-
VIDEO
KEFIRI 'ilaç' për trupin tuaj / Mësoni si të përgatisni pijen e JETËGJATËSISË
Në studion "Rreze Dielli" së bashku me sipëmarrësen Ketjona Xhemali do të flasim për Kefirin, do të mësojmë gjithçka rreth tij– një pije tradicionale fermentuese me përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin. Do të tregojmë hap pas hapi se si mund ta përgatisni kefirin lehtësisht në kushte shtëpie, duke përdorur kokrrat e kefirit dhe qumështin. Nga ena e duhur tek luga e drurit dhe shumë 'sekrete' për të përfituar të gjitha benefitet maksimalisht. Gjithashtu, do të flasim për vlerat ushqyese dhe probiotike të kësaj pijeje, që ndihmon në përmirësimin e tretjes, forcimin e sistemit imunitar dhe balancimin e florës bakteriale në zorrë.
-
VIDEO
Japrakë me gjethe rrushi, sekretet e shijes perfekte nga zonja Albana
Japrakë me gjethe rrushi mbushur me qepë të njoma e erëza
Përbërësit:
- 1 kg qepë të njoma
- 200 gr kopër e freskët
- 150 gr nenexhik i freskët
- 100 gr oriz
- 250 ml ujë
- Vaj ulliri + pak vaj luledielli
- Kripë, piper të zi sipas dëshirës
- Limontoz ose lëng limoni
- Gjethe rrushi
Përgatitja:
Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepët e njoma derisa të zbuten. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për 1–2 minuta. Shtojmë më pas koprën, nenexhikun, kripën, piperin dhe 250 ml ujë. I lëmë të ziejnë derisa orizi të jetë gjysmë i zier (rreth 7–10 minuta). Ndërkohë gjethet e rrushit nëse janë të freskëta, i zbutim pak në ujë të nxehtë për 2–3 minuta, nëse janë të konservuara i shpëlajmë mirë me ujë. Pasi masa e qepëve të njoma me erëza dhe oriz të jetë ftohur pak mbushim gjethet e rrushit dhe i mbështjellim si rulo. I rradhisim japrakët ngushtë në një tenxhere. Shtojmë ujë të nxehtë derisa t’i mbulojë, pak vaj dhe pak limontoz ose lëng limoni. Sipër vendosim një pjatë për t’i mbajtur të shtrënguara dhe i lëmë të gatuhen në zjarr të ulët për 40–45 minuta.
-
VIDEO
Receta më e mirë e verës / Perime të pjekura në kos nga zonja Albana
Perime të pjekura në kos
Përbërësit:
- 1 kungulleshkë
- 1 patëllxhan
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 2 thelpinj hudhre
- 400 ml kos i trashë
- 1 vezë (opsionale, për më shumë lidhje)
- Vaj ulliri
- Kripë, piper, rigon (ose trumzë)
- Mente ose majdanoz për servirje
Përgatitja:
Qërojmë dhe presim të gjitha perimet në copa ose feta të trasha. I spërkatim me vaj ulliri, kripë, piper dhe rigon. I vendosim në pjekje në furrë në 200°C për 25–30 minuta derisa të zbuten dhe të marrin pak ngjyrë. Ndërkohë përgatisim salcën me kos: në një enë përziejmë kosin me hudhrën e shtypur dhe vezën (nëse e përdorim). Rregullojmë shijen me pak kripë dhe pak lëng limoni. Sapo perimet të jenë pjekur i vendosim në një tavë qeramike. Hedhim sipër salcën me kos dhe e përhapim në mënyrë të barabartë. E vendosim sërish në furrë për 10–15 minuta, derisa të marrë një shtresë të lehtë të artë sipër.
-
VIDEO
Super shije në 5 minuta / Toptha të vegjël me proshutë dhe djathë nga zonja Albana
Toptha të vegjël me proshutë dhe djathë
Përbërësit:
- 300 gr miell
- 2 vezë
- 200 gr kos
- 200 gr proshutë
- 200 gr djathë të grirë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezën me kosin, shtojmë produktet e tjera dhe krijojmë një brumë të plotë. U japim formë të rrumbullakët dhe i vendosim në një tepsi me letër guzhine. I pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 9 maj 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Rama parashikon marrjen e 88 mandateve në zgjedhje te Berisha mbetet i padëshiruar dhe i papastruar e deri tek amerikani Robert Prevost zgjidhet Papa i ri i Kishës katolike romane.
-
VIDEO
A e kalon dot oqeanin Berisha? Opozitarët i përgjigjen ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ramës për bastin në Kuç
Kandidati në listën e sigurt të PD-së në qarkun e Tiranës, Tedi Blushi ka folur ditën e sotme për Report Tv në kuadër të fushatës elektorale. Blushi është ndalur te çështja e pensioneve duke thënë se, sipas tij, pensionistët janë të pakënaqur në Shqipëri me qeverinë.
-
VIDEO
E PAPRITUR/ Basti i Ramës në Kuç! Berisha pagoi 6 milion dollarë për një gazetar?! | Frontline
Për deputetin e PS Petro Koçi, PS në këto zgjedhje do të marr më shumë se 78 mandate. I ftuar ditën e sotme në Frontline në Report Tv ai tha se, PS do të marr më shumë beson se numri i mandateve mund të arrijë midis 80 dhe 81.
-
VIDEO
Çupi për Report Tv: Trump e di që SHBA-të janë investuar kundër opozitës shqiptare! Lobimi i ligjshëm në SHBA
Ajo tha se përgjigjja e DASH ndaj tij nuk është mohuar as nga institucionet në SHBA dhe as nga ambasada amerikane në Shqipëri.
-
VIDEO
Përleshja e Elbasanit, Balliu për Report Tv: Luçiano Boçi po shkatërron PD-në, ngjarja me djalin pasojë! Humbje spektakolare! Lajmi për Berishën? S’hiqet non grata me një postim, qesharake
Anëtarja e PD-së në Elbasan dhe garuese e Primareve, Alesia Balliu, flet në “Studio Live” për incidentin e rëndë të ndodhur dje dhe që sipas saj tregon gjendjen reale të partisë brenda dhe jashtë saj. Kush janë shkaktarët, përse po ndodh përçarja dhe shkatërrimi? pse mendon se humbja e PD do jetë spektakolare dhe se lajmi për heqjen e non gratës së Berishës është 'qesharak dhe fjalë kafenesh'
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Maj 2025– Receta/ Dhimbjet e shpatullës, ushtrime në shtëpi / Gabimet në veshje
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë dheu tradicionale me mëlçi / Bishtaja me oriz dhe domate / Sallatë me lulelakër dhe panxhar.
Shpatulla është një nga nyjet më të rëndësishme dhe më të ndjeshme të trupit tonë –është krahu që lëviz gjithë jetën! Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me fizioterapisten e njohur Ledina Nikolla, do të mësojmë si të mbrojmë shpatullën nga dëmtimet dhe dhimbjet me ushtrime të thjeshta që mund të bëhen në kushte shtëpie, pa pajisje speciale. Nëse ndjeni ngurtësi, lodhje apo dhimbje në shpatull, këto ushtrime janë për ju! Ndiqni këshillat e duhura për të forcuar, zbutur dhe parandaluar dëmtimet.
A e ke ndjerë ndonjëherë që veshja nuk të nxjerr në pah siç duhet? Shpesh, disa gabime të zakonshme në stil mund të na bëjnë të dukemi më të shkurtër sesa jemi në të vërtetë. Në studion e "Rreze Dielli" stilistja Griselda Rexhaj na tregon cilat janë këto gabime, si ndikojnë në pamjen tonë dhe cilat janë disa 'truke' të thjeshta për t’i shmangur. Të dukesh më e gjatë nuk është dhe kaq e vështirë – mjafton të dish çfarë të veshësh dhe çfarë jo! Gjithashtu me stilisten tregojmë dhe si të veshim rroba që na bëjnë të dukemi bukur, elegante dhe më të hollë. Shpesh, disa gabime të zakonshme në përzgjedhjen e veshjeve mund të na bëjnë të dukemi më të shëndoshë, por me disa truke të thjeshta mund të korrigjojmë gjithçka! Ja disa këshilla efikase që na frymëzojnë për të mos i bërë më këto gabime!
-
VIDEO
Si të dukesh më e HOLLË / Këto gabime ju tregojnë më të shëndoshë! 'Sekretet e veshjes së zgjuar'
Stilistja Griselda Rexhaj e ftuar në studion e "Rreze Dielli" do të na tregojë se si të veshim rroba që na bëjnë të dukemi bukur, elegante dhe më të hollë. Shpesh, disa gabime të zakonshme në përzgjedhjen e veshjeve mund të na bëjnë të dukemi më të shëndoshë, por me disa truke të thjeshta mund të korrigjojmë gjithçka! Ja disa këshilla efikase që na frymëzojnë për të mos i bërë më këto gabime!
-
VIDEO
5 GABIME që të bëjnë të dukesh më e shkurtër / Ja si t’i shmangësh!
A e ke ndjerë ndonjëherë që veshja nuk të nxjerr në pah siç duhet? Shpesh, disa gabime të zakonshme në stil mund të na bëjnë të dukemi më të shkurtër sesa jemi në të vërtetë. Në studion e "Rreze Dielli" stilistja Griselda Rexhaj na tregon cilat janë këto gabime, si ndikojnë në pamjen tonë dhe cilat janë disa 'truke' të thjeshta për t’i shmangur. Të dukesh më e gjatë nuk është dhe kaq e vështirë – mjafton të dish çfarë të veshësh dhe çfarë jo!