-
VIDEO
Rizogalo në furrë, receta greke e Sultiashit të pjekur nga zonja Albana
Rizogalo në furrë (Sultiash grek)
Përbërësit:
- 150 gr oriz
- 750 ml ujë i vluar
- 1 litër qumësht
- 200 gr sheqer
- 1 lugë gjelle niseshte
- Pak vanilje ose lëkurë limoni
- Kanellë për servirje
Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe hedhim 750 ml ujë të vluar dhe shtojmë orizin. E ziejmë në zjarr të mesëm për 10-15 minuta, derisa orizi të zbutet dhe të pijë thuajse të gjithë ujin. Më pas shtojmë qumështin dhe sheqerin. E përziejmë vazhdimisht në zjarr të ulët për 10-15 minuta, që të mos ngjitet poshtë. Nëse e dëshirojmë më të trashë, tresim një lugë niseshte në pak qumësht të ftohtë dhe e shtojmë tek masa duke e përzier shpejt që të mos krijojë kokrriza. Në fund e aromatizojmë me pak vanilje ose lëkurë limoni. E kalojmë masën në një tavë ose në tasa të vegjël qeramike dhe i vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për 20-30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një kore të artë.
-
VIDEO
Tre kandidatë të PD kërkojnë në KAS rinumërimin e votave në Tiranë: Ka parregullsi që ndikojnë në rezultat! Ankimim dhe Kalaja në Durrës
Katër kandidatët e PD për zgjedhjet e 11 majit kërkojnë rinumërimin e votave preferenciale të Tiranë dhe Durrës. Ata pretendojnë se ka pasur parregullsi, të cilat mund të ndikojnë në rezultat.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 30 maj 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Presidentja e KE i premton Ramës integrim të shpejtë te Berisha përplaset me Spiropalin në Kuvend e deri tek çfarë na tregoi vota nga mërgata.
-
VIDEO
Zbërthehen SMS-te e SHBA, shuplakë Berishës apo Ramës? Sherr i fortë, çohen të ftuarit nga tavolinat
Disfata e PD në zgjedhjet e 11 majit ishte në fokus të diskutimeve në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, mbrëmjen e sotme.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Kulluri: Sot Rama si Berisha i 28 majit ’96! Mentor Kikia: Opozita s’ishte e organizuar! Faik Basha: Me këtë opozitë PS do fitonte edhe më thellë
Edvin Kulluri, nga Partia ‘Djathtas 1912’, këto zgjedhje nuk prodhuan asgjë. Ai ka bërë një krahasim me këto zgjedhje dhe atyre të 28 majit të vitit 1996. Analisti Mentor Kikia tha se PD humbi sepse nuk ishte e organizuar dhe nuk përzgjodhi njerëzit e duhur në lista.
-
VIDEO
Spahiu: Nëse Rama shpall zgjedhje të parakohshme, Berisha do refuzoj se humb më thellë se më 11 maj
Teksa ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, juristi Kreshnik Spahiu, tha se me humbjen e PD në këto zgjedhje Berisha duhej që të largohej nga drejtimi i PD, pasi këtë parashikon edhe Kushtetuta
-
VIDEO
Ministri Vengu në Report Tv: Do blejmë 2 avionë për përdorim civilo-ushtarak! Brenda 2026, prodhime ushtarake ‘Made in Albania’! Bashkëpunim me SHBA për kibernetikën
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte i ftuar këtë të enjte në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, ku foli për një spektër të gjerë nismash në fushën e mbrojtjes në vendin tonë dhe arenën ndërkombëtare.
