-
VIDEO
Betimi i Trump në ‘5 Pyetjet’/ Çollaku: Test është Putini, dimër i ftohtë! Xhafaj: Plani i tij i frikshëm, BE të jetë në bllok! Mulaj: Presion ndaj Rusisë! Krisafi: Lufta e ardhshme, Arktiku
Emisioni “5 pyetjet nga Babaramo” në Report TV pati në qendër të analizës dhe diskutimeve ceremoninë e betimit të presidentit Donald Trump, premtimet e tij, çfarë pritet të ndodhë dhe nëse do ketë luftë ekonomike dhe ushtarake. Të ftuar deputetët Kreshnik Çollaku dhe Etjen Xhafaj, eksperti Ledion Krisafi dhe gazetarja Esmeralda Mulaj
-
VIDEO
Spahiu: Trump nuk do ia lejojë vetes të dështojë në marrëveshjen Kosovë-Serbi prej Vuçiç apo Kurtit
Sa i takon politikës së Donald Trump për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, juristi Kreshnik Spahiu thotë se presidenti amerikan nuk e ka luksin të mos e zgjidhë këtë çështje. Për Report Tv, Spahiu shprehet se Trump nuk do ia lejojë vetes të dështojë në këtë marrëveshje prej Vuçiç apo Kurtit.
Spahiu thekson se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ku vetë Trump ka kërkuar njohje reciproke.
"Trump nuk e ka luksin që të mos e zgjidhë dot këtë konflikt. Ajo çfarë unë kam frikë nga gjithë ky proces është që presioni do jetë i jashtë, edhe për Vuçiç edhe për kryeministrin e ri të Kosovës, apo të ardhshëm. Duke qenë se janë zgjedhjet nuk dimë se kush do jetë. Një gjë është e qartë që Vuçiç dhe Serbia kanë investuar shumë për e marrëdhëniet me SHBA.
Amerika edhe kur kanë gabim diçka në të shkuarën, qoftë edhe sikur gabimi të jetë bërë nga opozitarët e tyre, psh nëse administrata e Trump ka bërë diçka gabim në Shqipëri, Kosovë e rajon. Për të mos ulur autoritetin e shtetit, në vende kaq periferike si Shqipëria, Kosova apo Ballkani, nuk e ulin autoritetin e administratës amerikane, dhe të DASH përballë një shteti s’di shqip apo për dy tre personazhe e ngjarje, i qëndrojnë gabimeve që mund të kenë bërë.
Në vende të vogla kanë një lloj vazhdimësie, aq më tepër që një pjesë e këtyre projekteve ka nisur nga administrata e Trump. Marrëveshja mes Vuçiç dhe Kosovës është në shkruar në Shtëpi të Bardhë, ku Trump kërkoi njohje reciproke të dy vendeve. SPAK dhe reforma në drejtësi ka nis nga administrata e Trump", shprehet Spahiu.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: Uroj që Elon Musk mos sillet dhe ndërhyjë në gjithë botën si Soros
uristi Kreshnik Spahiu duke komentuar betimin e presidentit të SHBA, Donald Trump, ndalet edhe tek Elon Musk, i cili do të jetë pjesë e kabinetit. Spahiu thotë se uron që Elon Musk të mos ndërhyjë në gjithë botën si George Soros.
“Ajo që Elon Musk po shfaq është një lloj arrogance, një lloj ndërhyrjeje. Unë do bëja një pyetje për teleshikuesit, nëse do dalë Musk e do thotë votoni këtë parti në Shqipëri apo në Kosovë, si do sillen votuesit shqiptarë apo në Kosovë. Të jeni të bindur që gjysma do jenë kundër Musk apo administratës amerikane se nuk duron njeri ndërhyje në punët e brendshme. Ju e keni parë që një kritikë bëhet ndaj Kurtit dhe gjithë Vetëvendosja bëhet kundër Amerikës. Një shpallje non grata bëhet në PD dhe gjithë demokratë nxijnë blogjet kundër administratës amerikane. Imagjinoni të ndërhyjnë në zgjedhjet e vendit tonë”, tha Spahiu.
-
VIDEO
Inaugurimi i Trump/ Nesho: Sot ekzekutohen 200 dekrete, presidenti i ri, vizionar! Kërkon që Europa të ridimensionojë sigurinë e saj
E gjithë bota sytë pas pak orësh i ka nga Washtingtoni, ku pritet që të bëjë betimin presidenti i SHBA Donald Trump. Ish-ambasador i Shqipërisë në OKB Agim Nesho u shpreh se pritet që sot të ekzekutohen 200 dekrete.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Janar 2025 – Receta të shpejta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona me salcë me mish të grirë / Byrek i shpejtë tigani me spinaq.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 20-26 janar, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të ketë disa ulje-ngritje, por gjithashtu do të ketë dhe shumë mundësi për gati të gjitha shenjat e zodiakut. "Kjo javë do të sjellë presion në punë për shkak të këndit të vështirë Diell-Pluton, por shumë sipërmarrje dhe çështje të zemrës do të kenë një shans të dytë, falë aspekteve të mira të Marsit retrogradë në Gaforre me Uranin dhe Venusin respektivisht. Kujdes më të shtuar përgjatë kësaj jave duhet të bëjnë shenjat e tokës! Ndërsa shenjat e zjarrit duken se do të jenë më të favorizuara në fushën e takimeve dhe dashurisë”, theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
-
VIDEO
‘Ndikime negative në punë’ Jorgo Pulla paralajmëron: Kujdes shenjat e…/ Horoskopi javor 20-26 janar
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 20-26 janar, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të ketë disa ulje-ngritje, por gjithashtu do të ketë dhe shumë mundësi për gati të gjitha shenjat e zodiakut. "Kjo javë do të sjellë presion në punë për shkak të këndit të vështirë Diell-Pluton, por shumë sipërmarrje dhe çështje të zemrës do të kenë një shans të dytë, falë aspekteve të mira të Marsit retrogradë në Gaforre me Uranin dhe Venusin respektivisht. Kujdes më të shtuar përgjatë kësaj jave duhet të bëjnë shenjat e tokës! Ndërsa shenjat e zjarrit duken se do të jenë më të favorizuara në fushën e takimeve dhe dashurisë”, theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
-
VIDEO
Byrek si pite në tigan me spinaq, super i shpejtë nga zonja Albana
Byrek në tigan me spinaq
Përbërësit:
- 300 gr miell
- 1 Iç sodë
- 1 Iç kripë
- 200 ml ujë
- 2 lgj vaj ulliri
- 300 gr spinaq
- 100 gr djathë
Përgatitja:
Fillimisht zemë brumin me miell, sodë buke, pak kripë dhe ujë. E lemë brumin të pushojë për rreth 30 minuta. Ndërkohë në një tigan kaurdisim spinaqin me pak vaj ulliri. Pasi të ulet vëllimi shtojmë kripën dhe e lemë të ftohet. Brumin e ndajmë në 2 topa, të cilat i hapim në dy peta. Hapim petën e parë në tryezën e punës, shtojmë mbushjen dhe djathin dhe sipër vendosim petën tjetër. Shtypim pjesët anësore dhe piten e mbushur e vendosim në një tigan të madh lyer me vaj dhe e pjekim nga të dyja anët.
-
VIDEO
Makarona me mish të grirë nga zonja Albana
Makarona me mish të grirë
Përbërësit:
- 500 gr makarona
- 400 gr mish i grirë
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 400 gr salcë domatesh
- 1 lç rigon ose borzilok i tharë
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Pak djathë kaçkavall
- Pak majdanoz për dekorim
Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe me ujë të vluar me kripë, ziejmë makaronat sipas udhëzimeve të paketimit. I kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Ndërkohë në një tigan të thellë, ngrohim vajin e ullirit në zjarr mesatar. Shtojmë qepën dhe hudhrën dhe i kaurdisim derisa të zbuten. Shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim derisa të marrë ngjyrë kafe duke e përzier vazhdimisht për të shmangur formimin e kokrrizave. Më pas hedhim salcën e domates mbi mishin e grirë. Rregullojmë shijen me pak rigon ose borzilok, kripë dhe piper. E lëmë të ziejë në zjarr të ulët për 15 minuta, duke e përzier herë pas here. Në fund shtojmë makaronat e ziera në tigan dhe i përziejmë mirë që salca të përhapet në mënyrë të barabartë. Nëse dëshirojmë më shumë lagështi, shtojmë pak nga uji i zierjes së makaronave. I shërbejmë makaronat të ngrohta, sipër hedhim pak djathë të grirë dhe e dekorojmë me majdanoz.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 20 janar 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha në SPAK ditën e betimit të Donald Trump te përse vrau në 21 janar e deri tek Vettingu kapitullon drejtësinë shqiptare! -
VIDEO
Heronjtë e shqiptarëve, mitet, enigmat dhe simbolet! Esencë-Report Tv (19.01.2025)
Heronjtë e shqiptarëve, a janë ata vetëm historik apo edhe mitologjik? A janë sakrifikuar heronjtë tanë për popullin apo populli i ka sakfrifikuar ata per interesat e tij? Heronjtë që marrin shkas nga jeta e njerëzve, ashtu sic edhe ky emision mori shkas nga dita e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit… Heronjtë, enigmat dhe simbolet! Të ftuar në Esencë: Ermir Hoxha dhe Gazmend Leka.
-
VIDEO
Administratori Tuci rrëfen jetën në Reps, qytezën e minatorëve
Gjin Tuci, administrator i njësisë bashkiake Orosh, flet për jetën në qytezën e Repsit, si një qytezë minatorësh që vazhdojnë të punojnë në Minierën e Spacit.
-
VIDEO
‘Ferma ime’, blegtori rrëfen në Veri-Jug jetën mes malesh
Mark Laska, blegtor dhe fermer i vogël i një stani dhish, rrëfen jetën mes malesh, ngritjen e stanit dhe mungesën e mbështetjes nga ana e shtetit me subvencione për bagëtitë.