-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Qershor 2024 – Receta/ Festa e tavës së Krapit/ Sindroma e burrit të irrituar dhe impotenca
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me djathë dhe majdanoz / Kilat e Qeparoit / Oshmar - Tradita e Përmetit.
Vetëm pak ditë më parë në Shkodër u festua për herë të parë “Festa e Tavës së Krapit”. Kjo festë, risi në Shkodër, solli një ndërthurje të traditës me turizmin dhe artizanatin, mjeshtrisë e kulturës qytetare në përgjithësi, me gatimin tipik shkodran, atë ‘Tavës së krapit’. Festa e Krapit u organizua në pedonalen “Kolë Idromeno” njësoj siç ndodh në drekat tradicionale në shtëpitë e shkodranëve, por edhe për të tërhequr kalimtarët e shumtë në qendër të qytetit. Në këtë drekë simbolike nuk mungoi shija e verës, buka dhe produkte të tjera ushqimore që shoqërojnë tavën e krapit zakonisht bashkë me muzikën qytetare shkodrane. Dhe këtë të fundit kush më mirë se artistja e madhe Justina Aliaj e përfaqëson, e cila e ftuar në studion e “Rreze Dielli” na percjell shijen dhe emocionet e festës. Tava e Krapit është një nga krenaritë e gatimeve tona tradicionale dhe sekretin që ta gatuani sipas recetës së vjetër origjinale na e tregon ish-mësuesi shkodran, Muhamet Shala.
Mjekja urologe Drilona Ndrevataj nëpërmjet një lidhje skype nga Italia, flet për sindromën e burrit të irrituar dhe impotencën tek meshkujt në moshë të re. A kanë cikël burrat dhe cila është sindroma e burrit të irrituar? Çfarë duhet të dimë për impotencën e meshkujve në moshë të re, çfarë këshillash mund të japim për personat që vuajnë nga kjo problematikë? Sa i rëndësishëm është seksi në çift? Si mund të përmirësohet jeta seksuale… Doktoresha Drilona Ndrevataj është një mjeke kirurge e specializuar në fushën e urologjisë dhe andrologjisë. Prej më shumë se nëntë vjet jeton dhe punon në Itali, duke ju përkushtuar me pasion profesionit të saj. Këto ditë ajo së bashku me bashkëshortin e saj psikiatrin Davide Biachi sjellin librin 'Unë, ti dhe seksi' një libër për problemet e seksualitetit, këshilla nga dy mjekë urologë dhe psikiatër.
-
VIDEO
Skandali i onkologjikut, ish-deputeti denoncon mjekun Petrela në ‘Përballje’: Operoi pacientin me tumor vetëm për ti marrë lekët
Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari, ku mjekët nuk i shërbenin në shtet pacientëve për t’i operuar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.
-
VIDEO
Edhe burrat si gratë?! / Çudit mjekja: Ata kanë 'cikël', përjetojnë irritimin njëlloj si ne
Mjekja urologe Drilona Ndrevataj nëpërmjet një lidhje skype nga Italia, flet për sindromën e burrit të irrituar dhe impotencën tek meshkujt në moshë të re. A kanë cikël burrat dhe cila është sindroma e burrit të irrituar? Çfarë duhet të dimë për impotencën e meshkujve në moshë të re, çfarë këshillash mund të japim për personat që vuajnë nga kjo problematikë... Doktoresha Drilona Ndrevataj është një mjeke kirurge e specializuar në fushën e urologjisë dhe andrologjisë. Prej më shumë se nëntë vjet jeton dhe punon në Itali, duke ju përkushtuar me pasion profesionit të saj.
-
VIDEO
Seks 1 apo 2 herë në javë? Ja ç’thotë mjekja, kujdes në… / Burrë e grua sjellin 'Unë, ti dhe seksi'
Doktoresha Drilona Ndrevataj është një mjeke kirurge e specializuar në fushën e urologjisë dhe andrologjisë. Prej më shumë se nëntë vjet jeton dhe punon në Itali, duke ju përkushtuar me pasion profesionit të saj. Këto ditë ajo së bashku me bashkëshortin e saj psikiatrin Davide Biachi sjellin librin 'Unë, ti dhe seksi' një libër për problemet e seksualitetit, këshilla nga dy mjekë urologë dhe psikiatër. Sa i rëndësishëm është seksi në çift? Si mund të përmirësohet jeta seksuale? Sa i rëndësishëm është të folurit për seksin me fëmijët?
-
VIDEO
Mësuesi pensionist shkodran gatuan recetën origjinale të tavës së krapit
Vetëm pak ditë më parë në Shkodër është organizuar për herë të parë Festa e Tavës së Krapit, simbolit të këtij qyteti. Tava e Krapit është një nga krenaritë e gatimeve tona tradicionale dhe sekretin që ta gatuani sipas recetës së vjetër origjinale na e tregon ish-mësuesi shkodran, tashmë pensionist Muhamet Shala.
-
VIDEO
‘Goja lëng’ Justina Aliaj na përcjell emocionet e festës së tavës së krapit në Shkodër
Vetëm pak ditë më parë në Shkodër u festua për herë të parë “Festa e Tavës së Krapit”. Kjo festë, risi në Shkodër, solli një ndërthurje të traditës me turizmin dhe artizanatin, mjeshtrisë e kulturës qytetare në përgjithësi, me gatimin tipik shkodran, atë ‘Tavës së krapit’. Festa e Krapit u organizua në pedonalen “Kolë Idromeno” njësoj siç ndodh në drekat tradicionale në shtëpitë e shkodranëve, por edhe për të tërhequr kalimtarët e shumtë në qendër të qytetit. Në këtë drekë simbolike nuk mungoi shija e verës, buka dhe produkte të tjera ushqimore që shoqërojnë tavën e krapit zakonisht bashkë me muzikën qytetare shkodrane. Dhe këtë të fundit kush më mirë se artistja e madhe Justina Aliaj e përfaqëson, e cila e ftuar në studion e “Rreze Dielli” na percjell shijen dhe emocionet e festës.
-
VIDEO
Truke kuzhine/ Si të ruajmë të freskët si ditën e parë sallatën jeshile dhe specin djegës
Në kuzhinën e “Rreze Dielli”, Albana dhe Niki tregojnë disa truke për ruajtjen e freskët të avokados, specave djegës dhe sallatës jeshile.
-
VIDEO
Kilat e Qeparoit, super petulla nga zonja Albana
Kilat e Qeparoit
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 2 vezë
- 1 gotë kos
- 1 lç kos
- 1 lç sodë buke
Përgatitja:
E zëmë brumin pak të fortë, e hapim petën dhe e presim në katrore apo në forma si të dëshirojmë dhe i skuqim në vaj të nxehtë.
-
VIDEO
Oshmar, vetëm 2 përbërës shumë shije / Tradita e Përmetit nga zonja Albana
Oshmar - Tradita e Përmetit
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 1 litër ujë i vluar
- 1 lgj kripë
- Gjalpë i djegur
- Thërrime djathi sipas dëshirës
Përgatitja:
Ziejmë ujin me kripë, shtojmë miellin e situr në tigan që ta kaurdisim. E shtojmë duar duar në tenxhere duke e përzierë me lugë druri në mënyrë që mos të kokrrizohet. E lëmë të ftohet dhe lugë lugë (duke e lyer me gjalpë lugën) e vendosim në tepsi. E spërkasim sipas dëshirës me gjalpë dhe me djathë të thërrmuar.
-
VIDEO
Byrek me djathë e majdanoz, byrek ndryshe që s'e keni hasur më parë nga zonja Albana
Byrek me djathë dhe majdanoz
Përbërësit:
Brumi:
- 200 ml qumësht i vakët
- 200 ml ujë i vakët
- 1 kokërr vezë
- 100 gr kos
- 720 gr miell
- 3 lgj vaj
- 1 lç sodë
Mbushja:
- 400 gr djathë
- 2 tufa majdanoz
- Kripë
- 100 gr gjalpë
- 50 ml vaj
- 1 të verdhë vezë
Përgatitja:
Fillimisht zëmë brumin dhe e lëmë të vijë. Më pas e hapim në kulaçka. Petën e parë e hapim të madhe, të tjerat sa pëllëmba e dorës. Në mes të çdo pete shtrojmë mbushje. E mbështjellim me petën e madhe, më pas e përforcojmë petën duke e hapur me okllai. E lyejmë me të verdhë veze dhe yndyrë. E vendosim në tepsi duke e pjekur në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 28 qershor 2024
Shtypi i ditës për sot, skandali tek Onkologjiku mjekët lihen detyrim paraqitje, socialistët mbrojnë mandatin e Berishës, gjykata shfuqizon ligjin për tatimin e profesioneve të lira
-
VIDEO
'Im atë erdhi 4 vjeç në Shqipëri', Alket Veliu: Jam rritur me tregimet e tij, më ka motivuar për çështjen çame
Alket Veliu tregoi në Frontline përjetimet e tij dhe të të atit të tij kur u kthye në Çamëri tek shtëpia e të parëve. Babai i Veliut ka ardhur 4 vjeç në Shqipëri, teksa i shpëtoi gjenocidit grek ndaj popullësisë çame.