Mësuesi pensionist shkodran gatuan recetën origjinale të tavës së krapit

28 Qershor, 13:58

Vetëm pak ditë më parë në Shkodër është organizuar për herë të parë Festa e Tavës së Krapit, simbolit të këtij qyteti. Tava e Krapit është një nga krenaritë e gatimeve tona tradicionale dhe sekretin që ta gatuani sipas recetës së vjetër origjinale na e tregon ish-mësuesi shkodran, tashmë pensionist Muhamet Shala.