• VIDEO

    10 produktet që nuk duhen vendosur në frigorifer? Ja arsyet se pse...

    A e dini se jo çdo gjë duhet futur në frigorifer? Ja cilat janë 10 produktet që nuk lejohen. Në Rreze Dielli shpjegojmë dhe arsyet pse…

  • VIDEO

    Përvëlak me arra i sherbetosur, ëmbëlsira e traditës plot shije nga zonja Albana

    Përvëlak me arra i sherbetosur

    Përbërësit:

    • 1 kg miell
    • 250 gr gjalpë i tretur
    • 250 ml vaj ulliri
    • 1 gotë sheqer
    • 1 gotë qumësht
    • 250 gr arra të grira
    • 8 të verdha vezësh
    • 1 lugë kafeje sodë
    • Arra për dekorim

    Për sherbetin:

    • 1 kg sheqer
    • 750 ml ujë
    • 2 lugë lëng limoni
    • Fara karafili

    Përgatitja:

    Në një enë të thellë rrahim fort të verdhat e vezëve të freskëta me sheqerin derisa të tretet plotësisht. Më pas i shtojmë gjalpin e tretur si dhe vajin e ullirit. I rrahim fort derisa të krijohet një masë homogjene. Shtojmë gotën e qumështit duke e përzier në një drejtim. Shtojmë lugë lugë miellin brenda të cilit e kemi përzier me pak sodë buke. Në fund hedhim sasinë e arrave të cilat i kemi përzier me pak miell që të mos na bien në fund. Masën e përgatitur e hedhim në një tepsi të lyer më parë me pak gjalpë të tretur dhe e pjekim në furrë të nxehur më parë në temperaturë 180 gradë. Pasi e heqim nga furra, e lëmë të ftohet dhe përgatisim shërbetin ku nuk harrojmë të hedhim edhe disa fara karafili. Shërbetin e lëmë të vlojë edhe 10 minuta pasi ka arritur pikën e vlimit. Para se ta heqim nga zjarri hedhim dy lugë lëng limoni që të mos sheqeroset. Shërbetin e nxehtë ja hedhim sipër ëmbëlsirës.

  • VIDEO

    Kofsha pule me bizele, karrota e patate/ Recetë e shpejtë plot shije nga zonja Albana

    Pulë fshati me bizele, karrota dhe patate

    Përbërësit:

    • 1 zog/pulë fshati
    • 4-5 lgj gjalpë
    • 1 kokërr qepë
    • 1 gotë bizele
    • 4-5 karrota
    • 5-6 patate mesatare
    • 1/2 gotë verë
    • 3-4 domate
    • 1 tufë mjadanoz
    • 1 tufë kopër
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim pulën në racione, e pudrosim me kripë e piper, e kalojmë pak në miell dhe e skuqim me pak gjalpë nga të gjitha anët. Hedhim qepën e grirë në kubikë të vegjël dhe pasi të skuqet e shuajmë me pak verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet, pasi i kemi hequr cipën dhe i kemi prerë në feta të vogla. Hedhim pak ujë dhe vendosim enën në furrë që pula të piqet përgjysëm. Gjatë kësaj kohe, përvëlojmë bizelet në ujë të vluar dhe së bashku me karrotat e prera në feta dhe patatet pasi i kalojmë pak në tigan me pjesën tjetër të gjalpit që mbeti, i bashkojmë me mishin. Nga fundi i pjekjes shtojmë kripë, piper, kopër, majdanoz të grirë hollë si dhe pak ujë në qoftë se ka nevojë.  E mbulojmë me kapak dhe e vendosim përsëri në furrë që të përfundojë pjekja edhe për 20 minuta. E shërbejmë të ngrohtë, mishin e vendosim në mes të pjatës kurse zarzavatet anash dhe sipër u hedhim salcën e tyre.

  • VIDEO

    Brushtull, gatim tradicional me miell misri dhe spinaq nga zonja Albana

    Brushtull, gatim tradicional me miell misri dhe spinaq

    Përbërësit:

    • 500 gr miell misri
    • 500 gr spinaq
    • 1 tufë qepë të njoma
    • 1 tufë kopër
    • 1 tufë majdanoz
    • 1 tufë dhjozmë
    • 3-4 hudhra të njoma
    • 3 kokrra vezë
    • 300 gr djathë të bardhë
    • 1 filxhan vaj ulliri
    • 3 lgj gjalpë të tretur
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pastrojmë spinaqin nga gjethet e dëmtuara, e lajmë mirë me ujë të bollshëm dhe më pas e shtypim fort. Shtojmë qepët e hudhrat e njoma të grira hollë, dhjozmën, koprën, majdanozin të prerë imët si dhe vajin e ullirit. Më pas, rrahim vezët në një pjatë dhe i hedhin brenda. Shtojmë djathin e thërrmuar, gjalpin e tretur që të lidhet. Mund të shtojmë edhe pak kripë e pak piper nëse duam. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Hedhim miellin e misrit ngadalë ngadalë duke e përzier në mënyrë që të ngjeshen të gjitha bashkë dhe të mos na bëhet kokrra kokrra. Në fund hedhim ujë të vakët derisa të formohet një brumë i lidhur si top. Njomim duart me ujë dhe hapim brumin në tepsinë e lyer më parë me vaj ulliri. I thërrmojmë sipër djathë dhe e lyejmë me vaj. E vendosim të piqet në furrë në 180 gradë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 27 qershor 2024

     

    Shtypi i ditës per sot, nga 'pazari' te Onkologjiku, rritja e pagave për administratën dhe mandati i Berishës

  • VIDEO

    PRAPASKENAT/ Ja pse nuk ju hoq mandati Sali Berishës, a ka marrëveshje PD-PS?! Debate në studio (26 qershor 2024)

  • VIDEO

    Komisioni ‘Antikorrupsion’, Meçe: Opozita s’duhej të bojkotonte, të shkonte me kushtet e saj! Karaj: E drejtojnë të korruptuarit, pse nuk ia la PD?

