• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Maj 2025 – Receta/ Dhimbjet e kockave dhe kyçeve/ Histori suksesi, shkencëtarja shqiptare

    Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me bizele / Jeshillëqe në brumë në formë petullash / Kek me vaj luledielli / Akullore e shpejtë me 2 përbërës.

    A po të flet trupi përmes dhimbjes? Në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, zbulojmë se dhimbjet e kyçeve dhe kockave nuk janë thjesht një pasojë e plakjes apo lodhjes – ato shpesh janë një sinjal alarmi nga trupi që diçka nuk po shkon me mënyrën si ushqehemi dhe si kujdesemi për veten. Flasim për: Shkaqet më të fshehura të dhimbjeve të kyçeve, reumatizmës dhe artritit. Ushqimet që ndikojnë drejtpërdrejt në inflamacionin e trupit. Recetat që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave si dhe këshilla praktike për parandalimin e përkeqësimit të gjendjes përmes qasjes holistike. Mund të jetë më e thjeshtë sesa mendon – shpesh, ndryshimet e vogla në pjatën tënde mund të bëjnë një ndryshim të madh në shëndetin e kyçeve dhe kockave!

    Ornela Dardha, shqiptarja nga Berati, një nga pesë shkencëtaret më të mëdha në botë në shkencat kompjuterike! Nëpërmjet një lidhje nga Skocia për studion e “Rreze Dielli” flasim me Ornela Dardha, mbi arritjet e saj si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në botë në fushën e informatikës. Ajo ka lindur dhe është rritur në Berat, dhe në moshën 19-vjeçare studion në Romë informatikë në Universitetin Sapienza, ku përfundoi bachelorin dhe masterin me rezultate maksimale. Doktoraturën në shkenca kompjuterike e përfundoi në Universitetin e Bolonjës dhe teza e saj fitoi çmimin si më e mira në Itali për informatikë teorike. Artikulli i saj “Session Types Revisited” fitoi çmimin për ndikimin më të madh pas 10 vitesh në konferencën PPDP. Pas doktoraturës, punoi si postdoktorante në Glasgow, ku tani është profesore e asociuar në Shkencat Kompjuterike. Në vitin 2022, ajo u nderua me çmimin ndërkombëtar “Science, She Says!” nga Italia për kontributin e saj në inovacionin shkencor.

  • VIDEO

    HARTA/ I zhdukur prej 5 ditësh, hapësira gjigande ku janë përqendruar kërkimet për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit që e zuri poshtë masivi i dheut në Burrel

    Kjo hartë tregon hapësirën gjigande ku vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit Ardit Beshiri në Qafë-Burrel, i cili rezulton prej pesë ditësh i zhdukur nën masivin e dheut që u shemb teksa po punonte me eskavator.

    Nga pika 1 ku ndodhet fabrika dhe pak më poshtë pika 2, ku po punonte i riu pasditen e së shtunës janë mbi 7 kilometra deri në pikën 4, ku është pika fundore e mbetjeve, ku është gjetur edhe shasia e eskavatorit.  

    Aktualisht forcat e kërkimit janë përqendruar në pikën 3, një hapësirë pyjore disa kilometra nga vendi ku Beshiri po punonte. Kërkimet për të gjetur trupin e 29-vjeçarit vijojnë prej pesë ditësh. 

