-
VIDEO
Fërgesë me speca, gjizë dhe domate nga zonja Albana
Fërgesë me speca, gjizë dhe domate
Përbërësit:
- 5 kokrra domate
- 5 lugë gjelle gjizë
- 2-3 thelpinj hudhra
- 2 speca
- 1 lugë gjelle gjalpë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë mirë perimet dhe më pas i presim në copa të vogla. Në një tigan me vaj ulliri skuqim hudhrat dhe më pas shtojmë specat dhe domatet. Hedhim pak kripë dhe i lëmë domatet derisa të treten. Nëse është e nevojshme mund të shtojmë dhe pak ujë. Nga fundi i gatimit shtojmë gjizën dhe e përziejmë për dy minuta.
-
VIDEO
Gurabije me gjalpë nga zonja Albana
Gurabije me gjalpë
Përbërësit:
- 800 gr miell
- 600 gr gjalpë ose margarinë
- 100 ml vaj
- 500 gr sheqer pluhur i imët
Përgatitja:
Hedhim miellin mbi banakun e punës në formë rrethore, në mes vendosim sheqerin, gjalpin e temperaturës së ambientit, vajin dhe e përziejmë duke filluar nga mesi (tresim në fillim sheqerin me gjalpin duke marrë miell dalëngadalë). E punojmë mirë derisa të bëhet një masë e plotë. Më pas e lëmë të pushojë për rreth 5 minuta. Brumin e hapim me okllahi mbi banak me trashësi 1,5-2 cm. E presim në formë rombi ose paralelogrami. I vendosim gurabijet në tavë të lyer me gjalpë dhe i lëmë të piqen në furrë në temperaturën 150 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Qofte me spinaq shoqëruar me xaxiq nga zonja Albana
Qofte me spinaq shoqëruar me xaxiq
Përbërësit:
Për qoftet:
- 1 kg spinaq
- 100 gr gjizë/djathë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 kokërr vezë
- 1 tufë kopër
- Kripë, piper i zi
- Miell misri për pudrosje
- Vaj për skuqje
Për xaxiqin:
- Salcë kosi
- Kastravec
- Hudhër
- Vaj ulliri
- Uthull të bardhë
- Kopër
- Kripë, piper
Përgatitja:
Spinaqin pasi e kemi larë mirë e vendosim të ziejë në ujë të vluar me pak kripë. Më pas e kullojmë, e shtrydhim dhe e kalojmë për 1 minut në tigan me pak vaj. Aty shtojmë gjizë ose djathë të bardhë, një vezë, dy thelpinj hudhër të grirë imët, një tufëz kopër, kripë dhe piper të zi. E punojmë brumin e qofteve me duar, e ndajmë në qofte të rrumbullakëta të cilat i lyejmë me pak miell misri dhe i skuqim në vaj të nxehtë. Qoftet i servirim me një salcë xaxiqi të përgatitur me salcë kosi, kastravec të grirë në rende, hudhër të shtypur, vaj ulliri, uthull të bardhë, kripë, piper të zi dhe kopër.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 26 prill
Titujt e gazetave për sot, nga çfarë do ndodhë në tetor me pensionet te nge për shpifjen e deri tek absurdi i koncesionit të sterilizimit.
-
VIDEO
Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës
Përplasja e Metës me SPAK-un dhe Altin Dumanin ka qenë kryefjala politike këto javë. Në ‘Frontline’ analistët Leonard Olli dhe Milaim Zeka komentuan këtë realitet në politikë.
-
VIDEO
Shpërthimi i Ilir Metës, frikë nga drejtesia apo taktikë elektorale për 2025? (25 prill 2024)
Nga emisioni ‘Frontline’ në Report TV, Ilir Meta tha se nuk arratiset nëse ka fletë arresti për të, duke paralajmëruar Dumanin se para zyrës mund t’i çojë dyfishin e njerëzve të 2 marsit. Ndërsa e quan SPAK krijesë të deformuar, Dumanin e cilëson kapter të Rilindjes.
-
VIDEO
Krisje me Berishën? Meta: Pas Konventës do shkoj me mijëra anëtarë poshtë ballkonit
Ilir Meta në 'Frontline' sqaroi raportet e tij me Sali Berishën pasi nuk është parë asnjëherë poshtë ballkonit të Berishës në tubimet e përdithsme.
-
VIDEO
Ilir Meta: Nëse ka urdhër-arrest për mua nuk do të arratisem nga Shqipëria
Ilir Meta i thotë kategorikisht jo arratisjes nëse SPAK do të lëshojë urdhër arrest për të. I pyetur në “Frontline” në Report Tv tha se nuk do arratiset por është gati t’i bëjë gjyqin çdo strukture që sipas tij do veprojë në mënyrë kriminale.
-
VIDEO
Meta i ashpër me Bashën: Mashtrues, legen, asnjë nuk të njeh babanë, por vjehrrin! S'të njohin vëllanë, por kunatin
Një raport i parikuperueshëm duket ai mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Vulën ia vuri sonte në “Frontline” në Report Tv vetë Ilir Meta i cili i ktheu përgjigje duke e quajtur "mashtrues dhe legen".
-
VIDEO
Në listën e zezë të SHBA? Meta: Ndërkombëtarët kanë tentuar të më intimidojnë! Do shqetësohesha po të më shpallte non grata vetëm Klubi i Celtik
Në “Frontline” në Report Tv kreu i PL Ilir Meta tha se ndërkombëtarët kanë tentuar që ta intimidojnë.
-
VIDEO
Gjendje e rënduar mendore? Ja si përgjigjet Meta në 'Frontline'
Kreu i PL-së Ilir Meta solli edhe njënherë në vëmendje në 'Frontline' deklaratat ndaj Altin Dumanit.
-
VIDEO
Hetimet për CEZ-DIA drejt mbylljes? Meta: Kjo është një përrallë
Ilir Meta nuk beson se hetimet për aferën CEZ-DIA janë drejt përfundimit. I pyetur në “Frontline” në Report TV tha se “këto janë përralla”.