-
VIDEO
Ironia e Spahiut: Berisha pagoi 4 avokatët e shkëlqyer të Francës, Anglisë dhe Amerikës që të heq non-gratën
Juristi Kreshnik Spahiu teksa ka komentuar kontratën prej 6 milionë dollarë me SHBA, ai tha se Berisha në 4 vjet pagoi 4 avokatët e shkëlqyer të Francës, Anglis, Amerikës dhe se hoqi dot non gratën dhe s'mund ta heq me lobim.
-
VIDEO
Vrasja e Renato Hoxhajt/ partnerja e tij për Report Tv: U qëllua sapo doli nga shtëpia, dëgjova zhurmë, por mendova se ishin fishekzjarrë! Kohët e fundit kthehej herët në shtëpi, në mëngjes të dielën më tha mos ik në punë
Klodiana Rakipaj, gruaja e 58-vjeçarit, Renato Hoxhaj, i cili 5 ditë më parë u vra me 3 plumba në Vlorë, ka folur ekskluzivisht për emisionin :Pa Gjurmë" në Report Tv lidhur me ngjarjen e rëndë.
-
VIDEO
1 Maji/ Hasalla: Në Shqipëri, paga të ulta dhe kushte të vështira pune! Cenollari: Rroga mesatare është rritur! Muçaj: Jemi momentin më të mirë sa i përket formalizimit
Për të folur lidhur me trajtimin që u bëhet të punësuarve në vendin tonë, ishin të ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, Gertjana Hasalla, Qendra për të Drejtat në Punë, Arben Cenollari, Sekretar i shoqatës së Bujtinave dhe Eljo Muçaj, Drejtor i Inspektoriatit të Punës.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Maj 2025 – Receta/ 1 Maji dje dhe sot…/Elektriçistja poete nga Erseka
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Sufle me brokoli dhe lulelakër / Supë me lulelakër dhe patate / Bombica shtëpie - Bonbone biskote me kakao.
1 Maji dje dhe sot: Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, më shumë se një ditë pushimi! 1 Maji, Dita ndërkombëtare e punëtorëve, një manifestim që lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Kjo ditë kujtohet në mbarë botën, por për Shqipërinë kjo datë ka më shumë se një domethënie, dikur 1 Maji kthehej në një festë të vërtetë, parada punëtorësh e nxënësish me uniforma dhe lule shumëngjyrëshe, apo dhe piknike në natyrë. Po sot si ka ndryshuar 1 Maji? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me gazetarin Eljan Tanini dhe Inxhinierin Nikolle Gega, një nga pionerët e parë të minierave shqiptare. ‘Një jetë në minierë’, inxhinieri i bakrit Nikollë Gega rrëfen kohën e industrisë së rëndë në Rubik: Kur puna ishte ideal dhe sacrificë!
Nëse kujtoni për një moment, personazhin e famshëm të Dedës në filmin shqiptar “Rrugë të bardha”, që ngrin në shtyllë në përpjekje për të ndrequr një defekt në linjën telefonike, jeta e Adriana Hysenajt ka qenë e ngjashme për nga vështirësia, në dimër, ngricë, borë apo në vapën përvëluese të muajve të verës. Sot, Adriana Hysenaj është 63 vjeçe dhe jeton në Ersekë, por 26 vite të jetës së saj ajo ia ka kushtuar profesionit të elektriçistit, duke u “vizatuar” gjithmonë si një grua me profesion burrash. Jeta e saj ka qenë një kalvar vuajtjesh dhe vështirësish dhe më pas në zgjedhjen e një profesioni shumë të rrallë për gratë në Shqipëri. Pasioni i Adrianës ishin sporti dhe poezia, e në rastin më të vështirë do të ishte kuzhina, por kurrë nuk e kishte menduar që do të bëhej elektriçiste dhe ky do të ishte profesioni i saj i jetës. Një zgjedhje që ia diktuan mësuesit e saj, por që me kalimin e viteve ajo nisi ta pëlqejë duke mos hequr dorë për shumë vite. Sot në studion e “Rreze Dielli” nëpërmjet një lidhje skype nga Erseka, Adriana na rrëfeu historinë e jetës së saj - jetimja që ndez dritat me duar dhe shpirt!
