Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me djathë dhe majdanoz / Kilat e Qeparoit / Oshmar - Tradita e Përmetit.
Vetëm pak ditë më parë në Shkodër u festua për herë të parë “Festa e Tavës së Krapit”. Kjo festë, risi në Shkodër, solli një ndërthurje të traditës me turizmin dhe artizanatin, mjeshtrisë e kulturës qytetare në përgjithësi, me gatimin tipik shkodran, atë ‘Tavës së krapit’. Festa e Krapit u organizua në pedonalen “Kolë Idromeno” njësoj siç ndodh në drekat tradicionale në shtëpitë e shkodranëve, por edhe për të tërhequr kalimtarët e shumtë në qendër të qytetit. Në këtë drekë simbolike nuk mungoi shija e verës, buka dhe produkte të tjera ushqimore që shoqërojnë tavën e krapit zakonisht bashkë me muzikën qytetare shkodrane. Dhe këtë të fundit kush më mirë se artistja e madhe Justina Aliaj e përfaqëson, e cila e ftuar në studion e “Rreze Dielli” na percjell shijen dhe emocionet e festës. Tava e Krapit është një nga krenaritë e gatimeve tona tradicionale dhe sekretin që ta gatuani sipas recetës së vjetër origjinale na e tregon ish-mësuesi shkodran, Muhamet Shala.
Mjekja urologe Drilona Ndrevataj nëpërmjet një lidhje skype nga Italia, flet për sindromën e burrit të irrituar dhe impotencën tek meshkujt në moshë të re. A kanë cikël burrat dhe cila është sindroma e burrit të irrituar? Çfarë duhet të dimë për impotencën e meshkujve në moshë të re, çfarë këshillash mund të japim për personat që vuajnë nga kjo problematikë? Sa i rëndësishëm është seksi në çift? Si mund të përmirësohet jeta seksuale… Doktoresha Drilona Ndrevataj është një mjeke kirurge e specializuar në fushën e urologjisë dhe andrologjisë. Prej më shumë se nëntë vjet jeton dhe punon në Itali, duke ju përkushtuar me pasion profesionit të saj. Këto ditë ajo së bashku me bashkëshortin e saj psikiatrin Davide Biachi sjellin librin 'Unë, ti dhe seksi' një libër për problemet e seksualitetit, këshilla nga dy mjekë urologë dhe psikiatër.