-
VIDEO
Vlora Hyseni në arrest, eksperti i sigurisë në Report TV: Dështim shtetëror! Duhet ligj i ri për mbikqyrjen e SHISH! Andoni: Rama e Begaj të japin shpjegime!
Arresti shtëpiak i ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ngre pyetje edhe për institucionet që duhet ta verifikonin dhe mbikëqyrnin atë, thanë Evarist Beqiri dhe Ben Andoni në “Sot Live në Shqipëri” në Report TV.
-
VIDEO
Pite speciale të mbushura nga zonja Mirela / Përgatiten në çast me super shije
Pite të mbushura me djathë dhe kremviçe
Përbërësit:
- 500 g miell
- 300 ml kos
- 1 vezë
- 1 lugëz me sodë
- 1 lugë vaj ulliri
- Pak kripë
- Për mbushjen: djathë gouda dhe kremviçe
Përgatitja:
Formojmë brumin dhe e lëmë të pushojë disa minuta. E ndajmë në 8 kuleçë edhe i hapim me pec me trashësi 3 mm, i mbushim me kremviçe dhe djathë. I palosim në mes duke mbyllur mirë anët. I skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë nga të dy anët.
-
VIDEO
Vezë me domate në tigan nga zonja Mirela
Vezë me domate në tigan
Përbërësit:
- 2 domate
- 1 thelpi hudhër
- 4 vezë
- Thërrime djathi
- Majdanoz
- Vaj ulliri
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Në tigan shtojmë hudhrën në vaj ulliri dhe sapo të lëshojë aromën shtojmë domatet e grira, rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Vendosim vezët edhe e mbulojmë me kapak derisa të ziejnë sipas shijes personale. Në fund i shtojmë djathë të thërmuar dhe majdanoz.
-
VIDEO
Speca gogozhare gati në 5 minuta me dafinë, vaj e uthull nga zonja Mirela
Speca pufka me presion
Përbërësit:
- 1 kg speca të kuq
- 1 lugë çaji me kripë
- 1 filxhan kafe me vaj ulliri
- 2 filxhan kafe me uthull molle
- 3-4 thepinj hudhër
- 2-3 gjethe dafinë
- 1 lugë çaji me piper kokërr
Përgatitja:
Në tenxheren e presionit vendosim specat e pastruar nga farat, shtojmë hudhrat, piperin, dafinën, kripën,vajin dhe uthullën. E vendosim të ziejë derisa të fillojë fishkëllima e presionit. E largojmë nga nxehtésia edhe i lëmë të ftohen plotësisht, pastaj i vendosim në vazo qelqi dhe i konsumojmë gjatë javës.
-
VIDEO
Kreu i SHISH në arrest shtëpie/ Gjoni: Do ketë ‘lëvizje tektonike’ politike, goditje e madhe për Ramën! Avokati Karaj: Rasti nuk duhet parë vetëm si histori rozë
Ish-zyrtari i Ministrisë së Jashtme, Ralf Gjoni dhe avokati Leonard Karaj kanë diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, lidhur me hetimin e SPAK ndaj drejtoreshës së shkarkuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet si bashkëpunëtore e Ergys Agasit, i arrestuar më herët në kuadër të dosjes AKSHI.
-
VIDEO
Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin e drejtoreshës së shkarkuar!
Ish-ministri Alibeaj theksoi se nuk besonte se impulset erotike e kishin shtyrë Vlora Hysenin që të furnizonte me informacione Ergys Agasin. Ndërsa gazetari Topuzi tha se besonte se SHISH nuk ishte vënë në dijeni nga SPAK për operacionin për arrestimin e Agasit.
-
VIDEO
Kreu i SHISH në arrest shtëpiak, Spahiu në Report TV: SPAK ka hyrë në histori, opozita duhet t’i kërkojë falje Altin Dumanit
Opozita ka në dorë një nga dosjet më të rënda për qeverinë Rama, por duke sulmuar Altin Dumanin po dobëson vetë kauzën e saj. Kështu e lexon Kreshnik Spahiu qëndrimin e opozitës pas vendosjes në arrest shtëpiak të drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni.
-
VIDEO
Mesazhet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin, Spahiu në Report TV: Banalitet që dëmton imazhin e Shqipërisë në NATO!
Për Spahiun, çështja nuk mbyllet me sqarimin e rrethanave penale nga SPAK. Ajo kërkon edhe një përgjigje politike për vendimin që i besoi Hysenit drejtimin e SHISH-it.
-
VIDEO
Tha se Belona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren
Nëna e Belona Matës, Bukurie Veizi, u përball live me avokatin Alban Duraj, i cili pak ditë më parë deklaroi në media se vajza ishte gjetur dhe se ndodhej në Gjermani, si studente ekselente, madje e birësuar nga një çift grek. Lajmi bëri bujë në media, ndërsa vetë nëna, Bukurie Veizi, mohon që e bija të jetë gjetur.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Shtator 2026, Receta/ Problemet me tretjen & përthithjen e vitaminave dhe mineraleve
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukë misri me presh dhe shëllirë / Supë me pashaqofte / Misra të pjekur me erëza.
Shpesh mendojmë se të ushqehesh shëndetshëm do të thotë thjesht të zgjedhësh ushqimet e duhura. Por a mjafton vetëm ajo që vendosim në pjatë? Në të vërtetë, një pyetje po aq e rëndësishme është: sa prej vlerave ushqyese të atij ushqimi arrin të përthithë realisht organizmi ynë? Si shpjegohet që një person mund të ushqehet në mënyrë të shëndetshme, mund të marrë edhe suplemente, dhe përsëri të ketë mungesa të hekurit, vitaminave apo mineraleve? Sa ndikon stresi kronik në procesin e tretjes dhe në mënyrën sesi organizmi e përpunon ushqimin? Dhe a mund të ndikojë mënyra si hamë, të ngrënit me nxitim apo përtypja e pamjaftueshme, në tretjen dhe përthithjen e lëndëve ushqyese? Nga ana tjetër, lodhja që shumë njerëz ndiejnë pas ushqimit, a është gjithmonë normale apo mund të jetë një sinjal që duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje sistemit tonë tretës? Dhe çfarë ndodh me ritualet që janë bërë gjithnjë e më të përhapura, si përdorimi i uthullës së mollës apo xhinxherit para vakteve? A kanë vërtet një rol në tretje dhe përthithje, apo kemi të bëjmë me pretendime që nuk mbështeten domosdoshmërisht nga shkenca? Çfarë mund të bëjmë në jetën e përditshme për të ndihmuar organizmin të përfitojë sa më mirë nga ushqimi, të përmirësojmë tretjen dhe të përthithim mineralet dhe vitaminat e nevojshme? Për këtë temë kaq të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
-
VIDEO
Arrest në shtëpi për ish kreun e SHISH, eksperti i sigurisë në Report TV: Siguria kombëtare është shkallmuar
Ai e quajti paradoks emërimin e Hysenit në krye të SHISH-it pas largimit të saj nga shërbimi inteligjent i Kosovës, duke pretenduar se atje ishte shkarkuar për shitje informacioni.
-
VIDEO
Pse ju vjen gjumë pas ushqimit? Ja pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni
Ju vjen gjumë menjëherë pas ushqimit? Mund të mendoni se është thjesht normale, por trupi mund t’ju japë disa sinjale që ia vlen t’i dëgjoni. Pse ndodh kjo dhe çfarë mund të bëni për ta shmangur? Na e shpjegon nutricionisti Altin Joka.