• VIDEO

    Korreshi në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD! Balliu: Në listat e mbyllura të futen të rinj

    TIRANË- Kandidatët për deputetët në Partinë Demokratike pritet t’i nënshtrohen procesit të primareve, edhe pse anëtarja Alesia Balliu thotë se duhej të ishin zhvilluar më parë. E ftuar në Report Tv, Balliu thotë se në listat e mbyllura të Partisë demokratike duhet të futen figura të reja dhe deputetët aktualë të sfidohen në listat e hapura.

    Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Balliu thotë se është pro primareve dhe sipas saj, ky proces është për të përzgjedhur kandidatët që pushteti të mos jetë vetëm i kryetarit dhe jo për të përçarë Partinë Demokratike.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Janar 2025 – Receta/ Vetitë magjike të shegës në shëndet

    Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Përvlak me djathë dhe hudhër / Petulla me raki.

    Sot me nutricionistin dhe ekspertin holistik Altin Joka do të ndalemi në një nga frutat më të mira si për nga shija ashtu dhe për nga vlerat, flasim për shegën. Pse shega është një "superushqim" i vërtetë, cilët janë përbërësit kryesorë të shegës që e bëjnë kaq të dobishme për organizmin? Si ndikon konsumimi i shegës në disa sëmundje si shëndetin e zemrës, tretjen dhe imunitetin? A është e vërtetë që shega ka efekte anti-plakje për lëkurën dhe qelizat e trupit? A ndihmon shega në rregullimin e tensionit të gjakut dhe kolesterolit? Çfarë mund të themi për rolin e shegës në luftën kundër kancerit, çfarë tregojnë studimet më të fundit? A është më mirë të konsumojmë shegën si frut apo si lëng? Si mund ta ruajmë shegën më gjatë në mënyrë që të mos humbasë vlerat ushqyese? Cila ka më shumë vlera; një shegë e ëmbël apo e thartë? A duhet të kemi kujdes nga shega, a ka ndonjë kundërindikacion për ata që kanë probleme të caktuara shëndetësore si dhe a ndërvepron me ilaçe të caktuara, si ato për tensionin apo holluesit e gjakut? Shumë njerëz konsumojnë vetëm farat, por a ka vlera edhe lëvorja e shegës? Si mund të përdorim lëvoren e shegës në mënyrë të sigurt dhe efektive në receta të ndryshme… Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e "Rreze Dielli" nga Altin Joka, i cili na tregon edhe disa receta ‘magjike’ me përdorimin e shegës.

  • VIDEO

    'TikTok, luftë gjeo-politike mes SHBA dhe Kinës', eksperti i IT-së: Në Amerikë dhe Shqipëri nuk do mbyllet! Një i ri harxhon mesatarisht 6-8 orë në ditë me aplikacionin

    Tomi Kallanxhi, në një intervistë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri, ka komentuar për sfidat dhe ndikimin gjeo-politik që lidhen me TikTok dhe përdorimin e platformave të mediave sociale.

  • VIDEO

    Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve

    Ish-ministri i Financave Arben Malaj foli në Report Tv lidhur me programin ekonomik të Donald Trump i rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Malaj vuri në dukje luftën tregtare që Trump do kërkojë të hapë me Kinën me rritjen e tarfiës 16% ndaj mallrave kineze. 

  • VIDEO

    ‘Bekim i shëndetit’ Shega, kampionia e kurimit të mbi 1000 gjendjeve shëndetësore

    Sot me nutricionistin dhe ekspertin holistik Altin Joka do të ndalemi në një nga frutat më të mira si për nga shija ashtu dhe për nga vlerat, flasim për shegën. Pse shega është një "superushqim" i vërtetë, cilët janë përbërësit kryesorë të shegës që e bëjnë kaq të dobishme për organizmin? Si ndikon konsumimi i shegës në disa sëmundje si shëndetin e zemrës, tretjen dhe imunitetin? A është e vërtetë që shega ka efekte anti-plakje për lëkurën dhe qelizat e trupit? A ndihmon shega në rregullimin e tensionit të gjakut dhe kolesterolit? Çfarë mund të themi për rolin e shegës në luftën kundër kancerit, çfarë tregojnë studimet më të fundit? A është më mirë të konsumojmë shegën si frut apo si lëng? Si mund ta ruajmë shegën më gjatë në mënyrë që të mos humbasë vlerat ushqyese? Cila ka më shumë vlera; një shegë e ëmbël apo e thartë? A duhet të kemi kujdes nga shega, a ka ndonjë kundërindikacion për ata që kanë probleme të caktuara shëndetësore si dhe a ndërvepron me ilaçe të caktuara, si ato për tensionin apo holluesit e gjakut? Shumë njerëz konsumojnë vetëm farat, por a ka vlera edhe lëvorja e shegës? Si mund të përdorim lëvoren e shegës në mënyrë të sigurt dhe efektive në receta të ndryshme… Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e "Rreze Dielli" nga Altin Joka, i cili na tregon edhe disa receta ‘magjike’ me përdorimin e shegës.

  • VIDEO

    Ikën shiu, rriten temperaturat, Anira Gjoni për Report Tv: Ditët e fundit të janarit pa reshje, dëborë në zonat malore

    Reshjet e shiut që përfshirë vendin, tashmë do ja lënë vendin motit të qëndrueshëm dhe me temperatura më të larta. Këtë e ka bërë me dije, Specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave Anira Gjoni, ajo tha se pasditen e sotme dhe nëser në qarkun e Kukësit dhe të Shkodrës do të ketë reshje të dobëta shiu.

  • VIDEO

    Përvlak me djathë dhe hudhër nga zonja Albana

    Përvlak me djathë dhe hudhër

    Përbërësit:

    • 3 gota e gjysëm miell
    • 2 gota ujë
    • 1 e ½ lgj gjalpë
    • 1 thelpi hudhër
    • Kripë, piper i zi

    Për mbushje;

    • Djathë i bardhë ose gjizë
    • Hudhër

    Përgatitja:

    Në një tenxhere shtojmë ujin, hudhrat dhe kripën. Presim të vlojë uji rreth 8 minuta, largojmë hudhrat, fikim sobën dhe shtojmë miellin. E përziejmë mirë me lugë druri, më pas e shtrojmë në tryezë duke e punuar me duar. Kur e shohim që brumi është punuar mirë e ndajmë në kuleçë. Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe hapim kulaçkat në formë pite pak më të trashë se krepat. Në çdo shtresë të piteve që do të hapim vendosim djathë të bardhë të thërrmuar, gjalpë të tretur dhe hudhra sipas dëshirës. Në fund bëjmë një prerje në formë bakllavaje, e spërkasim me gjalpë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta

  • VIDEO

    Petulla me raki nga zonja Albana

    Petulla me raki

    Përbërësit:

    • 3 gota miell
    • 1 gotë ujë të ngrohtë
    • 2 lugë gjelle raki
    • 1 vezë
    • 1 lç sodë buke ose maja e thatë
    • 1 lugë çaji kripë
    • 1 lgj sheqer (opsionale)
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Në një tas përziejmë miellin, sodën e bukës ose majanë e thatë, kripën dhe sheqerin (nëse e përdorim). Në një enë tjetër përziejmë përbërësit e lëngshëm: vezën, rakinë dhe ujin e ngrohtë. Gradualisht hedhim përbërësit e lëngshëm tek mielli, duke i përzier mirë derisa të krijohet një brumë homogjen. Brumi duhet të jetë pak i trashë, por jo shumë i ngurtë. Nëse përdorim maja të thatë, e lëmë brumin të fryhet për 30 minuta në një vend të ngrohtë. Ndërkohë ngrohim vajin në një tigan dhe me ndihmën e një luge marrim brumin dhe skuqim petullat derisa të marrin një ngjyrë të artë në të dyja anët. Më pas i vendosim petullat në letra kuzhine për të larguar yndyrën e tepërt dhe i servirim sipas dëshirës me djathë, mjaltë apo reçel.

  • VIDEO

    INTERVISTA EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Sali Berisha, kryepërgjegjësi i krimit të tmerrshëm të 21 janarit! Shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori

    Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi në një intervistë ekskluzive për Report Tv thotë se SPAK duhej t'i kishte dhënë fund pandëshkueshmëria dhe padrejtësisë për 21 janarin duke marrë të pandehur Sali Berishën. Për Brozin, Berisha është krye kryepërgjegjësi, kryeorganizatori i atij krimi të shëmtuar, i pengimit të demokracisë e manipulimit të provave.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 22 janar 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Berisha sfidon drejtësinë për 21 janarin te Rama thotë se moszbardhja e dosjes së nxehtë njollos drejtësinë e deri tek zbardhet skema e KQZ se sa të mbyllura do të jenë listat e deputetëve?

  • VIDEO

    72 herë në Spaç për të parë babanë në burg

    Tomorr Kulloli ishte 20 vjeç kur ja arrestuan të atin më 4 janar 1981. Në fshatin e tyre në Poroçan të Gramshit, prej vitesh jetonin me hijen e rrezikut. Burgu dhe persekutimi politik ishin bërë pjesë e jetës së tyre që pas vitit 1945. Por ai arrestim atë ditë janari ishte gjithsesi i beftë dhe në një moment të vështirë për ta. Në familje po përgatiteshin për të përcjellë ushtar Tomorrin, të cilit i kishte ardhur fletëthirrja për në datën 6 janar. Si do të shkonte ushtar duke lënë pas gjithë familjen, që do të mbetej tashmë pa mbrojtje e pa përkujdesje? Me arrestimin e të atit Hazizit 53 vjeç, në familje mbetej vetëm Tomorri i aftë për t’ju shërbyer të tjerëve. Por regjimi e kishte arrestuar qëllimisht Hazizin në atë moment të vështirë të jetës së tyre. Dhe Tomorri duhet ti bënte ballë jetës ushtarake, përgjegjësive familjare dhe ti dilte zot edhe të atit në burg për ti çuar ushqime e ndërresa çdo muaj! Rituali i vajtjes në burg te babai do të zgjaste përgjatë gjithë viteve të burgut të Hazizit, në Tiranë, Spaç apo Bulqizë dhe nga kjo eksperiencë ai ka shumë kujtime të trishta por edhe motivuese.... Diktatura i kishte shpallur armiq, dhe ata duhet ti bënin ballë me dinjitet dhe pa e ulur kokën!

  • VIDEO

    PLAS keq në studio/ Ja fati i Berishës e Bashës për 21 Janarin. Spahiu ZBULON skenarin

    REPOLITIX në REPORT TV/ Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh pesimist për hetimet e dosjes dhe përfundimin e çështjes me dënimin e personave përgjegjës që morën pjesë në krim dhe urdhëruan vrasjet. Madje ai ngre edhe shqetësimin për parashkrimin e shumë veprave penale. Të ftuar ish-deputeti Arben Meçe, ish-kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi dhe avokatët Leonard Karaj dhe Besart Logu

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv