-
VIDEO
‘Një nga rastet më të paprecedenta’, Spahiu: Këshilli i Sigurimit të reflektojë për skandalin e kreut të SHISH
Juristi e sheh lajmin e arrestimit nga të dyja anët e ‘monedhës.’ Ana e mirë sipas tij, është ndryshimi që ka ndodhur me kohën pasi më parë nuk mund të imagjinohej një ngjarje e tillë. Disavantazhi janë kriteret që qeveritë ndër vite kanë përdorur për të zgjedhur krerët e Shërbimit Informativ.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Shtator 2026, Receta/ Horoskopi për muajin Tetor
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pasta Flora me reçel kumbulle / Paçe koke / Sallatë me karrota.
Muaji Tetor sjell energji të reja, ndryshime dhe zhvillime interesante për të 12 shenjat e zodiakut. Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën prej tyre? Kush do të ndihet më i favorizuar gjatë këtij muaji dhe për cilat shenja Tetori sjell më shumë prova, vendime apo situata që kërkojnë kujdes? Për të zbuluar se çfarë thonë yjet për dashurinë, punën, financat dhe zhvillimet e rëndësishme të këtij muaji, ndalemi te horoskopi i Tetorit me astrologe Denisa Shyle.
-
VIDEO
Tetori sjell TRONDITJE! Çfarë do të ndodhë për 12 shenjat e horoskopit?/ FIKSOJINI këto 2 data
Muaji Tetor sjell energji të reja, ndryshime dhe zhvillime interesante për të 12 shenjat e zodiakut. Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën prej tyre? Kush do të ndihet më i favorizuar gjatë këtij muaji dhe për cilat shenja Tetori sjell më shumë prova, vendime apo situata që kërkojnë kujdes? Për të zbuluar se çfarë thonë yjet për dashurinë, punën, financat dhe zhvillimet e rëndësishme të këtij muaji, ndalemi te horoskopi i Tetorit me astrologe Denisa Shyle.
-
VIDEO
Pasta Flora si dikur, me reçel kumbulle nga Mirela Andoni
Pasta Flora me reçel kumbulle
Përbërësit:
- 1 e verdhë veze
- 1 filxhan kafeje me gjalpë të tretur
- 1 filxhan kafeje me sheqer
- 1 gotë uji miell Ola
- 2 lugë ujë ose qumësht
- Fryrës
- Reçel kumbulle
Përgatitja:
Rrahim vezën me sheqerin, gjalpin edhe ujin. Përziejmë miellin me fryrësin ose sodën edhe e bashkojmë me pjesën e lëngshme derisa të përftohet brumë që nuk ngjit. E shtroni në tavë, e shponi me pirun edhe shtroni reçelin, e piqni në furrë të parangrohur me 180 ° për 20 minuta.
-
VIDEO
Paçe koke nga Mirela Andoni / Më të mirë nuk keni provuar!
Paçe koke
Përbërësit:
- Lëng koke 1 litër (kokë 1 kg)
- 3-4 lugë gjelle dhjamë
- 1 lugë kafeje salcë
- Spec i kuq (djegës sipas dëshirës)
- 4-5 thelpinj hudhër
- 3-4 lugë gjelle uthull
Për lëngun e kokës
- 1 qepë
- 2 karrota
- 2 gjethe selino
- Kripë, piper i zi
- Gjethe dafine
Përgatitja:
Kokët pastrohen, copëtohen, vihen në ujë të ftohtë që të lahen e t’u ikë gjaku; më pas vendosen në tenxhere, mbulohen me ujë të ftohtë dhe vihen në zjarr. Kur të kenë marrë valë, hiqet shkuma dhe lihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë, duke shtuar qepët, karrotat, selinonë, kripën, pıperin, dafinën dhe majdanozin. Lihen derisa të jenë zier mirë dhe mishi të ndahet lehtë nga kocka. Kullohen, pastrohet mishi nga kocka dhe pritet në copa kubike të vogla. Në tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe gjella lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë edhe për disa minuta, duke i hedhur kripë e piper të zi. Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura me uthull.
-
VIDEO
Sallatë me karrota nga zonja Mirela
Sallatë me karrota
Përbërësit:
- 300 g karrota
- 1 thelpi hudhër
- 1 tufë majdanoz
- Kripë dhe piper i zi
- 4 lugë uthull molle
- 2 lugë vaj ulliri
Përgatitja:
Karrotat i grijmë me rende dhe i vendosim në tas duke i shtuar marinimin me majdanoz, hudhër të shtypur, kripë, piper, uthull molle dhe vaj ulliri.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 28 shtator 1997/Aksioni i Specialëve në Çole sjell arrestimin e Zani Çaushit,kapoja i shumëkërkuar s’bën rezistencë
Gazeta Koha Jonë në numrin e datës 28 shtator 1997-të pasqyronte një zhvillim të rëndësishëm që vinte nga Vlora dhe që kishte të bënte me ngjarjet e rënda të rregjistruara krysisht në mars-prill të atij viti të mbrapsht. Një nga personazhet më të njohura të atyre ngjarjeve Zani Çaushi kreu i një prej bandave të Vlorës ishte arrestuar. Koha Jonë në faqe të parë shkruan : “Zani arrestohet në Vlorë” . Në Gazetën Shqiptare kryeartikulli ishte ky: “Shteti nuk e mbyll VEFA-n” ndërsa në RD pasqyrohej qëndrimi i opozitës se kryeministri Nano po hakmerrej me drejtësinë.
