• VIDEO

    Lobimi i PD në SHBA/ Zef Brozi për Report Tv: SPAK e FBI të gjurmojnë burimin e parave! Berisha nuk mund ta heqë non gratën

    sh-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, në në intervistë për Report Tv komenton lobimin e PD 6 mln dollarë në SHBA. Zef Brozi i bën thirrje jo vetëm SPAK, por edhe FBI që të gjurmojë burimin e parave. Brozi thotë se është lobim i Berushës për t’i hqeur non gratën, por thekson se kjo nuk do të ndodhë.

    Brozi komenton edhe fondacionin e themeluar nga Nuredin Seci dhe familja  e tij, duke thënë se u themelua vetëm pak dita para nënshkrimit të kontratës së lobimit.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Maj 2025 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Aguliçja, shëruesja e natyrës

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kotopita - Byrek grek me mish pule / Patëlllxhanë të fërguar.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të muajit Maj, përkatësisht 5-11 maj, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të sjellë ndryshime të rëndësishme për shumë shenja. Planetët sjellin mundësi të reja në dashuri, vendime të guximshme në punë dhe kthesa të papritura në financa! "Një javë pozitive ku këndet Mërkur - Jupiter sjellin lajme të mira dhe marrëveshje pozitive, ndërsa gjashtkëndëshi Afërdita-Pluton rigjallëron pasionin në dashuri. Më në fund të shtunën, Mërkuri kalon në Dem dhe të gjithë përqendrohemi më shumë në çështjet financiare. Do të jetë një javë mjaft dinamike, edhe pse kërkesat e të tjerëve po ju lodhin shumë. Kini kujdes nga disa veprime të rrezikshme apo thashetheme. Në fund të javës, Hëna në Akrep sjell ndryshime të papritura!" thekson Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

    Aguliçja është një nga bimët më të fuqishme që na dhuron natyra jonë, një lule e vogël, por me fuqi vërtet të mëdha! E njohur që nga kohët e gjysheve tona, kjo mrekulli e natyrës lulëzon në pranverë, por shëron gjatë gjithë vitit. Me vetitë e saj qetësuese, kundër stresit, pagjumësisë, shqetësimeve kardiake, pastrimit të gjakut dhe shumë problemeve të tjera shëndetësore, ajo është një thesar që shumica e njerëzve e kalojnë pa e vënë re. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, zbulojmë së bashku si ta njohim, si ta përdorim dhe si të përfitojmë nga kjo dhuratë falas e natyrës. 

     

  • VIDEO

    Zvarritja e Partizanit, Brozi për Report Tv: Skandal i drejtësisë! Berisha po përkëdhelet nga SPAK, organizatori i aktit terrorist të 21 janarit

    Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi në një intervistë për Report Tv flet për zvarritjen e seancës paraprake të aferës Partizani, lobimin 6 mln dollarë të Sali Berishës në SHBA dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

  • VIDEO

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja: Ideale në luftimin e...

    Aguliçja është një nga bimët më të fuqishme që na dhuron natyra jonë, një lule e vogël, por me fuqi vërtet të mëdha! E njohur që nga kohët e gjysheve tona, kjo mrekulli e natyrës lulëzon në pranverë, por shëron gjatë gjithë vitit. Me vetitë e saj qetësuese, kundër stresit, pagjumësisë, shqetësimeve kardiake, pastrimit të gjakut dhe shumë problemeve të tjera shëndetësore, ajo është një thesar që shumica e njerëzve e kalojnë pa e vënë re. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" në Report TV, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, zbulojmë së bashku si ta njohim, si ta përdorim dhe si të përfitojmë nga kjo dhuratë falas e natyrës.

  • VIDEO

    Kjo javë NDRYSHON gjithçka! Horoskopi 5-11 Maj nga Jorgo Pulla: Në rrezik këto shenja...

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të muajit Maj, përkatësisht 5-11 maj, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të sjellë ndryshime të rëndësishme për shumë shenja. Planetët sjellin mundësi të reja në dashuri, vendime të guximshme në punë dhe kthesa të papritura në financa! "Një javë pozitive ku këndet Mërkur - Jupiter sjellin lajme të mira dhe marrëveshje pozitive, ndërsa gjashtkëndëshi Afërdita-Pluton rigjallëron pasionin në dashuri. Më në fund të shtunën, Mërkuri kalon në Dem dhe të gjithë përqendrohemi më shumë në çështjet financiare. Do të jetë një javë mjaft dinamike, edhe pse kërkesat e të tjerëve po ju lodhin shumë. Kini kujdes nga disa veprime të rrezikshme apo thashetheme. Në fund të javës, Hëna në Akrep sjell ndryshime të papritura!" thekson Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

  • VIDEO

    'Kotopita' Byreku grek me mish pule nga zonja Albana

    Kotopita - Byrek grek me mish pule

    Përbërësit:

    • 500 gr fileto pule
    • 100 gr proshutë
    • 3 speca me ngjyrë
    • 1 qepë mesatare
    • 2 lgj vaj ulliri ose gjalpë
    • 400 ml qumësht i ngrohtë
    • 100 gr djathë i bardhë
    • 100 gr djathë kaçkavall
    • Kripë, piper i zi, arrëmoskat
    • Pak majdanoz i freskët i grirë
    •  
    • Për petët:
    • 6-8 petë byreku (ose petë sfoljatë)
    • Vaj ulliri ose gjalpë i shkrirë

