Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kotopita - Byrek grek me mish pule / Patëlllxhanë të fërguar.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të muajit Maj, përkatësisht 5-11 maj, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të sjellë ndryshime të rëndësishme për shumë shenja. Planetët sjellin mundësi të reja në dashuri, vendime të guximshme në punë dhe kthesa të papritura në financa! "Një javë pozitive ku këndet Mërkur - Jupiter sjellin lajme të mira dhe marrëveshje pozitive, ndërsa gjashtkëndëshi Afërdita-Pluton rigjallëron pasionin në dashuri. Më në fund të shtunën, Mërkuri kalon në Dem dhe të gjithë përqendrohemi më shumë në çështjet financiare. Do të jetë një javë mjaft dinamike, edhe pse kërkesat e të tjerëve po ju lodhin shumë. Kini kujdes nga disa veprime të rrezikshme apo thashetheme. Në fund të javës, Hëna në Akrep sjell ndryshime të papritura!" thekson Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
Aguliçja është një nga bimët më të fuqishme që na dhuron natyra jonë, një lule e vogël, por me fuqi vërtet të mëdha! E njohur që nga kohët e gjysheve tona, kjo mrekulli e natyrës lulëzon në pranverë, por shëron gjatë gjithë vitit. Me vetitë e saj qetësuese, kundër stresit, pagjumësisë, shqetësimeve kardiake, pastrimit të gjakut dhe shumë problemeve të tjera shëndetësore, ajo është një thesar që shumica e njerëzve e kalojnë pa e vënë re. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, zbulojmë së bashku si ta njohim, si ta përdorim dhe si të përfitojmë nga kjo dhuratë falas e natyrës.





