-
VIDEO
400 makina luksi, por pronarët s’justifikuan të ardhurat. Tatimet: Nga gjobë te ndjekje penale! Deri bllokim shtëpie kush s’paguan detyrimet
Një nënë e dëshpëruar troket sot në dyert e emisionit “Pa Gjurmë”, me shpresën për të ribashkuar zemrën e saj të ndarë në dy pjesë – dy vajzat e mitura që i janë marrë nga autoritetet e huaja. Shegrie Braja, 35 vjeçe, nga Cërriku i Elbasanit, është nënë e tre fëmijëve dhe bashkëshorte e një shtetasi afgan të quajtur Insanullah Akakil. Prej vitesh ajo jeton në Itali, ku kishte fituar azil me familjen e saj. Por gjithçka ndryshoi kur në datë 17 Maj, një udhëtim për në Shqipëri u kthye në një makth që vazhdon ende sot.E shoqëruar nga dy vajzat e saj, Shegria u ndalua nga policia kroate gjatë tranzitit. Ajo nuk kishte një prokurë nga babai i fëmijës për ta kaluar kufirin. Për tre ditë me radhë, ajo u mbajt në paraburgim, ndërsa pas lirimit të saj, ndodhi ajo që asnjë nënë nuk do donte ta përjetonte, policia kroate mbajti njërën nga vajzat, e cila është 6 muajshe, pa asnjë mundësi kontakti nga nëna e saj që prej asaj dite.Por dhimbja e 35 vjecares nuk ndalet këtu… Edhe vajza tjetër e saj, Marina, vetëm 2 vjeçe, është marrë nga shërbimi social në Francë. Sipas nënës, që nga gushti i vitit të kaluar, ajo nuk ka më asnjë kontakt me të bijën dhe nuk di si është gjendja e saj.Me sytë nga kamera dhe e shqetësuar nga mungesa e dy engjëjve të saj, Shegrie Braja sot kërkon ndihmë për të rikthyer pranë vetes dy vajzat…
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘Burri më vdiq, vjehrra më tha martohu’/Tragjike:Dy vajza m’i rrëmbyen, djalin ma vranë
Një nënë e dëshpëruar troket sot në dyert e emisionit “Pa Gjurmë”, me shpresën për të ribashkuar zemrën e saj të ndarë në dy pjesë – dy vajzat e mitura që i janë marrë nga autoritetet e huaja. Shegrie Braja, 35 vjeçe, nga Cërriku i Elbasanit, është nënë e tre fëmijëve dhe bashkëshorte e një shtetasi afgan të quajtur Insanullah Akakil. Prej vitesh ajo jeton në Itali, ku kishte fituar azil me familjen e saj. Por gjithçka ndryshoi kur në datë 17 Maj, një udhëtim për në Shqipëri u kthye në një makth që vazhdon ende sot.E shoqëruar nga dy vajzat e saj, Shegria u ndalua nga policia kroate gjatë tranzitit. Ajo nuk kishte një prokurë nga babai i fëmijës për ta kaluar kufirin. Për tre ditë me radhë, ajo u mbajt në paraburgim, ndërsa pas lirimit të saj, ndodhi ajo që asnjë nënë nuk do donte ta përjetonte, policia kroate mbajti njërën nga vajzat, e cila është 6 muajshe, pa asnjë mundësi kontakti nga nëna e saj që prej asaj dite.Por dhimbja e 35 vjecares nuk ndalet këtu… Edhe vajza tjetër e saj, Marina, vetëm 2 vjeçe, është marrë nga shërbimi social në Francë. Sipas nënës, që nga gushti i vitit të kaluar, ajo nuk ka më asnjë kontakt me të bijën dhe nuk di si është gjendja e saj.Me sytë nga kamera dhe e shqetësuar nga mungesa e dy engjëjve të saj, Shegrie Braja sot kërkon ndihmë për të rikthyer pranë vetes dy vajzat…
-
VIDEO
Disfata e PD në 11 maj, politologu në Report Tv: Berisha nuk është i besueshëm, PD duhet të bëjë një analizë! Edhe Trump të vinte, s’do ndryshonte gjë
Politologu Ermal Hasimja u shpreh se Berisha nuk arrin që të krijoj më besueshmëri tek populli prandaj humbi edhe zgjedhjet në 11 maj. Urimin e Ambasadës së SHBA për zgjedhjet, ai e cilësoi si ndër më të ftohtit dhe më indiferentët të bërë ndonjëherë nga ambasada.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Maj 2025 – Receta/ Pagë e lartë apo punë pa stres? /Horoskopi i muajit Qershor
Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me mish të grirë, patate dhe karrota / Byrek i shtrirë me dorë / Pashaqofte me mish të grirë dhe salçiçe / Turshi me kumbulla jeshile.