-
VIDEO
Nesho për Report Tv: Marrëveshja e mineraleve SHBA-Ukrainë, garatuese për të mbyllur luftën me Rusinë! Arritja më e madhe në 100 ditët e para për Trump
Nesho ka folur për Report Tv lidhur me marrëveshjen e mineraleve si një arritje qoftë dhe në biznes, por edhe politikë në raportet shtetërore mes dy vendeve. Më tej ai e ka komentuar marrëveshjen si arritjen më të madhe të 100 ditëve nga Trump. Për Neshon ky raport i ri mes SHBA dhe Ukrainës do të jetë dhe një privilegj për marrëveshjen e mbylljes së luftës me Rusinë.
-
VIDEO
Historia e Adrianës, elektriçistja poete nga Erseka, jetimja që ndez dritat me duar dhe shpirt
Nëse kujtoni për një moment, personazhin e famshëm të Dedës në filmin shqiptar “Rrugë të bardha”, që ngrin në shtyllë në përpjekje për të ndrequr një defekt në linjën telefonike, jeta e Adriana Hysenajt ka qenë e ngjashme për nga vështirësia, në dimër, ngricë, borë apo në vapën përvëluese të muajve të verës. Sot, Adriana Hysenaj është 63 vjeçe dhe jeton në Ersekë, por 26 vite të jetës së saj ajo ia ka kushtuar profesionit të elektriçistit, duke u “vizatuar” gjithmonë si një grua me profesion burrash. Jeta e saj ka qenë një kalvar vuajtjesh dhe vështirësish dhe më pas në zgjedhjen e një profesioni shumë të rrallë për gratë në Shqipëri. Pasioni i Adrianës ishin sporti dhe poezia, e në rastin më të vështirë do të ishte kuzhina, por kurrë nuk e kishte menduar që do të bëhej elektriçiste dhe ky do të ishte profesioni i saj i jetës. Një zgjedhje që ia diktuan mësuesit e saj, por që me kalimin e viteve ajo nisi ta pëlqejë duke mos hequr dorë për shumë vite. Sot në studion e “Rreze Dielli” nëpërmjet një lidhje skype nga Erseka, Adriana na rrëfeu historinë e jetës së saj - jetimja që ndez dritat me duar dhe shpirt!
-
VIDEO
‘Një jetë në minierë’, Inxhinieri i bakrit Nikollë Gega rrëfen kohën e industrisë së rëndë në Rubik
1 Maji dje dhe sot: Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, më shumë se një ditë pushimi! 1 Maji, Dita ndërkombëtare e punëtorëve, një manifestim që lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Kjo ditë kujtohet në mbarë botën, por për Shqipërinë kjo datë ka më shumë se një domethënie, dikur 1 Maji kthehej në një festë të vërtetë, parada punëtorësh e nxënësish me uniforma dhe lule shumëngjyrëshe, apo dhe piknike në natyrë. Po sot si ka ndryshuar 1 Maji? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me gazetarin Eljan Tanini dhe Inxhinierin Nikolle Gega, një nga pionerët e parë të minierave shqiptare. ‘Një jetë në minierë’, inxhinieri i bakrit Nikollë Gega rrëfen kohën e industrisë së rëndë në Rubik: Kur puna ishte ideal dhe sacrificë!
-
VIDEO
Sufle me brokoli dhe lulelakër, SUPER shije në 5 minuta nga zonja Albana
Sufle me brokoli dhe lulelakër
Përbërësit:
- 300 gr brokoli
- 300 gr lulelakër
- 3 vezë
- 200 ml qumësht
- 100 ml pana
- 150 gr djathë kaçkavall i grirë
- 2 lugë gjelle miell
- 1 lugë gjelle gjalpë
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Pak arrë moskat
- Bukë e thekur ose galetë
Përgatitja:
Ziejmë brokolin dhe lulelakrën në ujë me kripë për 5-7 minuta, vetëm sa të zbuten pak. I kullojmë dhe i lëmë të ftohen pak. Në një tigan shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e përziejmë derisa të marrë një ngjyrë të lehtë të artë. Shtojmë qumështin dhe panën gradualisht, duke e përzier vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza. E lëmë të lidhet pak, e heqim nga zjarri dhe shtojmë 2/3 e djathit të grirë, kripën, piperin dhe arrën moskat. Rrahim vezët dhe i bashkojmë me masën e përgatitur, duke i përzier mirë. Shtojmë brokolin dhe lulelakrën e ndarë në copa të vogla. Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe e spërkatim me galetë. Hedhim përzierjen në tavë dhe shtojmë sipër pjesën e mbetur të djathit. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30–35 minuta, derisa të fryhet dhe të marrë ngjyrë të artë sipër.
-
VIDEO
Supë me lulelakër nga zonja Albana
Supë me lulelakër
Përbërësit:
- 1 lulelakër mesatare
- 1 qepë e bardhë
- 1 patate e madhe
- 1 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
- 800 ml lëng perimesh ose ujë
- 200 ml qumësht ose pana
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Arrë moskat (opsionale)
- Djathë i grirë për sipër
Përgatitja:
Në një tenxhere kaurdisim qepën në gjalpë derisa të zbutet dhe të bëhet transparente. Shtojmë pataten dhe lulelakrën, i përziejmë për disa minuta. Shtojmë lëngun e perimeve (ose ujin), kripën dhe piperin, dhe e lëmë supën të ziejë për 20-25 minuta, derisa perimet të jenë zbutur mirë. Me blender dore (ose në blender të zakonshëm) e kthejmë supën kremoze. Shtojmë qumështin ose panën dhe arrën moskat, e përziejmë dhe e lëmë të marrë edhe një valë të lehtë për 2-3 minuta. E shërbejmë supën të ngrohtë me pak djathë të grirë sipër ose me bukë të thekur.
-
VIDEO
Bombica shtëpie në 2 minuta /Bonbone biskote me kakao nga zonja Albana
Bombica shtëpie - Bonbone biskote me kakao
Përbërësit:
- 300 gr biskota
- 100 gr sheqer pluhur
- 100 gr gjalpë
- 3-4 lugë gjelle kakao
- 100 ml qumësht
- 1 lugë rum, vanilje osë cipë portokalli
- Arrë kokosi e grirë
- Arra / lajthi të grira ose reçel (opsionale)
Përgatitja:
Thërrmojmë biskotat imët me dorë ose në blender. Në një enë përziejmë gjalpin me sheqerin derisa të bëhet masë kremoze. Shtojmë kakaon, biskotat e thërrmuara dhe pak nga pak qumështin, derisa të lidhet masa (nëse e duam më të lagësht, shtojmë pak më shumë qumësht ose reçel). Shtojmë aromën që dëshirojmë (vanilje, rum, ose lëkurë portokalli). Marrim pak nga masa, formojmë toptha me duar dhe i rrotullojmë në arrën e kokosit të grirë. I vendosim në një pjatë dhe i lëmë në frigorifer për të paktën 1 orë që të forcohen. Bombicat mund t' mbushim dhe me nga një lajthi, arrë, bajame ose rrush të thatë në mes.
-
VIDEO
Diaspora/ Mbi 102 mijë fletë votimi mbërrijnë në KQZ, problematike mbetet Greqia! Janë kthyer 12 mijë vota nga 68 mijë në total
102 197 zarfe me votat e diasporës kanë mbërritur në KQZ. Greqia mbetet problematike pasi janë kthyer 12 mijë vota nga 68 mijë në total.
-
VIDEO
Qazimi, shoferi që u bë fermer në Llakatund: 500 kuintal kivi prodhoj në vit l NJË NGA NE
Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj nga fshati Llakatund i Vlorës ka zgjedhur të merret me frutikulturë.Çdo vit prodhon rreth 500 kuintal kivi, por cilat janë sfidat që po has këtë periudhë?