    Analisti Arben Meçe i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv thotë se opozita nuk duhej të kishte bojkotuar Komisionin e Posaçëm Antikorupsion. Analisti Meçe tha se opozita duhej të shkonte në tryezë me kushtet e saj dhe të mos refuzonte ftesën e mazhorancës.

    • VIDEO

      Berishës nuk i hiqet mandati, debate në ‘Repolitix’! Çaça: Mungon me arsye! Kthupi: Duhej t’i digjej! Karaj: Marrëveshje me Ramën

      Sali Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit edhe përse mungon prej 6 muajsh në Kuvend, pasi ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani. Avokati pranë PD, Përparim Çaça dhe analisti Arben Meçe thotë se ky vendim juridikisht është i saktë, pasi Berisha nuk mungon pa arsye në Kuvend.

        • VIDEO

          Fermerët e Rrogozhinës bllokojnë rrugën me autokombanja: Tregun e “mbyt” gruri serb, prodhimi vendas me 20 lek/kg. Të ndërhyjë Ministria e Bujqësisë!

          Rreth 2400 ton grurë në Rrogozhinë ka mbetur stok për shkak të çmimit të ulët. Aktualisht terhiqet nga fabrikat e miellit dhe grumbulluesit me 20 lek për kg. Fermerët të cilët kanë shpenzuar miliona lek për kultivimin e grurit kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të ushtrojë kontrolle pasi po abuzohet me çmimin! Po kështu kërkojnë të ndalohet importi i grurit serb derisa të shitet prodhimi vendas.

        • VIDEO

          Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Qershor 2024 – Receta/ Pasojat e të nxehtit në shëndet nga Altin Joka/ Maska fytyre në kushte shtëpie

          Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe tradicionale / Supë me petë dore / Pure patëllxhanësh me hudhra.

          Nutricionisti Altin Joka flet për pasojat që sjell i nxehti tek personat me probleme të ndryshme shëndetësore. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë goditje të nxehtësisë dhe helmim nga ushqimi, por ato nuk janë të njëjta. Si të dallojmë simptomat e goditjes nga i nxehti dhe helmimi nga ushqimi dhe si të veprojmë në secilin rast? Cilët janë ato persona që duhet të tregojnë kujdes më të shtuar për shkak të problematikave shëndetësore që mund të kenë? Si ndikon nxehtësia në organet tona, cilat janë efektet anësore në shëndet? Si të parandalojmë pasojat fatale nga goditjet nga i nxehti? Cilët janë faktorët që çojnë në helmim nga ushqimi dhe disa masa parandaluese për të shmangur helmimin nga ushqimi në verë. Të gjitha këto i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

          Nuk është e nevojshme të blini maska për fytyrën në dyqan, kur ju mund të përgatisni në shtëpi disa maska të mrekullueshme me vetëm disa përbërës, të cilët ju i keni në kuzhinën tuaj. Niki dhe Albana në rubrikën “Bëje vetë” në Rreze Dielli përgatisin dy maska vere për hidratimin e fytyrës për çdo lloj lëkure, qoftë ajo e yndyrshme, mikse, e thatë apo delikate.

        • VIDEO

          'Cirku' me pacientët tek Onkologjiku/ Alimehmeti në 'Përballje': Është vetëm një episod, kjo dramë ka dhe aktorë të tjerë

          Skandali me mjekët tek Onkologjiku vijon të diskutohet ende, teksa në dritë dalin fakte të reja për aktivitetin e tyre, në dëm të pacientëve duke luajtur me ata që vuajnë nga sëmundje tumorale.

        • VIDEO

          Këshilla si të përballojmë vapën / Altin Joka: Ndiqni këto hapa! Kujdes të sëmurët me…

          Nutricionisti Altin Joka flet për pasojat që sjell i nxehti tek personat me probleme të ndryshme shëndetësore. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë goditje të nxehtësisë dhe helmim nga ushqimi, por ato nuk janë të njëjta. Si të dallojmë simptomat e goditjes nga i nxehti dhe helmimi nga ushqimi dhe si të veprojmë në secilin rast? Cilët janë ato persona që duhet të tregojnë kujdes më të shtuar për shkak të problematikave shëndetësore që mund të kenë? Si ndikon nxehtësia në organet tona, cilat janë efektet anësore në shëndet? Si të parandalojmë pasojat fatale nga goditjet nga i nxehti? Cilët janë faktorët që çojnë në helmim nga ushqimi dhe disa masa parandaluese për të shmangur helmimin nga ushqimi në verë. Të gjitha këto i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv