-
VIDEO
Supë me patate dhe lakër të kuqe nga zonja Albana
Supë me patate dhe lakër të kuqe
Përbërësit:
- 400 gr lakër e kuqe
- 2 patate mesatare
- 1 qepë e bardhë ose e kuqe
- 2-3 lugë vaj ulliri / gjalpë
- 1 litër lëng perimesh / ujë
- 200 ml pana për gatim
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Pak uthull molle ose limon për freski
Përgatitja:
Në një tenxhere skuqim qepën me vaj ose gjalpë derisa të zbutet dhe të marrë pak ngjyrë të artë. Shtojmë patatet dhe lakrën. I përziejmë për disa minuta derisa të fillojnë të zbuten pak. Shtojmë lëngun e perimeve ose ujin dhe i lëmë perimet të ziejë në zjarr mesatar për 25-30 minuta. Fikim zjarrin dhe shtojmë panën. Për një teksturë më të trashë dhe të lëmuar, mund ta kalojmë supën në blender. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe nëse dëshirojmë pak uthull ose limon për t’i dhënë një shije pak të athët.
-
VIDEO
Perime të stinës në furrë / Recetë në 5 minuta nga zonja Albana
Tavë me perime të stinës në furrë
Përbërësit:
- 2 patate
- 2 kunguj të njomë
- 2 qepë
- 3 karota
- 2 domate
- 2 speca të kuq
- 2 speca jeshil
- 1 degë selino
- 4-5 thelpinj hudhër
- 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
- 2 lugë supe uthull
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi, rigon
Përgatitja:
Pasi i kemi larë perimet i presim në copëza të mëdha dhe i vendosim në një tavë. Shtojmë kripë, piper, rigon dhe erëza të tjera që dëshirojmë. Hedhim vajin e ullirit, i përziejmë mirë perimet dhe i vendosim në furrë të piqen për 30 minuta mbuluar me letër alumini. Në 15 minutat e fundit e largojmë letrën dhe i lëmë perimet të marrin pak ngjyrë.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Fushata e PS dhe beteja për mandatin e katërt! Kryeministri Edi Rama sonte, ora 21:00 përballë gazetarëve në Repolitix në Report Tv
Pse Edi Rama mendon se do të fitojë një mandat të katërt qeverisës? Pse kryesocialisti e ka fokusuar fushatën tek integrimi dhe drejtësia?
-
VIDEO
Spahiu: Forcimi i partive te reja, çon në shpërbërje të PD dhe konfigurim të opozitës shqiptare
Teksa komentonte rezultatin e sondazhit të Report Tv dhe Piepolit për qarkun e Tiranës, juristi Kreshnik Spahiu tha se forcimi i partive të reja çon në shpërbërjen e PD-së dhe riformatimin e opozitës, konfigurimin e saj pas zgjedhjeve të 11 majit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 6 maj 2025
Titujt e gazetave për sot, nga gjyqtarja Irena Gjoka tregon si po shantazhohet nga Sali Berisha te Fatos Tarifa letër të hapur për të rinjtë që votojnë për herë të parë e deri tek finalja e madhe e Superligës Vllaznia-Egnatia.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE, ja kush fiton zgjedhjet/ Sondazhi zbulon MANDATET në 12 Qarqe, SURPRIZAT | 5 Pyetjet
Sondazhi ekskluziv i Piepolit për 11 majin. PS konfirmon pozitat e 4 viteve më parë, duke siguruar fitoren me 75 mandate, 1 më shumë se në 2021. Berisha dhe aleatët pësojnë rënie drastike, humbin 9 deputetë. Për herë të parë, dy forca politike futen në Kuvend, Lapaj me 7 mandate dhe Shehaj me 3. PSD e Tom Doshit humb 2 deputetë dhe ngel me vetëm 1 mandat në Shkodër. Basha, Qori e Alibeaj nuk sigurojnë mandat.