A është paga gjithçka? Për shumë njerëz, po. Por një studim i fundit hedh dritë mbi diçka më të thellë: punët më të kënaqshme nuk lidhen domosdoshmërisht me pagën e lartë. Në fakt, faktorë si qëllimi i punës, ndjenja e kontributit, mjedisi pozitiv dhe marrëdhëniet me kolegët shpesh renditen më lart se kompensimi financiar. Ky zbulim sfidon mënyrën tradicionale të të menduarit rreth suksesit në karrierë dhe na bën të reflektojmë: A është paga gjithçka? Çfarë na bën me të vërtetë të lumtur në punë? Në lidhje me këtë tematikë flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen Bona Miekley dhe dy gazetarët Adi Pojana dhe Eljan Tanini.
Sipas astrologut Jorgo Pulla muaji Qershor do të jetë mjaft vendimtar, me ndryshime dhe me shumë lëvizje planetare, të cilat do të sjellin fat, por dhe ‘fortuna’ në disa shenja. “Ndikimi i Afërditës në Dem nga 6 qershori na shtyn të theksojmë estetikën, cilësinë dhe stabilitetin financiar. Marrëdhëniet lulëzojnë në këtë fazë, nuk kemi frikë të investojmë kohë dhe energji për të kultivuar diçka të bukur dhe të përjetshme. Ata që punojnë në fusha që kërkojnë gjykim estetik dhe një qasje krijuese do të ndiejnë se po kalojnë një periudhë të favorshme ku puna vlerësohet dhe jep fryte. Nga 9 qershori, Jupiteri hyn në shenjën e Gaforres duke na dhënë një nevojë të fortë për t'u afruar më shumë me të dashurit tanë, për të shëruar plagët e së kaluarës dhe për të krijuar lidhje më të forta me familjen ose komunitetin tonë. Ndërsa me Hënën e plotë nga 11 qershori, përballemi me pyetje në lidhje me kuptimin e jetës sonë, shumë "pse", ku mund të ndiejmë nevojën për të ndryshuar drejtim ose për të hapur një kapitull të ri në jetën tonë”, nënvizon Pulla duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për çdo shenjë të zodiakut.
-
VIDEO
Një pagë e lartë apo një punë pa stres? Ja çfarë na lumturon më shumë në punë
Një studim i ri ka zbuluar se kënaqësia në jetë dhe në punë nuk lidhet drejtpërdrejt me pagën apo prestigjet. Në krye të listës së profesionistëve më të kënaqur janë punëtorët e vetëpunësuar, psikologët, profesionistët e shëndetit dhe masazhatorët. Në krahun tjetër postierët, kamerierët, rojet e sigurisë, kasapët dhe instruktorët e makinave rezultojnë të jenë ndër më pak të kënaqurit. Studimi tregon se edhe pse disa profesione nuk kanë prestigj apo të ardhura të larta, ato ofrojnë më shumë qetësi dhe përmbushje personale. Ndër profesionet me kënaqësi të lartë në punë përmenden dentistët, gjinekologët, parukierët, si dhe shkrimtarët, zhvilluesit e softuerëve dhe profesionistët fetarë. Faktorët kryesorë që ndikojnë në lumturi janë mungesa e stresit dhe ndjenja e përmbushjes, jo domosdoshmërisht të ardhurat apo statusi shoqëror. Në lidhje me këtë tematikë flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen Bona Miekley dhe dy gazetarët Adi Pojana dhe Eljan Tanini - A është paga gjithçka? Çfarë na bën me të vërtetë të lumtur në punë?