-
VIDEO
Si të lexosh ËNDRRAT, çfarë po të paralajmërojnë! Amadea Stefa: Kujdes nga këto sinjale…
A keni përjetuar ndonjëherë një Deja Vu dhe keni ndier sikur atë moment e keni jetuar më parë Apo ju është përsëritur e njëjta ëndërr, keni parë gjarpër, gjak apo edhe vdekjen në ëndërr dhe keni pyetur se çfarë mund të fshihet pas këtyre shenjave? Po çfarë ndodh me ne përtej asaj që shohim dhe prekim? A vazhdon jeta edhe pas vdekjes? Çfarë lidhjeje mund të ketë me mishërimin, jetët e kaluara dhe intuitën tonë? Sot do të ndalemi te këto pyetje dhe te shumë prej besimeve e interpretimeve që lidhen me to. Do të flasim me Amadea Stefa për ëndrrat, Deja Vu-në, simbolikën e tyre, si edhe për marrëdhënien mes zemrës, mendjes dhe shpirtit. Dhe në fund, do të prekim edhe një besim interesant: pse disa njerëz mendojnë se ditëlindja nuk duhet festuar pikërisht në ditën kur mbush vitet? Një diskutim ku e mistershmja, spiritualiteti dhe përvojat njerëzore takohen.
-
VIDEO
Qofte me miell misri e presh, Mirela gatuan recetën e vjetër të Evgjeni Harizit
Qofte me miell misri e presh
Përbërësit:
- 1 filxhan çaji miell misri
- 500 gr presh
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 1 filxhan kafeje gjizë ose djath i thërrmuar
- 1 kokërr vezë
- Kripë, piper, majdanoz
- 2 lugë gjelle miell gruri
Përgatitja:
Preshët e pastruar e të larë grihen hollë, kaurdisen me yndyrë në enë të mbuluar me kapak në mënyrë që të zbuten, pastaj i heqim nga zjarri dhe i shtojmë gjizë ose djathë të thërmuar, kripë, piper, vezë dhe majdanoz të grirë hollë. Në një tenxhere tjetër me ujê të vluar e kripë hedhim miellin e misrit në raportin: 1 miell - 2 ujë, e përziejmë shpejt që të mos krijohen kokrriza, e ziejmë sa të bëhet një brumë i ngjeshur. Pastaj e heqim nga zjarri, e përziejmë me preshin e pergatitur. I ndajmë në copa, i japim formën e rrumbullakët
-
VIDEO
Reçel kumbulle nga zonja Mirela
Reçel me kumbulla
Përbërësit:
- 1 kg e 200 g kumbulla të pastruara nga farat
- 400 g sheqer
- 1/2 limon lëngu
- Gjethe barbarozë
Përgatitja:
Pastrojmë kumbullat nga farat edhe i presim në copa të vogla, shtojmë sheqerin edhe i lëmë derisa të lëngëzohen. I vendosim të ziejnë në temperaturë mesatare derisa të zbuten, shtojmë lëngun e limonit dhe gjethet e barbarozës. E vendosim të nxehtë në kavanoza sterile, i mbyllim kapakun edhe i kthejmë përmbys derisa të ftohen plotësisht.
-
VIDEO
Makarona me spinaq dhe gjizë në furrë nga zonja Mirela / Recetë në 10 minuta
Makarona me spinaq dhe gjizë në furrë
Përbërësit:
- 320 g pasta Ola
- 500 g spinaq
- 1 presh
- 300 g gjizë
- 100 g djathë parmigiano
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Ziejmë pastat Ola sipas udhëzimeve në paketim. Në tigan kaurdisim preshin me vaj ulliri sa të zbutet edhe më pas shtojmë spinaqin. Sapo spinaqi të ulë volumin e bluajmë të gjithën si krem, shtojmë pastat i përziejmë edhe i vendosim në tavë me gjizën dhe djathin parmigiano. E vendosim në furrë për 20 minuta sa të kërcaniset pjesa lart.
