-
VIDEO
Sekretet e Dashamir Shehi / 'Daja i politikës' rrëfen jetën 'me dhe pa kollare'
Një nga figurat më të dashura dhe të respektuara të politikës shqiptare si Dashamir Shehi, foli sot në “Rreze Dielli” për jetën e tij, 'me dhe pa kollare'. Dashamir Shehi, një njeri që ka ditur gjithmonë të mbajë një marrëdhënie të afërt me qytetarët, me gazetarët, me kolegët gjithmonë i drejtpërdrejtë, i thjeshtë dhe i sinqertë. Me mbi 35 vite në politikë, ai ka qenë gjithmonë një zë i arsyeshëm dhe një njeri me humor të hollë, që di si të thotë gjërat siç janë, pa zbukurime dhe pa ekzagjerime, pa fjalime të stisura. Dash Shehi foli për jetën, për politikën, për rininë, për raportin e tij me pushtetin, me familjen dhe me lumturinë. Do të zbulojmë anën njerëzore të një politikani ndryshe, i cili ka mbetur i njëjti Dashamir Shehi – i thjeshtë, popullor dhe i dashur me të gjithë.
-
VIDEO
Fërgesë me djathë dhe miell misri nga zonja Albana
Fërgesë me djathë dhe miell misri
Përbërësit:
- 4 lgj miell gruri
- 1 fetë djathë për person
- 2 lgj miell misri
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- 1 thelpi hudhër
- 1 lç piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tigan më yndyrë skuqim djathin të lyer me miell nga të dy anët. Në po atë yndyrë kaurdisim miellin e misrit dhe të grurit. Pasi mielli ka ndryshuar pak ngjyrë shtojmë thelpinjtë e hudhrës dhe ujin. E lemë të vlojë dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. E servirim duke vendosur në qendër djathin e skuqur.
-
VIDEO
Afera e 'Sterilizimit'/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen e koncesionit të Sterilizimit ku të pandehur janë ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
-
VIDEO
Supë me brokoli dhe lulelakër nga zonja Albana
Supë me brokoli dhe lulelakër
Përbërësit:
- 1 kokë brokoli
- 1 kokë lulelakër
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lgj vaj ulliri ose gjalpë
- 1 litër lëng perimesh
- 200 ml qumësht ose pana (opsionale)
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Erëza ose bimë aromatike
Përgatitja:
Lajeni mirë brokolin dhe lulelakrën, më pas i ndajmë në lule të vogla. Në një tenxhere ngrohim vajin ose gjalpin në nxehtësi mesatare dhe kaurdisim qepën derisa të bëhet e tejdukshme. Më pas shtojmë hudhrën dhe e lëmë për rreth 1 minutë derisa të lëshojë aromë. Shtojmë lulelakrën dhe brokolin: Hedhim perimet në tenxhere dhe i përziejmë për 2-3 minuta. Shtojmë lëngun e perimeve dhe e lëmë supën të ziejë për rreth 15-20 minuta derisa perimet të zbuten. Përdorim një blender dore për ta bërë supën kremoze ose mund ta lëmë ashtu siç është. Nëse e duam supën më të kremtë, shtojmë qumësht ose pana dhe e trazojmë mirë. E lëmë të marrë një valë të shkurtër dhe më pas rregullojmë shijen me kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. E shërbejmë supën të ngrohtë me pak majdanoz të freskët ose me copa të vogla buke.
-
VIDEO
Gjellë siçiliane me patëllxhanë nga zonja Albana
Gjellë siçiliane me patëllxhanë
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë të mëdhenj
- 1 qepë mesatare
- 2-3 degë selino
- 300 gr domate ose salcë domatesh
- 50 gr ullinj të zi ose jeshilë
- 2 lugë gjelle kaperi
- 2-3 lgj uthull vere të bardhë
- 1 lugë gjelle sheqer
- 50 ml vaj ulliri
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Gjethe borziloku të freskët
Përgatitja:
Lajmë dhe presim patëllxhanët në kuba mesatare. I kriposim lehtë dhe i lëmë të kullojnë për rreth 30 minuta që të nxjerrin hidhësinë. Më pas i shpëlajmë dhe i thajmë me letër kuzhine. Në një tigan të madh, nxehim vajin dhe skuqim patëllxhanët derisa të marrin ngjyrë të artë. I largojmë dhe në të njëjtin tigan kaurdisim qepën dhe selinon derisa të zbuten (rreth 5 minuta). Shtojmë domatet (të grira ose të prera imët) dhe i lëmë të ziejnë për rreth 10 minuta, derisa të lidhen pak. Shtojmë ullinjtë, kaperin, patëllxhanët e skuqur dhe i përziejmë mirë. Në fund shtojmë uthullën dhe sheqerin. E përziejmë derisa uthulla të avullojë pak, duke krijuar një shije të ëmbël dhe të thartë. Shtojmë kripë dhe piper sipas dëshirës dhe e lëmë të gatuhet edhe për 5-10 minuta në zjarr të ulët.
-
VIDEO
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë cakton datën 21 shkurt si datë për të shqyrtuar padinë e divorcit mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.
-
VIDEO
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë më 18 shkurt kërkesën e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj kundër sekuestrimit të pronave dhe llogarive bankare të tij.
-
VIDEO
Tiranë/ Kërkoi revokim të masës së sigurisë 'Arrest në shtëpi', Apeli i Posaçëm shtyn për nesër vendimin për Jamarbër Malltezin
Gjykata e Apelit të Posaçëm shtyn për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë.
-
VIDEO
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
SPAK ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të Elvin Merlikës, i dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Indrit Dokles.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 23 janar 2025
Titujt e gazetave për sot, nga plani i Berishës për të zhdukur Zef Brozin te 46 deputetët e sigurtë të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurtë të Saliut e deri tek si do llogaritet çmimi i energjisë nga 1 shkurti.
-
VIDEO
Dhuna në Oborrin Mbretëror, ZBULOHET vendimi gjykatës: Ja pse nisi SHERRI! Debate në studio
Princ Leka u dënua me 1 vit burg për episodin e dhunës në oborrin mbretëror, dënim që iu konvertua në 16 muaj shërbim prove. Por, Princ Leka pritet që të ankimojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.
-
VIDEO
10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding
Tërheqin vëmendjen me trupin plot me muskuj, por pakkush e di sakrificën që i është dashur një bodybuilderi për të arritur deri aty.
Çim Sabrija po lë gjurmët e tij në këtë sport. Prej 10 vitesh stërvitet intensivisht dhe mban një regjim strikt ushqimor me vakte të matura në peshore. Është shpallur kampion në disa gara dhe punon fort për t’u bërë versioni më i mirë i vetes.