëbesim për të ndjekur dëshirat dhe objektivat tuaja! E mërkura, e enjtja dhe e premtja janë "ditët e arta" të javës, ideale për vendime të rëndësishme, takime, negociata dhe çështje dashurie!
A keni dëgjuar ndonjëherë për trombocitet e larta? Ato mund të jenë një alarm i madh dhe kërkojnë vëmendje. Një mënyrë jetese e shëndetshme dhe ndjekja e udhëzimeve mjekësore janë çelësi për ta mbajtur trupin në ekuilibër! Në "Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë gjithçka që duhet të dini mbi trombocitet e larta. Çfarë janë trombocitet dhe pse rriten? Cilat janë simptomat që nuk duhet t’i injoroni? Si mund të ndihmojë trajtimi natyral për të balancuar nivelin e tyre? Mësojmë shkaqet më të zakonshme, nga infeksionet, mungesa e hekurit, tek problemet kronike, dhe zbulojmë mënyrat më të thjeshta natyrale për të mbështetur shëndetin tonë të gjakut.