-
VIDEO
Ish-kreu i SHISH nën akuzë nga SPAK se ndihmoi Agasin me të dhëna sekrete, Muçi për Report Tv: Rama të mbajë përgjegjësi politike! Shteti ka rënë
Vlora Hyeni u la në ‘arrest shtëpie’ nga GJKKO. Deputeti i ‘Lëvizja Bashkë’, Redi Muçi i ftuar në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’, tha se përveç personit që mban përgjegjësi penale, nga ana tjetër dikush të mbajë përgjegjësi politike.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 25 shtator 1996/ Protestë e përgjakshme në Laprakë kundër shembjes së shtëpive,5 policë e 20 banorë të plagosur
Bashkia e Tiranës në shtator të vitit 1996-të kishte nxjerrë një vendim për të prishur disa banesa në zonën e Laprakës. Banorët që vinin kryesisht nga verilindja u ngritën në protestë që përfundoi me përleshje dhe dhunë ku mbetën të plagosur edhe policë e banorë. Këtë përplasje të dhunshme e pasqyronte shtypi i shkruar në numrin e datës 25 shtator 1996-të. Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan : “ Barrikadë e policë, protestë e përgjakshme”. Ndërsa në gazetën Koha Jonë po për këtë ngjarje titulli kryesor ishte ky: “Tirana nën gurë dhe zjarre”.
-
VIDEO
Spahiu: Gjermania, SHBA, Franca dhe Spanja asnjëherë s’kanë pasur grua në krye të Shërbimit Sekret
Juristi Kreshnik Spahiu tha se shtetet më demokratike të botës, si SHBA, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Spanja, nuk kanë pasur ndonjëherë grua në krye të shërbimit Sekret.
-
VIDEO
Ish-kreu i SHISH në ‘arrest shtëpie’/ Ish-prokurori: E mjerueshme që institucioni më i rëndësishëm i sigurisë kombëtare është në këtë gjendje! Prençi: Duhej masë më e fortë sigurie për Hysenin
Teksa tha se dosja 'Hyseni-Agasi' është 'maja e Olimpit' të krimit, ish-prokurori Muçi theksoi se SPAK disponon materiale të shumta që kompromentojnë ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni. Ndërsa ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi tha se Vlora Hyseni është marrë personalisht me kreun e opozitës, me qëllim denigrimin e imazhit të tij.
-
VIDEO
Spahiu: Vlora Hyseni si kryespiune grua nuk ka tradhtuar shtëpinë, por Shqipërinë
Për juristin Kreshnik Spahiu, masa e sigurisë e vendosur ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, duhet të kishte qenë më e rëndë sesa 'arrest me burg', për shkak pasi sipas tij, reflektimi i saj është tërësisht banal.
-
VIDEO
Avokatët njoftuan nisjen e hetimeve nga SPAK për resortin e Ulajt në Rrjoll, Prek Molla: Lajm i mirë! Paralajmëroj shqiptarët që të mos blejnë në ‘Baks Bay’, s’do i gëzojë askush pronat tona
Prek Molla tha se Bashkim Ulaj ka ndryshuar emrin e resortit që po ndërton në Rrjoll të Velipojës nga 'Blu Borgo' në 'Baks Bay', me qëllim sipas tij që të mashtrojë blerësit, sikur bëhet fjalë për një tjetër resort.
-
VIDEO
Ndihmoi me të dhëna sekrete Agasin, Gashi: Gjatë detyrës së saj në Kosovë është portretizuar si figurë që ka integritet
Kreshnik Gashi, kryeredaktor ‘Kallxo.com’ në Prishtinë në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Studio Live’ tha se akuzat për ish kreun e SHISH, Vlora Hyseni është një lajm që ai konsideron të rëndë.
-
VIDEO
GJKKO la në arrest shtëpie ish-kreun e SHISH, avokati: Prisja një masë më të rëndë! Ajo çfarë ka ndodhur nuk i përket një vendi që pretendon të hyjë në BE
Avokati Ermal Hamataj, i ftuar sot në ‘Studio Live’ nën moderimin e Ermal Qorit tha se priste një masë më të rëndë se ajo ‘arrest në shtëpi’ për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni.