-
VIDEO
Shtyhet sërish gjyqi për dosjen 'Sterilizimi', ish-ministri Ilir Beqaj paraqiti raport se ishte sëmurë! GJKKO pezullon afatet e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak
GJKKO ka shtyrë për më 7 Maj seancën për dosjen e "Sterilizimit". Shkak u bë mungesa e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe avokatit të tij. Gjykata pranoi gjithashtu kërkesën për pezullimin e afateve të paraburgimit për të pandehurit në "arrest në burg" dhe "arrest në shtëpi".
-
VIDEO
I dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore më 1997, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për të dalë nga regjimi i sigurisë ‘41 bis’
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fran Marashit, i cili kërkoi të dilte nga regjimi i ashpër ‘41 biss’, aty ku mbahet i izoluar prej 13 dhjetorit të vitit 2024, me vendim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. U dënua si person i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore, të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 policë dhe u plagosën 6 të tjerë
-
VIDEO
Ushqimet më të mira për trurin, kujtesën dhe përqëndrimin
A e ndjen mendjen të turbullt, harresën të shpeshtë apo përqendrimin të dobët? Nuk je vetëm! Në këtë bisedë në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, zbulojmë ushqimet më të fuqishme për trurin – nga bimët që kanë ushqyer mendjet më të ndritura, te zakonet që shkenca i konsideron "superfuqi mendore". Mëso se çfarë duhet të hash, çfarë të shmangësh dhe si të ndërtosh një stil jetese që mban mendjen të kthjellët, kujtesën të fortë dhe trurin në gjendje optimale. Ja disa 'sekrete' dhe zakone të thjeshta që mund të ndryshojnë përgjithmonë mënyrën si funksionon truri yt!
-
VIDEO
Byrek me qepë dhe domate nga zonja Albana
Byrek me qepë dhe domate
Përbërësit:
- 4 gota miell
- 1 gotë ujë i vakët
- 1 gotë qumësht
- 1 lgj maja e thatë
- 1 lç kripë
- 1 kg qepë
- 1 kg domate
- Vaj për skuqje
- Nenexhik
- Kripë, piper
Përgatitja:
Aktivizojmë majanë me një gotë ujë të vakët dhe një gotë qumësht të vakët. I përziejmë mirë dhe shtojmë miellin pak nga pak duke e punuar brumin derisa të bëhet elastik. E vendosim në një tas dhe e lëmë të pushojë për rreth 30-40 minuta. Pasi brumi të ketë ardhur, e punojmë pak për 30 sekonda sa t'i japim formë dhe e presim në 3 kulaçë të mëdhenj. Në një tigan të madh kaurdisim qepët e grira me pak kripë. Pasi qepa të tretet shtojmë domatet, i lëmë të treten dhe rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. Hapim petën e parë të madhe, vendosim mbushjen, hapim petën e dytë, shtrojmë mbyshje dhe e spërkasim me vaj. Hapim petën e tretë dhe mbulojmë anësoret me petën e parë. E spërkasim me vaj dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë derisa byreku të piqet.
-
VIDEO
Burani me spinaq nga zonja Albana
Burani me spinaq
Përbërësit:
- 500 gr spinaq
- 1 qepë e madhe
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 2-3 lugë gjelle oriz
- 1 domate ose 1 lugë salcë domate
- 1-2 gota ujë ose lëng perimesh
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Disa fije kopër ose majdanoz i freskët
- Pak lëng limoni në fund
Përgatitja:
Lajmë mirë spinaqin dhe e presim trashë. Në një tenxhere, ngrohim vajin dhe skuqim qepën e grirë imët derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë. Hedhim domaten e grirë ose salcën e domates dhe e trazojmë për 1-2 minuta. Shtojmë spinaqin dhe e përziejmë derisa të ulet volumi dhe të zbutet pak. Më pas shtojmë orizin e larë, hedhim 1-2 gota ujë të ngrohtë (sa të mbulohen përbërësit) dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E lëmë gatimin të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa orizi të zbutet (rreth 15-20 minuta).
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Mbërrijnë 84783 vota nga emigrantët në KQZ, rreth 30 mijë zarfe janë ende pa u dërguar nga kompania postare
Rreth 15 mijë vota të dërguara nga emigrantët në 24 orët e fundit, Celibashi i kërkon kompanisë postare shpërndarjen e zarfeve të mbetura. Në total KQZ ka dërguar 245935 zarfe në total, nga të cilët konfirmohet se janë postuar në destinacion nga kompania e kontraktuar 216577 zarfe
-
VIDEO
Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, Report TV siguron foton e autorit të maskuar! Arrestohet personi që i siguroi makinën, ‘porosia’ dyshohet se erdhi nga Emiratet e Bashkuara
Autori i dyshuar i vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë është ‘fiksuar’ nga kamerat e sigurisë i maskuar me kapele dhe maskë në fytyrë. Në pranga ka rënë edhe personi që i siguroi mjetin autorit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 30 prill 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Gjykata Europiane rrëzon "Pasaportat e arta" te ana më e errët e kontratës 6 milionëshe të PD-së e deri tek incident me të shtëna pranë zyrës së PSD.
-
VIDEO
Ipeshkvi që u pagëzua fshehurazi në diktaturë
Simon Kulli është sot ipeshkv i dioqezës së Sapës. Ai rrëfen fistorinë e tij të veçantë me Marie Kaletën, një prej studenteve të fundit të shkollës së murgeshave në Shkodër, e cila i doli kundër diktaturës duke përcjellë fenë tek Simoni dhe qindra djem si ai në gjithë zonën e Zadrimës.
-
VIDEO
Prapaskenat e 6 mln dollarëve, 2 ngjarjet që FUNDOSËN Berishën në mes të fushatës | Repolitix
Kontrata e lobimit të PD në SHBA, për avokatin Indrit Sefa, është më shumë se 6 mln dollarë. Avokati Përparim Çaça tha se ka dyshime rreth burimit të pagesës prej 750 mijë dollarësh. Gazetari Flogert Muça tha se Berisha po kërkon që të heq non gratën dhe lobimin.
-
VIDEO
Kontrata e lobimit të PD/ Spahiu për Report Tv: SHBA nuk blihen me miliona dhe s’të falin për lobimet! Berisha e ka trenin e fundit! KQZ duhet të reagonte! Po aleatët e dinin?
Analiza për kontratën e PD-së dhe koalicionit të saj ADSHM me kompaninë amerikane për lobim në “Studio Live”, me juristin Kreshnik Spahiu. Pse mendon se do ketë reagime të tjera dhe se financimi është në shkelje të ligjit. Parashikon se do ketë veprime të tjeraligjore e penale, teksa pritet të dalë në dritë edhe kontrata e firmosur nga LaCivita
-
VIDEO
Lobimi 6 mln dollarë i PD, Romeo Kara në Report Tv: Skandal, kontrata më e shtrenjtë, SPAK të veprojë! Haklaj: Krim zgjedhor, ato janë lekë oligarkësh
Kontrata 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA, është rast i pastër korrupsioni për juristin Romeo Kara. Për kandidatin e Koalicionit Euroatlantik Azgan Haklaj, kontrata e lobimit të PD është një krim zgjedhor. Ai tha se Berisha s’mund të heq non grata me para. Sipas tij ato para, janë nga oligarkët.