Gurabije me gjalpë nga zonja Albana

26 Prill, 11:58

Gurabije me gjalpë

Përbërësit:

  • 800 gr miell
  • 600 gr gjalpë ose margarinë
  • 100 ml vaj
  • 500 gr sheqer pluhur i imët

Përgatitja:

Hedhim miellin mbi banakun e punës në formë rrethore, në mes vendosim sheqerin, gjalpin e temperaturës së ambientit, vajin dhe e përziejmë duke filluar nga mesi (tresim në fillim sheqerin me gjalpin duke marrë miell dalëngadalë). E punojmë mirë derisa të bëhet një masë e plotë. Më pas e lëmë të pushojë për rreth 5 minuta. Brumin e hapim me okllahi mbi banak me trashësi 1,5-2 cm. E presim në formë rombi ose paralelogrami. I vendosim gurabijet në tavë të lyer me gjalpë dhe i lëmë të piqen në furrë në temperaturën 150 gradë Celsius për 30 minuta.