-
VIDEO
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
Kreshnik Spahiu foli sot në Frontline, Report Tv, teksa komentoi për Marsela Karapançon sondazhin e përmuajshëm të zhvilluar së bashku me Eduard Zaloshnjan. Spahiu komentoi opinionin e qytetarëve mbi ndikimin që mund të ketë ardhja e Trump në politikën shqiptare.
-
VIDEO
‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune
Një tjetër pikë e trajtuar sot në ‘Studio Live’ nga të ftuarit ish-zv/ministri i Energjetikës, Ilir Bejtja dhe gazetari Fatos Çoçoli, ka qenë dhënia e dritës jeshile nga qeveria për Jared Kushner për projektin e ishullit të Sazanit si investitor strategjik.
-
VIDEO
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
Marrëveshja e firmosur në Emiratet e Bashkuara Arabe për energjinë me vlerë 1 mld dollarë dhe shpallja e dhëndrit të Donald Trump si investitor strategjik për ishullin e Sazanit. Këto ishin temat mbrëmjen e sotme në Report TV, të moderatorit Arbër Hitaj. Të ftuar Ilir Bejtja, ish-zv/ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës dhe eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli
-
VIDEO
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
Të rinjtë, të cilët janë pjesë e partive politike kanë komentuar zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe jo vetëm. Nikola Kedhi, nga departamenti ‘Brain Gain’ në PD, u shpreh se këto zgjidhje janë vendimtare. Sipas tij, qeverisja e Edi Ramës është më e keqja që ka pasur vendi.
-
VIDEO
‘Ish nusen e dënova me burg, por prap krenohem me të’/Vlonjati: I lutem vetëm djalin mos…
-
VIDEO
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
Romeo Kara dhe Fatmir Merkoçi teksa po komentonin PD në 'Studio Live', në prag të zgjedhjeve të 11 majit, u ndalën edhe tek vlerësimi i Berishës dhe kundërshtarit të tij Ramës.
Kara kritikoi ashpër Sali Berishën, duke e cilësuar si burimin e "të gjithë të zezave" në politikën shqiptare, ndërsa shtoi se Partia Socialiste ka adoptuar të njëjtin model manipulimi dhe shfrytëzimi të pushtetit. "Kjo forcë politike e ka mbaruar misionin e saj. As Saliu, as Rama nuk përfaqësojnë popullin shqiptar, por interesat e tyre personale," deklaroi Kara.
Merkoçi shtoi se manipulimi dhe besnikëria e verbër ndaj liderëve janë tipare që kanë mbajtur Berishën dhe Ramën në pushtet për kaq gjatë.
Romeo Kara: Mendoj që është nisur me këmbë të majtë kjo punë. Në fillim të vitit 91 kur flisnim për demokraci, për anëtarët. Me këtë kartë erdhi Berisha prapë, ka ardhur momenti final. Po e lë këtë diskutim në mënyrë hipokrite, sikur do vendosin njerëzit. Në 1991 Berisha kooptoi Kryesinë. Ligj ka qenë aty vullneti i tij. Njerëzit nuk kanë bërë ndonjë punë të hajrit. Njerëzit janë turrur kush ti shërbejë atij. Edhe në krahun tjetër, njerëzit tentojnë kush ti shërbejnë Ramës. Të dy nuk e njohin realitetin. Po të kesh prapa njerëz që vetëm lëpihen, për këtë arsye janë kaq gjatë në pushtet. Kjo forcë politike e ka mbaruar misionin e saj. Forcë antishqiptare. A kanë turp këta? Kurrë mos i plotësofshin orekset e tyre. Mua rruga e Shqipërisë dhe dinjiteti nuk më çon as te Saliu dhe as te Rama. Ja e mori Saliu Shqipërinë ku do e çojë. Do i thotë britaniku dhe amerikani je i papranueshëm, këta duan të besojmë përrallat e Saliut. Janë të padenjë të përfaqësojnë veten e tyre jo më popullin shqiptar.
Mërkoçi: Berisha është i manipulueshëm. Nëse të ka mik dhe thotë Romeo është burrë shumë i mirë. Manipulimi është besimi. I lëpihen dhe rrinë brenda guackës së vet. Por jo se kanë dhënë ndonjë gjë.
Romeo Kara: Manipulueshëm mund të jesh deri në kryetar partie, Berisha është hesapxhi. Por mendoj se nuk i ka dalë mirë hesapi. Se shenjtallëku shkon krah për krah me budallallëkun. Hesapet do lahen në këtë botë dhe atë botë. Berisha është fillesa e gjithë të zezave. Çdo kush që ka ardhur ka qenë pak Berishë. Këtë model e mori dhe PS-ja.
-
VIDEO
Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën
Avokatët Romeo Kara dhe Fatmir Merkoçi debatua në ‘Studio Live’ lidhur me hetimet e SPAK për 21 janarin, në prag të 14 vjetorit të kësaj ngjarjeje tragjike, ku gjatë protestës së opozitës pushteti i Berishës vrau 4 persona në bulevard.
-
VIDEO
Lapardhaja për Report Tv: PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit, Berisha e ka marrë peng për hallin personal
Analisti Namir Lapardhaja thotë për Report Tv se Sali Berisha ka marrë peng Partinë Demokratike peng për interesat e tij personale.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Janar 2024 – Receta tradite / Të rinjtë dhe marrëdhëniet romantike, studimi ngre ‘alarmin’
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me qumësht dhe gjizë / Lakër me oriz dhe mish pule në furrë / Supë pule me oriz.
Një studim i pak ditëve më parë duket se ka ngritur një diskutim e debat të gjerë: pjesa më e madhe e të rinjve në Shqipëri nuk janë në një marrëdhënie romantike. Sipas studimit 75% e të anketuarve nga mosha 14-29 vjeç në vitin 2024 kanë pohuar se nuk janë në një lidhje. Sakaq, një numër shumë i vogël, 11.5% janë të martuar, 5.6% janë të lidhur dhe bashkëjetojnë, ndërsa 6% janë të lidhur, por nuk jetojnë bashkë. Studimi tregon gjithashtu se faktori më i rëndësishëm që të rinjtë marrin në konsideratë për të zgjedhur partnerin e tyre është niveli i edukimit. Faktori i dytë që ndikon në zgjedhjen e partnerit është aprovimi i familjes, pasuar nga statusi financiar apo gjendja ekonomike. Por sa të vërteta janë këto shifra, a është vërtetë realiteti kështu dhe nëse po, cilët janë faktorët, çfarë po ndodh me këtë brez? A janë të rinjtë duke pritur 'partnerin ideal' dhe si mund të ndryshojnë pritshmëritë e tyre? Si po ndikojnë rrjetet sociale dhe aplikacionet e takimeve në mënyrën se si të rinjtë krijojnë marrëdhënie? Çfarë roli luan familja dhe mentaliteti në ndikimin e marrëdhënieve të të rinjve? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me panelistët: psikologen Arjana Muça, pedagogen Irsa Ruçi, sociologen Marsi Simo, gazetaren Ingrida Mehmeti dhe studentin Daniel Katana.
-
VIDEO
Çfarë e ka ndryshuar dashurinë? Alarmante situata: 75 % e të rinjve shqiptarë nuk janë në një lidhje
Një studim i pak ditëve më parë duket se ka ngritur një diskutim e debat të gjerë: pjesa më e madhe e të rinjve në Shqipëri nuk janë në një marrëdhënie romantike. Sipas studimit 75% e të anketuarve nga mosha 14-29 vjeç në vitin 2024 kanë pohuar se nuk janë në një lidhje. Sakaq, një numër shumë i vogël, 11.5% janë të martuar, 5.6% janë të lidhur dhe bashkëjetojnë, ndërsa 6% janë të lidhur, por nuk jetojnë bashkë. Studimi tregon gjithashtu se faktori më i rëndësishëm që të rinjtë marrin në konsideratë për të zgjedhur partnerin e tyre është niveli i edukimit. Faktori i dytë që ndikon në zgjedhjen e partnerit është aprovimi i familjes, pasuar nga statusi financiar apo gjendja ekonomike. Por sa të vërteta janë këto shifra, a është vërtetë realiteti kështu dhe nëse po, cilët janë faktorët, çfarë po ndodh me këtë brez? A janë të rinjtë duke pritur 'partnerin ideal' dhe si mund të ndryshojnë pritshmëritë e tyre? Si po ndikojnë rrjetet sociale dhe aplikacionet e takimeve në mënyrën se si të rinjtë krijojnë marrëdhënie? Çfarë roli luan familja dhe mentaliteti në ndikimin e marrëdhënieve të të rinjve? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me panelistët: psikologen Arjana Muça, pedagogen Irsa Ruçi, sociologen Marsi Sina, gazetaren Ingrida Mehmeti dhe studentin Daniel Katana.
-
VIDEO
Byrek me qumësht dhe gjizë nga zonja Albana
Byrek me qumësht dhe gjizë
Përbërësit:
- 500 gr peta të gatshme
- 200 ml qumësht
- 100 ml vaj
- 100 ml ujë
- 1 vezë
- 300 gr gjizë
- 1 lugë kafeje kripë
- 1 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja:
Në një tas hedhim qumështin, vajin, ujin, vezën, kripën dhe gjizën dhe i përziejmë mirë. Lyejmë një tepsi me vaj duke kaluar dhe qoshet me një furçë dhe vendosim një letër pjekje. Mbi letrën e pjekjes vendosim copëza gjalpë duke i shpërndarë mirë në të gjithë sipërfaqen e tavës. Tre petët e para i vendosim në drejtim të kundërt nga njëra tjetra duke lënë gjysmat e tyre jashtë tavës. Hedhim me garuzhde pak nga masa e trazuar me qumësht, gjizë dhe vezë. Më pas vendosim petët dy e nga dy të rrudhosura duke i spërkatur mirë me qumështin me vezë. Kthejmë pjesët anësore brenda në tavë dhe pjesën e mbetur të qumështit me vezë e hedhim mbi byrek. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta. Pas këtij minutazhi e nxjerrim byrekun nga furra dhe e kthejmë në një tepsi tjetër dhe e vendosim në furrë të piqet dhe nga ana tjetër për rreth 10 minuta.
-
VIDEO
Supë pule me oriz, shije speciale nga zonja Albana
Supë pule me oriz
Përbërësit:
- 500 gr mish pule
- 1.5 litër lëng mishi
- 2 vezë
- 50 gr oriz
- 1 karrotë
- 1 limon
- 1 lgj miell misri
- 2 lgj gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe kripë vendosim mishin e pulës. Pasi të ziejë shtojmë orizin e shpëlarë mirë dhe karrotën të grirë në rende. Miellin e tresim me ujë dhe pasi ka zjerë orizi e shtojmë në tenxhere bashkë me të verdhat e vezëve. E spërkasim supën me majdanoz, piper dhe pak gjalpë të tretur.