    Përgatitja:

    Në një tigan, skuqim qepën me vaj ulliri derisa të bëhet e tejdukshme. Shtojmë miellin dhe e përziejmë për 1-2 minuta derisa të marrë pak ngjyrë. Hedhim qumështin gradualisht duke e përzier me tel kuzhine derisa të trashet dhe të bëhet një masë kremoze (si një beshamel). Shtojmë mishin e pulës të zier dhe të copëtuar, djathrat, erëzat dhe majdanozin. E përziejmë mirë dhe e lëmë të ftohet pak. Ndërkohë lyejmë një tavë me vaj/gjalpë. Vendosim 3-4 petë njëra mbi tjetrën duke i lyer secilën me vaj (i lëmë skajet të varen jashtë tavës). Shtojmë mbushjen e pulës dhe e përhapim në mënyrë të njëtrajtshme. Vendosim petët e tjera duke i mbledhur anët brenda dhe lyer gjithashtu me vaj. E presim me thikë byrekun në copa dhe e vendosim në furrë të piqet në 180°C për rreth 40–45 minuta derisa sipërfaqja të jetë e artë dhe krokante.

  • VIDEO

    Kotoleta patëllxhani të fërguara me një miksim erëzash plot shije nga zonja Albana

    Patëlllxhanë të fërguar

    Përbërësit:

    • 3 patëllxhanë
    • 2 litra ujë të vluar
    • 2-3 gjethe dafine
    • 2-3 lugë gjelle uthull
    • Kripë sipas dëshirës
    • Hudhër e thatë
    • Piper i zi i bluar

    Për marinim dhe skuqje:

    • 3 kokrra vezë
    • 1-2 lugë gjelle majonezë
    • 1 filxhan galetë
    • 3 lugë gjelle niseshte
    • Spec i kuq pluhur
    • Majdanoz i thatë
    • Koriandër e bluar
    • Kripë, miks erëzash
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Vendosim ujin me kripë, dafinë, uthull dhe erëza të vlojë. Shtojmë patëllxhanët dhe i lëmë të ziejnë për 2-3 minuta në zjarr të ulët. I lëmë të ftohen pak dhe i thajmë mirë me letra kuzhine. Rrahim vezët me kripë, erëza për mish, koriandër, majdanoz dhe majonezë. Në një tas tjetër përziejmë galetën me niseshte, piper të kuq dhe majdanoz të thatë. Çdo fetë patëllxhani e kalojmë fillimisht në përzierjen me vezë dhe më pas në përzierjen me galetë. I skuqim patëllxhanët në vaj të nxehtë, derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 5 maj 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama e Berisha sherr për "Lamborghini"-n e Noizit te kandidatët e PD dhunë nga Korça në Fier e deri tek 5 maji, e shkuara dhe e ardhmja.

  • VIDEO

    Kush e shkatërroi Kombinatin e Autotraktorëve në Tiranë? Amarcord, Report Tv

    E shkuara është historia e ditëve tona, ajo është punë, dinjitet dhe ekonomi! E tashmja është ajo që do u lëmë fëmijëve tanë! Kombinati i Autotraktorëve në Tiranë u përurua më 9 tetor 1978, si ndërmarrja më e madhe e industrisë mekanike në Shqipëri. Si dhe përse u krijua Kombinati i Autotraktorëvë në Tiranë, kujt i shërbeu dhe kush punonte në të? Çfarë ka mbetur sot prej këtij kombinati të famshëm si pjesë e industrisë së rëndësishme për Shqipërine e para dhe pas viteve 90? Ashtu siç u prishën uzinat dhe fabrikat te ne, edhe Kombinati Autotraktori ne Tiranë pati të njëjtin fat, e shkatërroi politika apo menaxhimi i keq?

  • VIDEO

    Trajtimet estetike që realizohen pa problem në verë! Përfitimet e spermës së salmonit l Klinika 24

     

    Mjeku kirurg estetik do ti përgjigjet pyetjes a rekomandohen trajtimet estetike në stinën e nxehtë

  • VIDEO

    Sëmundjet e rralla,diabeti dhe puberiteti i parakohshëm te fëmijët! Çfarë duhet të dini l Klinika 24

     

    Cilat janë sëmundjet endokrinologjike që prekin fëmijët? A munden të parandalohen ato - ndiqni këshillat e pediatrit endokrinolog të ftuar në studion e emisionit Klinika 24 këtë të shtune ….

  • VIDEO

    Nga 1500 rrënjë ullinj, 3 ton vaj l Veri jug

     

    Fermeri i vogël Frrok Mëhilli, thotë se ka në tokat e tij mbi 80 rrënjë ullinj të lashtë qindravjecar, dy prej të cilëve mbi 2.000 vjet dhe se vitin e kaluar, nga 1500 rrënjë ullinj të vejëtër e të rinj, ai ka marë plot 3 ton vaj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv