-
VIDEO
Kandidatja e PD surprizon në studio: Marrim 8 mandate në Durrës, s'na ndalin bandat
-
VIDEO
‘Edhe unë jam shqiptar’, Historia e David Kurti, video që u bë virale në rrjete sociale
David Kurti, një shqiptar që jeton në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u gjet rastësisht në një park nga fotografi Brian Hoxha gjatë një projekti për dokumentimin e historive të suksesit të personazheve të panjohur. David ishte duke kaluar kohë në natyrë, kur Brian e afroi për t'i bërë një portret dhe për të dëgjuar rrëfimin e tij. Historia e Davidit, një emigrant që ka ndërtuar një jetë të suksesshme në SHBA, u bë pjesë frymëzuese e serisë fotografike të Brian Hoxhës. Nëpërmjet një lidhje skype për studion e “Rreze Dielli” David Kurti rrëfen rrënjët e tij me Shqipërinë, karrierën e tij si këngëtar, aktor dhe sipërmarrës.
-
VIDEO
‘Dua të JETOJ’, rrëfimi prekës i Stelës pas heqjes së dy gjinjve: Vajza, fuqia ime në përqafimin e…
Një histori prekëse u rrëfye sot në emisionin "Rreze Dielli". Ishte Shtator i 2024, vëtem 44-vjeçare, Stela Nikolla diagnostikohet me kancer gjiri. Jeta nga ai moment merr një tjetër kthesë për të. Përballja me tumorin e gjirit e shokoi dhe tronditi, por i dha edhe forcë për t'a luftuar me të gjitha mënyrat, vajza e saj Harmonia ishte motivi dhe fuqia më e madhe. Sot Stela plot vetëbesim, edhe pse ndonjë pikë loti i rrjedh në faqe, është më e fortë se kurrë! Vetëm pak javë kanë kaluar nga operacioni dhe sfida më e vështirë e jetës së saj, heqja e dy gjinjve. “Mirënjohëse për gjithçka që kemi, për çdo frymëmarrje, çdo buzëqeshje dhe çdo copë paqe që na sjell kjo jetë! Kur gjithçka shkon mirë, mos harro ta mbushësh shpirtin me falenderim dhe besim edhe më të madh. Ti je dëshmia që kur beson në vete, jeta hap dyer të reja. Vazhdo të ecësh me zemër të qetë — gjithçka e bukur sapo ka nisur për ty!”, këto janë fjalët e Stelës, e cila me zemër të mbushur plot ndjenja, nuk harron të shprehë mirënjohjen për të gjithë ata që kanë qenë pranë saj në një nga periudhat më sfiduese të jetës.
-
VIDEO
Sallatë me kuinoa nga zonja Albana
Sallatë me kuinoa
Përbërësit:
- 1 gotë kuinoa
- 2 gota ujë
- 1 kastravec i freskët
- 1 domate e madhe ose domate qershi
- 1 spec i kuq ose jeshil
- 1/2 qepë e kuqe
- 1 tufë majdanoz ose nenexhik
- 100 gr djathë i bardhë
- Ullinj të zinj (opsionale)
- 3 lugë vaj ulliri
- 1-2 lugë lëng limoni ose uthull
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Pak hudhër e grirë hollë
- Pak lëkurë limoni për freski
Përgatitja:
Shpëlajmë mirë kuinoan në ujë të rrjedhshëm, më pas e vendosim të ziejë me 2 gota ujë dhe pak kripë për rreth 15 minuta, derisa të përthithë ujin. E lëmë të ftohet. Ndërkohë presim të gjitha perimet e freskëta dhe i përziejmë në një tas të madh. Shtojmë kuinoan pasi të jetë ftohur dhe e marinojmë me vaj ulliri, lëng limoni, pak hudhër të shtypur nëse dëshirojmë, kripë, piper, erëza dhe pak djathë të thërrmuar.
-
VIDEO
Gjellë me bizele dhe patate nga zonja Albana
Gjellë me bizele dhe patate
Përbërësit:
- 2-3 patate mesatare
- 300-400 gr bizele
- 1 qepë e madhe
- 2-3 domate të pjekura ose 2 lgj salcë
- 1 karotë (opsionale)
- 2-3 lugë vaj ulliri
- Kripë, piper, pak rigon
- Majdanoz sipas dëshirës
- Ujë (sa të mbulojë gjellën)
Përgatitja:
Në një tenxhere kaurdisim qepën në vaj ulliri derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë domatet (ose salcën) dhe e lëmë të ziejë për disa minuta derisa të ulet lëngu. Shtojmë karotën në rrathë, patatet dhe bizelet. I përziejmë mirë, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund hedhim ujë sa të mbulohen përbërësit. E lëmë gjellën të gatuhet në zjarr të ulët për 30–40 minuta, derisa patatet dhe bizelet të jenë gatuar dhe lëngu të jetë trashur pak. Në fund, shtojmë erëza të freskëta si majdanoz ose pak rigon.
-
VIDEO
Imam bajalldi - Patëllxhanë të mbushur nga zonja Albana
Imam Bajalldi - Patëllxhanë të mbushur
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë mesatarë
- 4-5 qepë të mëdha
- 4 thelpinj hudhër
- 4 domate të pjekura
- 1 tufë majdanoz i freskët
- 1 lugë çaji sheqer
- Kripë, piper i zi sipas shijes
- Vaj ulliri ( rreth ½ filxhan)
- Lëng limoni (opsional)
Përgatitja:
Qërojmë pjesërisht (në shirita vertikale) patëllxhanët dhe bëjmë një të çarë në mes pa i prerë deri në fund. I kriposim dhe i lëmë në ujë me kripë për 30 minuta që të nxjerrin hidhësinë. Më pas i shpëlajmë mirë dhe i fërgojmë lehtë në vaj ulliri derisa të zbuten pak dhe të marrin ngjyrë. I vendosim në një tavë pjekjeje. Në një tigan kaurdisim qepët me hudhrat në zjarr të ulët derisa të bëhen të buta dhe të karamelizuara (15-20 minuta). Shtojmë domatet, sheqerin, kripën, piperin dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta derisa të avullojë lëngu. Në fund shtojmë majdanozin dhe i përziejmë. Mbushim patëllxhanët në mes me masën me qepë e domate, hedhim mbi ta pak vaj ulliri dhe pak ujë në tavë. Mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë në 180°C për 40-45 minuta.
-
VIDEO
Përgënjeshtroi Berishën, Silvio Gonzato: I shokuar nga lajmi i rremë, OSBE/ODIHR i pavarur! BE mbështet procesin zgjedhor, nuk ndërhyjmë
Pasi përgënjeshtroi Sali Berishën, Gonzato thotë se është i shokuar nga lajmi i rremë se raporti i OSBE-ODHIR u hoqën emra policësh e banditësh të përfshirë në krim zgjedhor. Sa i takon zgjedhjeve. Gonzato tha se 11 maji është proces i rëndësishëm, pasi janë zgjedhjet e para që zhvillohen që kur Shqipëria hapi negociatat.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 2 maj 2025
Titujt e gazetave për sot, nga libri i Gjinit dhe 12 maji te zgjedhjet tregojnë ku (nuk) jemi e deri tek Bardhi rikthen Dinamon e madhe!
-
VIDEO
Të pathënat e lobimit, sa vite burg rrezikon Noka dhe Berisha? SPAK po heton PD nga 2009 | Frontline
Kontrata prej 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA ka qenë në fokus të emisionit ‘Frontline’ mbrëmjen e sotme në Report Tv.
-
VIDEO
Spahiu: 4 kryetarë partish po hetohen për blerjen e aksesit në SHBA me miliona dollarë
Juristi Kreshnik Spahiu tha se janë 4 kryetarë partish po hetohen për blerjen e aksesit në SHBA me miliona dollarë.
-
VIDEO
Kontrata e lobimit të PD, Poli Hoxha: Në Amerikë kanë nisur investigime! Softa: Nga janë marrë ato lekë?
Avokati Romeo Kara ka ngritur dyshime mbi qëllimin dhe ligjshmërinë e kontratës së PD. Sipas tij, nëse kontrata ka për qëllim heqjen e vendimit të “non gratës”, për Berishën ajo përbën një shkelje ligjore.
-
VIDEO
Spahiu: Si ka mundësi një parti 12 vite në opozitë, paguan 12 milionë dollarë për dy avokatë
Juristi Kreshnik Spahiu ka ngritur pikëpyetje mbi burimin dhe ligjshmërinë e fondeve që Partia Demokratike po përdorur kur ka 12 vite në opozitë.