-
VIDEO
Dhimbjet e shpatullës dhe krahut / Ja ushtrimet më të mira që do ju QETËSOJNË menjëherë
Shpatulla është një nga nyjet më të rëndësishme dhe më të ndjeshme të trupit tonë –është krahu që lëviz gjithë jetën! Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me fizioterapisten e njohur Ledina Nikolla, do të mësojmë si të mbrojmë shpatullën nga dëmtimet dhe dhimbjet me ushtrime të thjeshta që mund të bëhen në kushte shtëpie, pa pajisje speciale. Nëse ndjeni ngurtësi, lodhje apo dhimbje në shpatull, këto ushtrime janë për ju! Ndiqni këshillat e duhura për të forcuar, zbutur dhe parandaluar dëmtimet.
-
VIDEO
Tavë dheu tradicionale me mëlçi nga zonja Albana
Tavë dheu tradicionale me mëlçi
Përbërësit:
- 300 gr mëlçi
- 300 ml lëng mishi
- 3 lgj gjizë
- 1 lgj miell misri
- 1 kokërr qepë
- 4-5 thelpinj hudhër
- 2-3 lgj vaj ulliri
- 1 lgj salcë domate
- 1 lgj gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- 1 lgj piper i kuq djegës
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim mëlçitë për pak minuta, i largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim një qepë të grirë imët me pak kripë dhe piper. Sapo qepa të zbutet shtojmë lëngun e mishit dhe salcën e domates. E lemë në temperaturë të ulët për rreth 20 minuta. Ndërkohë tresim gjalpin dhe kaurdisim miellin e misrit derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë gjizën, piperin e kuq, piperin djegës dhe thelpinjtë e hudhrës. Vazhdojmë kaurdisjen duke e trazuar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe më pas e shtojmë tek qepa së bashku me mëlçitë. E spërkasim gatimin me majdanoz të grirë dhe e lemë të marrë valë. Në momentin që yndyra del lart e kalojmë fërgesën në një tavë balte të nxehtë dhe e vendosim në furrë për rreth 20 minuta.
-
VIDEO
Bishtaja me oriz dhe domate nga zonja Albana
Bishtaja me oriz dhe domate
Përbërësit:
- 500 gr bishtaja
- 50 gr oriz
- 1 qepë
- 3 domate
- 1 spec i kuq
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Pastrojmë bishtajat dhe i presim në copa të vogla. Kaurdisim një qepë të grirë së bashku me bishtajat, më pas shtojmë domatet e grira, specin e kuq të prerë në kubikë dhe orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper, shtojmë ujë sa të mbulohen përbërësit dhe e lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare. E servirim gatimin të ngrohtë spërkatur me majdanoz të freskët.
-
VIDEO
Sallatë me lulelakër dhe panxhar nga zonja Albana
Sallatë me lulelakër dhe panxhar
Përbërësit:
- 1 lulelakër mesatare
- 1 panxhar
- 1 qepë e kuqe
- 2-3 lugë vaj ulliri
- 1 lugë uthull molle ose lëng limoni
- 1 thelpi hudhër
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Pak majdanoz i grirë për servirje
Përgatitja:
Fillimisht vendosim panxharin të ziejë dhe më pas e presim në feta. Ndajmë lulelakrën në lule të vogla dhe i vendosim të ziejnë në ujë me pak kripë për 5-7 minuta, derisa të zbuten, por të mos bëhen shumë të buta. I kullojmë dhe i lëmë të ftohen pak. Shtojmë panxharin e zier në feta, qepën e kuqe të prerë në rrathë, vajin e ullirit, limonin/uthullën, hudhrën, kripën dhe piperin. I përziejmë me kujdes dhe i servirim me majdanoz.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 8 maj 2025
Titujt e gazetave për sot, nga ambasada e SHBA mesazh shqiptarëve për zgjedhjet e 11 majit te kësaj here nuk e ka fajin Saliu e deri tek "vendi i nderit" që kushtoi miliona euro.
-
VIDEO
PD, ç’ndodh pas 11 Majit? Skenarët për mandatet, 'skema' në rast humbje! Debate l Repolitix
Për kandidatin e PD Lisandër Hoxha PD në Tiranë synon deri në 19 mandate. Njësoj si Berisha, Hoxha tha se ata që do të cënojnë votën do të shpallen grupe terroriste. Ndërsa, Besart Xhaferri kreu i FRD dhe kandidat i PD në listën e mbyllur të Tiranës, u ndal tek programi i PD. Ai tha se fokusi është tek rinia dhe arsimi.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Lisandër Hoxha: Në Tiranë synojmë 19 mandate, cënuesit e votave do shpallen grupe terroriste! Xhaferri: Ramës i ka mbaruar koha! Tafani: Nëse humbi, a do të largohet Berisha?
Për kandidatin e PD Lisandër Hoxha PD në Tiranë synon deri në 19 mandate. Njësoj si Berisha, Hoxha tha se ata që do të cënojnë votën do të shpallen grupe terroriste. Ai hodhi akuza ndaj qeverisë duke e cilësuar si më të korruptuarën.
-
VIDEO
Mes shtigjeve të panjohura dhe prodhimeve bio, rutina e ngjeshur e Ardjanit në Gjinar l NJË NGA NE
Gjinari është një nga destinacionet më të dashur nga turistët. Nisur nga kjo, Ardjani ka vendosur të kontribuojë në vendlindje duke promovuar bukuritë e fshatit të tij, traditën, prodhimet bio dhe bujtinat. Dita e tij është e mbushur plot me angazhime duke nisur nga punët e bujqësisë dhe blegtorisë tek aktivitetet e lidhura me turizmin, traditën dhe fotografinë.
-
VIDEO
Dosja ‘Partizani’/ Petraj për Report Tv: Berisha po hakmerret ndaj Irena Gjokës! Zvarritja është konsum mediatik për të larguar vëmendjen nga akuza
Avokati Edmond Petraj ka folur për zvarritjen e gjykimit të dosjes ‘Partizani’ dhe me zhvillimet e fundit që lidhen me akuzën ndaj Berishës nga SPAK.
-
VIDEO
Elezi për Report Tv: ‘Djathtas për Zhvillim’ merr dy mandate në Tiranë! Paratë që harxhojnë deputetët e PD-së në FB jo të pastra, Berisha patericë e Ramës
Kandidati i ‘Djathtas për Zhvillim’ ka folur edhe për lobimin e PD-së në SHBA, ku ka thënë se ky është një ‘budallik’ kronik i PD-së dhe që nuk do të dalë në asnjë rezultat. Sipas tij, këto të ardhura mund të shpenzoheshin për fitoren e 11 Majit.
-
VIDEO
Muçollari për Report Tv: Vota për partitë e reja mban në pushtet Ramën! Do fitojmë dhe do i njohim zgjedhjet, në Tiranë synojmë 18 mandate! Për kontratën e lobimit s’paguan PD
Kandidati i PD-së për listat e hapura të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, Grigels Muçollari, në 'Studio Live'. Glet për fushatën elektorale në kryeqytet, objektivat për zgjedhjet, ecurinë dhe problematikat. Si i komenton kontratën e lobimit të PD në Amerikë, largimin e LaCivita pas nisjes së fushatës dhe garën e brendshme elektorale
-
VIDEO
Report TV transmetim maratonë për zgjedhjet e 11 majit, rezultate në kohë reale! Analiza dhe lidhje me gazetarë nga e gjithë Shqipëria
Nga hapja e qendrave të votimit, tek vota e parë e tek çdo kuti e numëruar, REPORT TV do të jetë me ju në një maratonë të pandërprerë transmetimi për të përcjellë hap pas hapi, çdo moment i betejës elektorale të 11 majit, rezultate në kohë reale.