-
VIDEO
Nuk mjafton çfarë hamë! Sekreti është çfarë përthith trupi | 3 gabimet që pengojnë tretjen
Shpesh mendojmë se të ushqehesh shëndetshëm do të thotë thjesht të zgjedhësh ushqimet e duhura. Por a mjafton vetëm ajo që vendosim në pjatë? Në të vërtetë, një pyetje po aq e rëndësishme është: sa prej vlerave ushqyese të atij ushqimi arrin të përthithë realisht organizmi ynë? Si shpjegohet që një person mund të ushqehet në mënyrë të shëndetshme, mund të marrë edhe suplemente, dhe përsëri të ketë mungesa të hekurit, vitaminave apo mineraleve? Sa ndikon stresi kronik në procesin e tretjes dhe në mënyrën sesi organizmi e përpunon ushqimin? Dhe a mund të ndikojë mënyra si hamë, të ngrënit me nxitim apo përtypja e pamjaftueshme, në tretjen dhe përthithjen e lëndëve ushqyese? Nga ana tjetër, lodhja që shumë njerëz ndiejnë pas ushqimit, a është gjithmonë normale apo mund të jetë një sinjal që duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje sistemit tonë tretës? Dhe çfarë ndodh me ritualet që janë bërë gjithnjë e më të përhapura, si përdorimi i uthullës së mollës apo xhinxherit para vakteve? A kanë vërtet një rol në tretje dhe përthithje, apo kemi të bëjmë me pretendime që nuk mbështeten domosdoshmërisht nga shkenca? Çfarë mund të bëjmë në jetën e përditshme për të ndihmuar organizmin të përfitojë sa më mirë nga ushqimi, të përmirësojmë tretjen dhe të përthithim mineralet dhe vitaminat e nevojshme? Për këtë temë kaq të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
-
VIDEO
Supë me pashaqofte nga Mirela Andoni
Supë me pashaqofte
Përbërësit:
- 250 g mish i grirë
- 1 qepë e grirë me rende
- 3-4 lugë gjelle me oriz
- 2 vezë
- 1 lugë dhjozëm/mendër
- 1/2 limon
- Kopër
- Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në tas formojmë brumin e qofteve duke përzier mishin, orizin e zier pak, qepën, kripë, piper, të bardhat e vezëve dhe dhjozmën. Në tenxhere vendosim 1 litër ujë të ziejë dhe shtojmë qoftet pasi i kemi dhënë formë. Sapo të ziejnë plotësisht, lëngun e presim me të verdhat e vezëve me limon. Në pjatë shtojmë sipas dëshirës piper të zi dhe kopër të freskët.
-
VIDEO
Ja sa thjesht mund të bëni vetë në shtëpi misra të pjekur me erëza
Misra të pjekur me erëza
Përbërësit:
- 4 misra
- 2 lugë vaj ulliri
- 2 lugë gjalpë
- Kripë piper
- Spec i kuq pluhur
- Spec i kuq pikant
- Pluhur hudhre
Përgatitja:
Misrat i ziejmë derisa të zbuten, e presim çdo kalli misri për së gjati në katër pjesë. I vendosim në tavë të veshur me letër pjekje. I lyejmë me gjalpë, vaj dhe erëza dhe i pjekim në furrë të parangrohur me 200° për 20-30 minuta sa të marrin ngjyrë.
-
VIDEO
Bukë misri me presh dhe shëllirë nga Mirela Andoni
Bukë misri me presh dhe shëllirë
Përbërësit:
- 400 g miell misri
- 1 presh
- 200 ml ujë i nxehtë
- 100 ml shëllirë
- 1 gotë qumësht
Përgatitja:
Në tigan kaurdisim preshin e grirë sa të zbutet me pak qumësht dhe vaj ulliri. Në tas përziejmë preshin me miellin, shëllirën dhe ujin e nxehtë sa të bëhet brumë. E vendosim në tavë të lyer me vaj dhe miell misri. E pjekim në furrë të parangrohur me 200° sa të marri ngjyrë të kuqerremtë. E shoqërojmë me djathë ose speca me gjizë turshi.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 23 shtator 1997/ Pas plagosjes së Azemit PD bojkoton Kuvendin dhe nis protestat: Nuk kthemi po s’iku Nano
Pas plagosjes në Kuvend të Azem Hajdarit situata nuk ishte aspak e qetë.Mbështetësit e PD ishin ngritur në protesta ndërsa vetë Këshilli Kombëtar i partisë më të madhe opozitare kishte vendosur bojkot të Kuvendit dhe zhvendosjen e veprimtarisë në rrugë deri në plotësimin e disa kërkesave ku kryesorja ishte dorëheqja e kryeministrit Fatos Nano. Në numrin e datës 23 shtator 1997-të Gazeta Shqiptare në faqe të parë në lidhje me këto zhvillime shkruan: “Berisha: Lamtumirë Parlament” ndërsa në Koha Jonë zhvillimi kryesor ishte ky: “Berisha: Të gjitha vrasjet lidhen me Nanon”
-
VIDEO
Arresti për Vlora Hysenin/ Petro Koçi: Ngjarje me peshë shumë të madhe negative! Kulluri: Është shembur arkitektura e sigurisë Kombëtare, Begaj ka përgjegjësinë më të rëndë politike
Në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv u diskutua mbi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ të nxjerrë nga SPAK për drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.
-
VIDEO
Arresti për Vlora Hysenin/ Karanxha: SHISH ka bashkëpunuar edhe me organet e vettingut, me shkresat e tyre janë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë! Kthupi: Rama të ndajë shapin nga sheqeri!
Avokati Kthupi tha se pezullimi nga detyra i një funksionari publik duhet të vijë automatikisht për sa kohë që funksionari publik dyshohet për një vepër penale të kryer në ushtrim të funksionit. Ndërkohë ish-prokurori Karanxha, bazuar në akuza te SPAK për Vlora Hyseni, theksoi se grupet kriminale janë certifikuar si të ligjshëm nga SHISH.
-
VIDEO
Yzeiri: Drejtuesja e një prej një institucioneve më solemne në Shqipëri të jetë nën hetim nga SPAK është e rëndë! Avokati: Një skandal në këto 36 vite për shtetin tonë
Analisti Ilir Yzeri i ftuar sot në ‘Studio Live’ e cilësoi një gjë të rëndë që një drejtues i SHISH të jetë në hetim nga SPAK. Ndërkohë Fran Dashi avokat i ftuar gjithashtu në studio tha se lajmi i sotëm ishte një skandal për vendin tonë në këto 36 vite.
-
VIDEO
Arresti ndaj kreut të SHISH, Agron Duka në Report TV: Ka kosto politike dhe kombëtare, minus për qeverinë shqiptare
Ai argumentoi se zgjatja e qeverisjes dhe përqendrimi i vendimmarrjes kanë ndikuar në këtë situatë, duke shtuar se, sipas tij, përgjegjësia nuk është e Vlora Hysenit, por e kryeministrit Edi Rama.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Shtator 2026, Receta/ Nga Korça në Tiranë, 25 shoqet e pandara
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Speca të mbushur me bulgur / Kunguj me kos / Petulla me qumësht.
Sot do të ndalemi te një nga lidhjet më të bukura që mund të krijojë njeriu: miqësia. Një miqësi e vërtetë nuk është vetëm të ndash të qeshurat, udhëtimet apo momentet e bukura. Ajo është edhe dashuri, respekt, mbështetje dhe të qenit pranë njëri-tjetrit në ditët e mira, por sidomos në ato më të vështirat. Sepse miqtë e vërtetë janë ata që nuk janë aty vetëm kur gjithçka shkon mirë, por qëndrojnë pranë teje edhe kur jeta të vendos përballë sfidave. Thonë se me kalimin e viteve, miqtë bëhen familje, dhe sot do të flasim pikërisht për këtë lloj miqësie: atë që nuk matet me vite, por me kujtime, përjetime dhe me mënyrën se si gjendemi pranë njëri-tjetrit. Shtatë zonja të nderuara kanë ardhur posaçërisht nga Korça për emisionin "Rreze Dielli": Lenkë Kodra, Valbona Laholli, Leonora Terpollari, Donika Liçjeni, Luljeta Ramadani, Marsela Kasapi dhe Hëna Shalsi. Dhe, siç e do mikpritja korçare, nuk kanë ardhur duar bosh! Në fakt, këto shtatë zonja janë pjesë e një grupi prej 25 mikeshash, që udhëtojnë, argëtohen, festojnë dhe gjenden pranë njëra-tjetrës në çdo moment të rëndësishëm, një miqësi që ndër vite është kthyer në një familje të madhe.
-
VIDEO
Akuzat ndaj drejtoreshës së SHISH, Çipa kërkon transparencë: Zbardhja e së vërtetës është detyrim, depërtimi i krimit është alarmant!
Sipas Çipës, akuzat ndaj kreut të SHISH janë të një natyre që nuk komprometojnë vetëm individin, por edhe institucionin që ajo drejton.
-
VIDEO
Shoqe Lenka sjell nikoqiret e Korçës / Grupi i pensionisteve që po habit dynjanë
Sot do të ndalemi te një nga lidhjet më të bukura që mund të krijojë njeriu: miqësia. Një miqësi e vërtetë nuk është vetëm të ndash të qeshurat, udhëtimet apo momentet e bukura. Ajo është edhe dashuri, respekt, mbështetje dhe të qenit pranë njëri-tjetrit në ditët e mira, por sidomos në ato më të vështirat. Sepse miqtë e vërtetë janë ata që nuk janë aty vetëm kur gjithçka shkon mirë, por qëndrojnë pranë teje edhe kur jeta të vendos përballë sfidave. Thonë se me kalimin e viteve, miqtë bëhen familje, dhe sot do të flasim pikërisht për këtë lloj miqësie: atë që nuk matet me vite, por me kujtime, përjetime dhe me mënyrën se si gjendemi pranë njëri-tjetrit. Shtatë zonja të nderuara kanë ardhur posaçërisht nga Korça për emisionin "Rreze Dielli": Lenkë Kodra, Valbona Laholli, Leonora Terpollari, Donika Liçjeni, Luljeta Ramadani, Marsela Kasapi dhe Hëna Shalsi. Dhe, siç e do mikpritja korçare, nuk kanë ardhur duar bosh! Në fakt, këto shtatë zonja janë pjesë e një grupi prej 25 mikeshash, që udhëtojnë, argëtohen, festojnë dhe gjenden pranë njëra-tjetrës në çdo moment të rëndësishëm, një miqësi që ndër vite është kthyer në një familje të madhe.