-
VIDEO
Sondazhi i fundit i Report Tv dhe Piepoli/ Spahiu: Partitë e reja humbën moment historik! Të bashkuara do merrnin 20 deputetë
Juristi Kreshnik Spahiu bëri analizën e sondazhit të fundit të Institutit Piepoli dhe Report Tv, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit qark pas qarku. Ai thekson për '5 Pyetjet nga Babaramo" humbjen e shansit historik të partive të reja
-
VIDEO
Sondazhi i Report Tv dhe ‘Piepoli’/ Nurellari: Votat e LSI janë ndarë përgjysmë, vota e diasporës s’e masim dot! Bregu: PD ka rënie! Peci: Opozita s’ka frymë! Sefa: PS ka punuar me emigrantët
Fushata ka ndezur motorët dhe po shkon drejt finishit, kurse Report Tv dhe Instituti “Piepoli” sollën sot në mbrëmje edhe sondazhin e fundit, atë të rezultatit të zgjedhjeve në të 12 qarqet. Si i shohin rezultatet tw ftuarit e '5 Pyetjet nga Babaramo': Adri Nurellari, Zylyftar Bregu, Indrit Sefa dhe Ervin Peci
-
VIDEO
SURPRIZA, ja sa mandate PS merr në Tiranë. Seferi: Marrim mbi 76 mandate në 11 Maj
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’, Idajet Beqiri: Procesi po zvarritet, dosja duhet të kishte kaluar për gjykim, Malltezi rrezikon 12 vite burg, Berisha 8
Për avokatin Idajet Beqiri, dosja 'Partizani', është duke u zvarritur, pasi tashmë sipas tij duhet që të kishte kaluar për gjykim. Ai tha seanca është lënë jo pa qëllim pas zgjedhje, pasi në këtë mënyrë shihet edhe rezultati që do të marr në zgjedhje Berisha.
-
VIDEO
Historia/ Jonida Godole: Rrjetet sociale rrezikojnë manipulimin e saj, trajnime si të lexohet një dokument arkivor! Peçi: Mungojnë emisione dedikuar krimeve të komunizimit
Drejtuesja e IDMC Jonida Godole, shpjegoi se çfarë u vu re gjatë një studimi që është bërë për mënyrën se si raportohet në media e kaluara. Sipas saj, rrjetet sociale po rrezikojnë manipulimin e historisë. Për gazetaren Admirina Peçi, mungojnë emisione dedikuar krimeve të komunizimit
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Brozi për Report Tv: të rëndësishme për integrimin! Do vendoset nëse do ndëshkohet korrupsioni apo që të zhbëhet GJKKO dhe pushtetin gjyqësor ta marrë në dorë Berisha
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për Zef Borzin janë të rëndësishme për integrimin në BE. Ai thotë se çdo demokrat duhet ta mendojë mirë votën e tij dhe të mos bien pre e një individi si Berisha. Brozi thotë për Report Tv se më 11 maj do vendoset nëse do vijohet me luftën kundër korrupsionit, apo që të zhbëhet GJKKO dhe pushtetin gjyqësor ta marrë në dorë Sali Berisha.
"Zgjedhjet janë të rëndësishme jo vetë për progresin e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE, por edhe për një fakt tjetër jetësor. Këto zgjedhje do vendosin nëse shqiptarët duan të ndëshkohet korrupsioni dhe krimi i latë i ish-pushtetarëve të lartë, apo të zhbëhet SPAK, të zhbëhet gjykata e posaçme me qëllim që pushtetin gjyqësor ta marrë në dorë Berisha, që është shkatërrimtar i drejtësisë në Shqipëri dhe përgjakës i Shqipërisë. Këto janë zgjedhje të rëndësishme dhe për faktin që Shqiptarët e mbështesin SPAK, e unë e mbështetës dhe i bëj apel SPAK të korrigjojë vetveten. Votuesi shqiptar duhet kur shkon më 11 maj ta mendojë, i bëj thirrje demokratëve dhe opozitarëve etë ndershëm të mos bëhen pre e një individ për të lënë pas Shqipërinë tonë të dashur", tha Brozi.
SI.E./Shqiptarja.com