-
VIDEO
‘Aman më shpëto lopën’, prek veterineri Gani Çelepija: Kam pritur rreth 11 mijë viça, ja rasti më delikat në punë
Për Gani Çelepijën, pensioni nuk ka qenë periudhë pushimi. Prej 50 vitesh, endet në fshatrat e Shkodrës për t’iu ardhur në ndihmë fermerëve si veteriner.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 26 shtator 1998/Antiterrori zbulon planin për të vrarë një nga ministrat e qeverisë Nano,frikë edhe për krerë të Policisë
Antiterrori kishte zbuluar një plan për të vrarë një nga ministrat e kabinetit të Fatos Nanos. Ky zhvillim vinte pasi në vend ishin rregjistruar dy ngjarje të rënda në shtator të vitit 1998-të. Ishte vrarë Azem Hajdari dhe kishte ndodhur një grusht shteti e situata nuk ishte nga më të qetat. Në shtypin e shkruar të datës 26 shtator 1998-të Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan: “Plan për të vrarë një nga ministrat” duke zbuluar se frika ekzistonte edhe për krerë të lartë të Policisë. Ndërsa Koha Jonë shkruante: “Meidani para hetuesve” dhe titulli kryesor në RD ishte: “Opozita do ta shemb Nanon” duke i dërguar PD një mesazh të qartë kryeministrit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Shtator 2026, Receta/ Histori suksesi / Leximi i ëndrrave
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pasta Ola me spinaq në furrë / Qofte me presh dhe miell misri Ola/ Reçel me kumbulla.
Në këtë pjesë të Rreze Dielli takojmë Jona Dodën, një shqiptare e re me eksperiencë ndërkombëtare, e cila pas viteve të karrierës në Mbretërinë e Bashkuar ka zgjedhur të rikthehet në Shqipëri për të sjellë dije, inovacion dhe teknologji. E diplomuar në London School of Economics (LSE), me mbi 10 vite eksperiencë në marketing dhe në sektorët FinTech & GreenTech, Jona ka qenë imazhi global i Visa Everywhere Initiative 2021, pjesë e Women in FinTech Powerlist në Britani dhe kandidate për Forbes 30 Under 30. Sot ajo është themeluese dhe CEO e Bliss, një platformë Health-Tech që ndërthur teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale me shëndetin mendor, duke synuar edhe nevojat e emigrantëve dhe diasporës. Në bisedë flasim për: jetën dhe studimet në Londër që 14 vjeç, vendimin për t'u rikthyer në Shqipëri, sipërmarrjen dhe teknologjinë, financimin ndërkombëtar prej 270 mijë dollarësh, Inteligjencën Artificiale dhe të ardhmen e mjekësisë; shëndetin mendor dhe teknologjinë; dhe risitë që mund të ndryshojnë mënyrën si jetojmë dhe marrim shërbime.
A keni përjetuar ndonjëherë një Deja Vu dhe keni ndier sikur atë moment e keni jetuar më parë Apo ju është përsëritur e njëjta ëndërr, keni parë gjarpër, gjak apo edhe vdekjen në ëndërr dhe keni pyetur se çfarë mund të fshihet pas këtyre shenjave? Po çfarë ndodh me ne përtej asaj që shohim dhe prekim? A vazhdon jeta edhe pas vdekjes? Çfarë lidhjeje mund të ketë me mishërimin, jetët e kaluara dhe intuitën tonë? Sot do të ndalemi te këto pyetje dhe te shumë prej besimeve e interpretimeve që lidhen me to. Do të flasim me Amadea Stefa për ëndrrat, Deja Vu-në, simbolikën e tyre, si edhe për marrëdhënien mes zemrës, mendjes dhe shpirtit. Dhe në fund, do të prekim edhe një besim interesant: pse disa njerëz mendojnë se ditëlindja nuk duhet festuar pikërisht në ditën kur mbush vitet? Një diskutim ku e mistershmja, spiritualiteti dhe përvojat njerëzore takohen.
-
VIDEO
Eksperti rrëzon alibinë e Hysenit për Agasin: Kreu i SHISH s’mban kontakte direkte me informatorë, ja si mund ta verifikojë SPAK! Audit për informacionet e rrjedhura
Eksperti i sigurisë Xhavit Shala thotë për Report Tv se kreu i SHISH nuk mund të mbajë drejtpërdrejt informatorë. Sipas tij, SPAK mund të verifikojë pretendimin se Ergys Agasi ishte bashkëpunëtor i Shërbimit, pasi çdo informator regjistrohet me kod e dosje, ndërsa dokumentohen detyrat, raportet dhe pagesat.
-
VIDEO
E reja nga Durrësi mbledh 270 mijë dollarë/ Arsyeja do t'ju habisë!