  • VIDEO

    Nga Berati në Skoci, Ornela Dardha 1 nga 5 shkencëtaret më të mira në botë

    Ornela Dardha, shqiptarja nga Berati, një nga pesë shkencëtaret më të mëdha në botë në shkencat kompjuterike! Nëpërmjet një lidhje nga Skocia për studion e “Rreze Dielli” flasim me Ornela Dardha, mbi arritjet e saj si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në botë në fushën e informatikës. Ajo ka lindur dhe është rritur në Berat, dhe në moshën 19-vjeçare studion në Romë informatikë në Universitetin Sapienza, ku përfundoi bachelorin dhe masterin me rezultate maksimale. Doktoraturën në shkenca kompjuterike e përfundoi në Universitetin e Bolonjës dhe teza e saj fitoi çmimin si më e mira në Itali për informatikë teorike. Artikulli i saj “Session Types Revisited” fitoi çmimin për ndikimin më të madh pas 10 vitesh në konferencën PPDP. Pas doktoraturës, punoi si postdoktorante në Glasgow, ku tani është profesore e asociuar në Shkencat Kompjuterike. Në vitin 2022, ajo u nderua me çmimin ndërkombëtar “Science, She Says!” nga Italia për kontributin e saj në inovacionin shkencor.

  • VIDEO

    Zgjedhjet / Proda mbledhje me drejtuesit e policisë: Zbatoni detyrimet e Kodit Zgjedhor! Bashkëpunoni me prokuroritë dhe parandaloni krimin elektoral

    Drejtor Proda ka kërkuar nga drejtorët që të qëndrojnë në krye të shërbimeve. Polica e Shtetit do të kalojë në shërbime të përforcuara, për të përballuar me sukses procesin para, gjatë dhe pas mbylljes së votimit, aktivitetin “Giro d’Italia” dhe Samitin e Komunitetit Politik Europian që do mbahet më 16 maj, në Tiranë

  • VIDEO

    Dhimbjet e KOCKAVE, kurat natyrale dhe 'ushqimi rigjenerues' që askush s'e thotë

    A po të flet trupi përmes dhimbjes? Në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, zbulojmë se dhimbjet e kyçeve dhe kockave nuk janë thjesht një pasojë e plakjes apo lodhjes – ato shpesh janë një sinjal alarmi nga trupi që diçka nuk po shkon me mënyrën si ushqehemi dhe si kujdesemi për veten. Flasim për: Shkaqet më të fshehura të dhimbjeve të kyçeve, reumatizmës dhe artritit. Ushqimet që ndikojnë drejtpërdrejt në inflamacionin e trupit. Recetat që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave si dhe këshilla praktike për parandalimin e përkeqësimit të gjendjes përmes qasjes holistike. Mund të jetë më e thjeshtë sesa mendon – shpesh, ndryshimet e vogla në pjatën tënde mund të bëjnë një ndryshim të madh në shëndetin e kyçeve dhe kockave!

  • VIDEO

    Gjellë me bizele nga zonja Albana / Receta më e shijshme e stinës

    Gjellë me bizele

    Përbërësit:

    • 500 gr bizele
    • 1 qepë e madhe
    • 1-2 karrota
    • 2 patate (opsionale)
    • 2-3 lgj salcë ose 2 domate të grira
    • 4 lugë vaj ulliri / luledielli
    • Kripë, piper sipas shijes
    • Majdanoz ose kopër

    Përgatitja:

    Në një tenxhere, kaurdisim qepën e grirë hollë me vajin derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë karrotat dhe patatet e prera në kubikë dhe i kaurdisim për 2-3 minuta. Shtojmë salcën e domates ose domatet e grira dhe i lëmë të gatuhen pak me perimet. Shtojmë bizelet, kripë e piper sipas shijes dhe hedhim ujë derisa të mbulohen përbërësit. Vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të ziejë në zjarr mesatar për 30-40 minuta derisa perimet të zbuten dhe gjella të lidhet. Në fund, mund të shtojmë kopër oae majdanoz të freskët të grirë për aromë.

