• VIDEO

    ANEMIA pandemi! Ja shkaktarët dhe TRAJTIMI (Si të përthithni hekurin)

    Me nutricionistin e njohur Altin Joka flasim për një nga problematikat më të shpeshta shëndetësore, aneminë. Cilat janë llojet më të zakonshme të anemisë që hasen sot? A është e vërtetë që anemia prek më shumë gratë, dhe pse ndodh kjo? A mund të kuptohet anemia pa bërë analizat, ka ndonjë shenjë që trupi jep? Një anemi e patrajtuar, çfarë pasojash sjell? Si ndikon stresi dhe gjendja emocionale në përkeqësimin e anemisë? Çfarë roli ka dieta ushqimore në parandalimin dhe trajtimin e anemisë?  A është mungesa e vitaminës B12 dhe acidit folik një shkak i shpeshtë për anemi? Cili është roli i vitaminës C në përthithjen e hekurit? Po faktorë të tjerë pengues për përthithjen e tij? Cilat janë ushqimet më të pasura me hekur dhe si duhen konsumuar ato? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, i marrim në studion e "Rreze Dielli" nga specialisti i mjekësisë holistike Altin Joka, i cili na tregon dhe disa receta natyrale për ata që vuajnë nga anemia.

  • VIDEO

    Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime penale, për 34 nisi hetim ndërsa 7 janë arrestuar! 7 raste janë referuar në SPAK

    Prokuroria e Përgjithshme informon se ka regjistruar gjithsej 87 kallëzime penale për krime zgjedhore. Për 34 është regjistruar procedimi penal, ndërsa 7 persona janë arrestuar, konkretisht në Tiranë, Lezhë, Elbasan e Fier.

  • VIDEO

    Numërohen votat për kandidatët/ Më të votuarit e PS dhe PD! Gonxhja kryeson në Tiranë, Gjiknuri në Vlorë! Alimehmeti i pari në kryeqytet nga PD, Ilir Meta nuk futet në Kuvend

    Tashmë që numërimi i votave brenda vendit ka përfunduar, beteja po vijon mes kandidatëve në listën e hapur. Në të gjithë vendin po numërohen votat preferenciale për kandidatët.

    • VIDEO

      Kungulleshka furre, receta më e shijshme e verës në pak minuta nga zonja Albana

      Kungulleshka furre

      Përbërësit:

      • 3 kunguj të njomë
      • 1 qepë mesatare
      • 4 lgj vaj ulliri
      • 250 gr mish i grirë
      • 1 lgj salcë domate
      • 1 spec i kuq
      • 1 karrote
      • 3 domate
      • 1 lgj oriz
      • 200 ml ujë
      • 1 tufë kopër
      • 3 kokrra vezë
      • 250 ml qumësht
      • 200 gr salcë kosi
      • Spec i kuq pluhur
      • Kripë, piper i zi
      • Përgatitja:

      Fillimisht kaurdisim qepën të grirë hollë, shtojmë mishin e grirë, kripën, erëzat, salcën e domates, specin e kuq dhe karotën të kaluar në blender. Vijojmë me kaurdisjen për 5 minuta dhe më pas shtojmë kungujt e prerë në rrathë, domatet e grira hollë, orizin dhe ujin. E lëmë salcën të lidhet pak, e spërkasim me bimë aromatike dhe e vendosim në një tavë. Rrahim vezët së bashku me qumështin, pak kripë dhe salcën e kosit. E shtojmë kremin në tavë mbi masën e kungujve dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.

    • VIDEO

      Gjethe rrushi të skuqura me djathë dhe erëza nga zonja Albana

      Gjethe rrushi të skuqura

      Përbërësit:

      • Gjethe rrushi / spinaqi
      • Djathë të thërrmuar
      • Majdanoz të grirë
      • Galetë ose miell
      • Vezë
      • Kripë, piper i zi
      • Vaj për skuqje

      Përgatitja:

      Pastrojmë gjethet e rrushit apo çdo lloj gjethe tjetër dhe i vendosim për pak minuta në ujë të vluar. Më pas i heqim nga uji dhe fletët i ndajmë duke i hapur në tavolinë. Marrim 1-2 fletë, i shtypim kërcellin dhe hedhim brenda tyre djathë të thërrmuar përzier me majdanoz e piper të zi të bluar. Mbledhim fletët në formë zarfi ose roleje, i kalojmë në vezë dhe më pas në miell ose galetë. I skuqim dhe i shërbejmë të nxehta, sipas dëshirës mund t'i spërkatim dhe me salcë të kuqe domate.

    • VIDEO

      Byrek me presh dhe oriz nga zonja Albana / Super shije!

      Byrek me presh dhe oriz

      Përbërësit:

      • 1 pako peta të gatshme
      • 1 kg presh
      • 1 filxhan çaji oriz
      • 4-5 lgj vaj ulliri ose gjalpë
      • 1 tufë majdanoz i freskët
      • 1 gotë kos
      • 1 vezë (për mbushjen, opsionale)
      • Kripë, piper i zi, pak spec i kuq i ëmbël
      • Vaj për lyerjen e petëve

      Përgatitja:

      Preshin e pastrojmë dhe e presim hollë. E kaurdisim në vaj ose gjalpë për rreth 10 minuta, derisa të zbutet. Shtojmë orizin, pak ujë (1/2 gotë) dhe i lëmë të ziejnë bashkë për 5-7 minuta. Shtojmë kripën, piperin, specin e kuq dhe majdanozin e grirë. Nëse dëshirojmë një shije më të pasur, shtojmë një vezë të rrahur me një gotë kos. E lëmë mbushjen të ftohet pak. Ndërkohë lyejmë tepsinë me vaj dhe shtrojmë 3-4 petë duke i lyer mes tyre me pak vaj. Hedhim gjysmën e mbushjes, shtojmë 2-3 petë të tjera, pjesën tjetër të mbushjes dhe përsëri petë. Rregullojmë anët e byrekut, e presim në copa dhe lyejmë sipërfaqen me pak vaj ose me vezë të rrahur për një pamje më të artë. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180–200°C për 40-50 minuta.

       

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 14 maj 2025

      Titujt e gazetave për sot, nga PS udhëheq me 83 mandate e PD zbret në 50 te Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve e deri tek fund më dëshpërues s'ka.

    • VIDEO

      Berisha FUNDOSET edhe më keq, humb dhe 2 mandate! Përplasje në studio | Repolitix

    • VIDEO

      Zgjedhjet/ BE: Proces gjithëpërfshirës dhe transparent, klima e polarizuar! Vazhdoni me reformat, integrimi objektiv strategjik

      Zgjedhjet në Shqipëri ishin gjithëpërfshirëse dhe transparente. Ky është qëndrimi i Bashkimit Europian për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa fokusin e vendos edhe tek klima e polarizuar. BE thotë se do të ndjekë me kujdes të gjitha zhvillimet politike deri në certifikimin e rezultatit.

      • VIDEO

        Berisha nuk njeh zgjedhjet, Arion Sulo në Report Tv: Kjo retorikë dihej, u rikthye tek PD për non gratën! Rama e tha që do marrë rezultatin më të dobët se në ’97

        Analisti Arion Sulo, i ftuar ditën e sotme në Report Tv tha se Berisha përdor të njëjtën retorikë, pasi humbet zgjedhjet që deklaron se nuk i njeh ato. Për analistin edhe pse Berisha humbi në këto zgjedhje, nuk do të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.

      • VIDEO

        Zgjedhjet, gazetari Armand Plaka në Report Tv: PS makineri elektorale, Berisha nuk e çon dot PD-në tek fitorja, duhet të largohen figurat e konsumuara

        Teksa numërimi i votave për zgjedhjet e 11 majit vijon, PS është në epërsi ndaj partive të tjera. Për gazetarin Armand Plaka, në një lidhje skype tha se kjo vjen pasi PS është më e organizuar si parti.

      • VIDEO

        Spahiu: Bllokimi i numërimit elektronik nga KQZ brutal dhe në kundërshtim me ligjin

        KQZ ka urdhëruar operatorin teknik të mos e publikojë rezultatin e pajisjeve te votimit elektronik për Vorën. Lidhur më këtë juristi Kreshnik Spahiu tha se, bllokimi i numërimit elektronik nga KQZ është në kundërshtim me ligjin.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv