-
VIDEO
Petulla me qumësht si pambuk që nuk thithin asnjë pikë vaj nga zonja Mirela
Petulla me qumësht
Përbërësit:
- 600 g miell gruri
- 250 ml qumësht
- 80 g gjalpë
- 1 pako me sheqer vanilje
- 1 lugë e vogël me kripë
- 2 vezë
- 1 pako maja ose 7 g
Përgatitja:
Në tas tretim majanë me sheqerin edhe pak qumësht, sapo të aktivizohet shtojmë miellin, qumështin e mbetur, gjalpin e zbutur, vezët dhe kripën. Formojmë një brumë të butë që nuk ngjit. E lëmë në tas të dyfishojë vëllimin edhe më pas e hapim mbi tavolinë me trashësi 2 cm, e presim me forma edhe i skuqim në vaj të nxehtë. Më pas i kalojmë në sheqer me kanellë.
-
VIDEO
Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni rezulton jashtë shtetit! SPAK kontrolle te Proda, merret edhe në pyetje! 2 në pranga
Vlora Hyseni ishte në krye të SHISH prej vitit 2023. Ajo akuzohet për “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Hyseni rezulton jashtë shtetit. Operacioni në vijim e sipër. Në pranga edhe shefi i laboratorit Shkencor të Policisë dhe kryekamerieri i lokalit te rezidenca qeveritare në Durrës.
-
VIDEO
Kunguj me kos nga zonja Mirela / Taratori më i mirë që mund të keni provuar!
Kunguj me kos
Përbërësit:
- 3 kunguj
- 1 thelpi hudhër
- 300 g kos
- 100 g djathë i bardhë
- Kripë dhe piper
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Kungujt pasi i pjekim në furrë, i vendosim në pjatë ku kemi krijuar një shtresë me kos të trashë dhe copa djathi, shtojmë hudhër të grimcuar, vaj ulliri, kripë, piper si dhe ca gjethe mente ose kopër sipas dëshirës.
-
VIDEO
Do lini kokën për këtë tavë me SPECA TË MBUSHUR nga zonja Mirela
Speca të mbushur me bullgur
Përbërësit:
- 5 speca
- 4 domate
- 1 qepë
- 1 tas bullgur
- 2 tasa ujë të nxehtë
- Kripë, piper, nenexhik
Përgatitja:
Kaurdisni qepën disa minuta, shtoni bullgurin dhe vazhdoni kaurdisjen, më pas shtoni kripën dhe erëzat. Domatet me një lugë i hiqni të gjithë tulin e brenshëm dhe e shtoni te bullguri. E zieni disa çaste dhe pastaj mbushni specat edhe domatet. I rreshtoni në tavë, mbushni anët me bullgurin e mbetur dhe ujin e nxehtë. Vendosini në furrë të parangrohur në 180 gradë për 40 minuta derisa të marrin ngjyrë të bukur.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 22 shtator 1998/ Presidenti amerikan Bill Klinton reagon për grushtin e shtetit: Berisha fajtor, PD sfidoi ligjin
Për ngjarjen e rëndë të grushtit të shtetit në Shqipëri rregjistruar më 14 shtator 1998-të do të komentonte edhe presidenti amerikan Bill Klinton. Në një bisedë me Romano Prodin ai bënte fajtor Berishën pasi deklaronte se PD sfidoi ligjin duke theksuar se e rëndësishme ishte që u shmang lufta civile në Shqipëri. Këto qëndrime të Klinton pasqyroheshin si zhvillim kryesor në shtypin e shkruar të datës 22 shtator 1998-të. Koha Jonë shkruan në faqe të parë: “Klinton: Berisha fajtor” ndërsa për këtë çështje në Gazetën Shqiptare shkruhej: “ Klinton: Duhet krijuar grupi i miqve të Shqipërisë”
-
VIDEO
Pagat e Drejtësisë sërish në Kushtetuese/ Avokati Caca: Ftesa e Ramës për magjistratët erdhi shumë vonë! Meçe: Qytetarët çuditen me rrogat e larta të gjyqtarëve e prokurorëve
Në debatin për pagat e Drejtësisë, avokati Caca u dha të drejtë magjistratëve. E kundërta ishte për analistin Meçe, i cili tha se sot pagat e prokurorëve e gjyqtarëve janë në nivelin më të lartë të shërbimit civil.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: PS dhe PD bëjnë ndarje administrative në Shqipëri më shpesh se Kina dhe India
Juristi Kreshnik Spahiu ka folur sot në një lidhje për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, për ndarjen e re territoriale të propozuar nga PS, e cila pritet të miratohet së shpejti në Parlament dhe që parashikon shkrirjen e 15 bashkive.
-
VIDEO
Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial
Juristi Spahiu theksoi se pagat e magjistratëve duhet të barazohen me ato të niveleve të larta të Ekzekutivit dhe Legjislativit, në mënyrë që ky pushtet sipas tij, të mos jetë i diskriminuar në raport me 2 pushtetet e tjera.
-
VIDEO
‘Flamingo e Zvërnecit u globalizua’- Rama nga SHBA: Protestuesit kundër Qeverisë do i doja të ishin në këtë sallë, të m'i thoshin në sy kundërshtitë
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi me shqiptarët në Michigan foli edhe për protestat anti-qeveritare që po zhvillohen prej muajsh në Tiranë, të cilat nisën për të kundërshtuar investimin në Zvërnec.
-
VIDEO
'Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës' Rama me shqiptarët në Michigan: Çdo shqiptar do ta gjejë shtetin me një klik
Kryeministri Edi Rama vijoi takimin me komunitetin shqiptar në Michigan, ku një pjesë të fjalës ia kushtoi rolit të diasporës dhe ndryshimeve që, sipas tij, ka kaluar Shqipëria vitet e fundi
-
VIDEO
Rama nga SHBA: Sot Shqipëria është mburoja më e mirë e çdo shqiptari, një adresë ku bota e lirë mblidhet për të diskutuar për të nesërmen e saj
Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët në Michigan të SHBA-ve se sot Shqipëria është një adresë ku mblidhet bota e lirë për të diskutuar për të nesërmen e saj.
-
VIDEO
Rama: Diaspora e djeshme ishte një det i madh energjie, por pa port për të ankoruar kontributet
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me diasporën shqiptare në Michigan, vuri në dukje edhe kontributin e emigrantëve shqiptarë.