  • VIDEO

    Petulla me jeshillëqe, të shpejta, të lira dhe plot shije nga zonja Albana

    Jeshillëqe në brumë në formë petullash

    Përbërësit:

    • 300-400 gr jeshillëqe të ndryshme
    • 2 kokrra vezë
    • 3-4 lugë miell
    • 3-4 lugë galetë
    • Kripë, piper, majdanoz
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Lajmë dhe zbutim gjethet e jeshillëqeve duke i zier për 3-5 minuta në ujë me kripë. Më pas i kullojmë mirë, i shtypim pak që të dalë lëngu i tepërt dhe i grijmë hollë me thikë. Në një tas përziejmë gjethet me vezët, miellin, galetën, kripën dhe piperin. Nëse dëshirojmë shtojmë pak majdanoz të grirë për aromë. Duhet të krijohet një masë pak e trashë dhe që mbahet me lugë. Nëse është shumë e hollë, shtojmë pak miell ose galetë. Nxehim vajin në tigan dhe hedhim me lugë nga pak masë, si petulla të vogla. I skuqim nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I vendosim në letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt dhe i shërbejmë me pak kos ose salcë kosi.

  • VIDEO

    Kek me vaj luledielli, super i butë e plot shije nga zonja Albana

    Kek me vaj luledielli

    Përbërësit:

    • 4 vezë
    • 200 gr sheqer
    • 250 ml vaj luledielli
    • 250 ml qumësht
    • 350 gr miell
    • 1 bustinë pluhur pjekjeje
    • 1 lugë çaji vanilje ose lëvore agrumesh
    • Pak kripë

    Përgatitja:

    Rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhet një masë e lehtë dhe kremoze. Shtojmë vajin e lulediellit dhe më pas qumështin, duke e trazuar vazhdimisht. Përziejmë miellin me pluhurin pjekjes dhe pak kripë, dhe e shtojmë tek masa e lagësht ngadalë, duke e përzier me spatul ose mikser në shpejtësi të ulët. Shtojmë vaniljen ose lëvoren e limonit/portokallit për aromë. Hedhim masën në një tavë të lyer me pak vaj dhe të spërkatur me miell. E vendosim kekun të piqet në furrë në temperaturën 180°C për rreth 40-45 minuta. Sipas dëshirës kekut mund t'i shtojmë arra, rrush të thatë ose mund ta serivirim pudrosur me sheqer pluhur ose me një një glazurë limoni.

  • VIDEO

    Akullore e shpejtë që përgatitet në çast me vetëm 2 përbërës nga zonja Albana

    Akullore e shpejtë

    Përbërësit:

    • 600 ml pana për ëmbëlsira
    • 1 qumësht i kondensuar
    • Reçel për servirje

    Përgatitja:

    Panën dhe qumështin e kondensuar i vendosim në frigorifer që të ftohen dhe më pas i kalojmë në mikser ku i rrahim me shpejtësi të lartë. Masën e vendosim në një formë në frigirifer derisa të mpikset dhe e shërbejmë me pak reçel.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 7 maj 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga vota e diasporës has pengesa te pse u zhduk LaCivita në kulmin e fushatës e deri tek a janë të mundura rrugët pa pagesë?

  • VIDEO

    Rama në Report Tv: Më 11 maj, na duhet një fuqi e re, yjet na janë bashkuar me BE! Opozita s’e arrin më rezultatin e 2021-shit, bufi fatkeqësi kombëtare

    Ndryshe nga çdo palë zgjedhje të tjera, kryeministri Edi Rama kërkon mandatin e katërt me premtimin për ta integruar vendin në Bashkimin Europian. Për kryetarin e PS, integrimi nuk është as iluzion e as një truk magjik, por një mundësi historike, për të cilën thotë se për herë të parë BE na hapi dyert.

    • VIDEO

      Rama në Report TV: Nuk më ka gëzuar non grata e Berishës, nëse do të ishte hequr s'do më kishte krijuar asnjë mërzi

      Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te akuzat ndaj tij dhe George Soros për shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA. I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report TV, Rama deklaroi se nuk mund të lobohen Shtetet e Bashkuara për asnjë gjë në botë, pasi përndryshe nuk do të ishte superfuqi. Rama shtoi se nuk e ka gëzuar vënia e non gratës ndaj kreut të PD dhe nëse hiqet s'do t'i kishte shkaktuar asnjë mërzi. 

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv