Byrek me djathë e majdanoz, byrek ndryshe që s'e keni hasur më parë nga zonja Albana

28 Qershor, 11:54

Byrek me djathë dhe majdanoz

Përbërësit:

Brumi:

  • 200 ml qumësht i vakët
  • 200 ml ujë i vakët
  • 1 kokërr vezë
  • 100 gr kos
  • 720 gr miell
  • 3 lgj vaj
  • 1 lç sodë

Mbushja:

  • 400 gr djathë
  • 2 tufa majdanoz
  • Kripë
  • 100 gr gjalpë
  • 50 ml vaj
  • 1 të verdhë vezë

Përgatitja:

Fillimisht zëmë brumin dhe e lëmë të vijë. Më pas e hapim në kulaçka. Petën e parë e hapim të madhe, të tjerat sa pëllëmba e dorës. Në mes të çdo pete shtrojmë mbushje. E mbështjellim me petën e madhe, më pas e përforcojmë petën duke e hapur me okllai. E lyejmë me të verdhë veze dhe yndyrë. E vendosim në tepsi duke e pjekur në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.