-
VIDEO
Po rritet numri i pensionistëve por jo pensionet
Vitet e fundit numri i pensionistëve është rritur me ritme më të shpejta se ai të punësuarve.
-
VIDEO
Përballje - Aborti i ligjshëm që 16 vjeç? Kundërshtitë mes aktivistes dhe mjekëve (25 prill 2024)
Pr/ligji për shëndetin riprodhues i dalë për konsultim public njeh të drejtën e një 16 vjeçareje të pamartuar të japin vetë pëlqimin për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet te informohen per vendimin e saj.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Prill 2024 – Receta/ Horoskopi për muajin Maj/ Rrëfime jete, zbarkimi në ’91 i shqiptarëve në Itali
Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Japrak me gjethe rrushi / Turli me perime të stinës / Pite me kimë.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, Jorgo Pulla tregon si do të jetë muaji Maj sipas astrologjisë, shenjat më me fat dhe ndikimi planetar tek secili zodiak. “Është një muaj mjaft pozitiv, i mrekullueshëm, mësues i gjërave të mëdha, pasi ka të bëjë me ndryshime të mëdha, sidomos në çështjet e punës dhe karrierës si dhe në fushën ekonomike-financiare” thekson Pulla. Gjithashtu përgjatë muajit Maj kemi shumë ndikime planetare, të cilat do t’i japin mundësi gjërave të mëdha që secila shenjë dëshiron të realizojë. Nga data 10 deri më datë 12 maj, sipas astrologut Jorgo Pulla janë ditët më të mira të muajit Maj për të mbyllur çështje dokumentacioni dhe në firmosje kontratash, të cilat kanë të bëjnë me nisma të reja, por dhe me vendime të rëndësishme.
Drama e zbarkimeve shqiptare të vitit 1991 rikthehet përmes dëshmive të drejtpërdrejta të atyre që në ato muaj morën guximin me të dyja duart dhe kaluan pjesën e detit që ndan Italinë nga Shqipëria në përpjekje për të bërë një ndryshim rrënjësor në jetën e tyre. Mario Calivà, dramaturg, poet, shkrimtar dhe gazetar publicist arbëresh, sjell përmes një libri dëshmi dhe intervista të 21 qytetarëve shqiptarë që arritën në brigjet italiane të mbushura me anijet e shpresës, me kujtimet e asaj periudhe dhe përvojën e tyre të mëvonshme në Itali... Arbëreshi Mario Calivà jeton në Piana degli Albanesi, Siçili. Ai rrëfen jetën e tij që nga rritja me gjuhën shqip të cilën e flet shumë pastër, traditat arbëreshe që ia ka trashëguar dhe fëmijëve dhe deri tek kontributi që kjo gjuhë të mos humbë as në teatër. Që nga viti 2012 Calivà vë në skenë dramat e tij në gjuhën arbëreshe.
-
VIDEO
Amnistia penale, burgjet hapën dyert për 780 të dënuar
-
VIDEO
'Meta ka dalë nga politika, hoqi vlerat'/ Trondit analisti Andoni: Lulzim Basha do hakmerret me ...
-
VIDEO
Ja çdo të ndodhë në Maj sipas astrologut Jorgo Pulla/ Ndiqni horoskopin mujor, kujdes në...
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, Jorgo Pulla tregon si do të jetë muaji Maj sipas astrologjisë, shenjat më me fat dhe ndikimi planetar tek secili zodiak. “Është një muaj mjaft pozitiv, i mrekullueshëm, mësues i gjërave të mëdha, pasi ka të bëjë me ndryshime të mëdha, sidomos në çështjet e punës dhe karrierës si dhe në fushën ekonomike-financiare” thekson Pulla. Gjithashtu përgjatë muajit Maj kemi shumë ndikime planetare, të cilat do t’i japin mundësi gjërave të mëdha që secila shenjë dëshiron të realizojë. Nga data 10 deri më datë 12 maj, sipas astrologut Jorgo Pulla janë ditët më të mira të muajit Maj për të mbyllur çështje dokumentacioni dhe në firmosje kontratash, të cilat kanë të bëjnë me nisma të reja, por dhe me vendime të rëndësishme.
-
VIDEO
Histori rrëqethëse të ‘91, si kaluan detin shqiptarët me anijen e shpresës
Drama e zbarkimeve shqiptare të vitit 1991 rikthehet përmes dëshmive të drejtpërdrejta të atyre që në ato muaj morën guximin me të dyja duart dhe kaluan pjesën e detit që ndan Italinë nga Shqipëria në përpjekje për të bërë një ndryshim rrënjësor në jetën e tyre. Mario Calivà, dramaturg, poet, shkrimtar dhe gazetar publicist arbëresh, sjell përmes një libri dëshmi dhe intervista të 21 qytetarëve shqiptarë që arritën në brigjet italiane të mbushura me anijet e shpresës, me kujtimet e asaj periudhe dhe përvojën e tyre të mëvonshme në Itali…Arbëreshi Mario Calivà jeton në Piana degli Albanesi, Siçili. Ai rrëfen jetën e tij që nga rritja me gjuhën shqip të cilën e flet shumë pastër, traditat arbëreshe që ia ka trashëguar dhe fëmijëve dhe deri tek kontributi që kjo gjuhë të mos humbë as në teatër, që nga viti 2012 Calivà vë në skenë dramat e tij në gjuhën arbëreshe.
-
VIDEO
Japrak tradicional me gjethe rrushi nga zonja Albana
Japrak me gjethe rrushi
Përbërësit:
- 40-50 gjethe rrushi
- 10 qepë të njoma
- 2-3 hudhra të njoma
- 3-4 tufa të vogla jeshillëqe
- 1 fç oriz
- Bimë aromatike
- Kripë, piper i zi
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Pasi i lajmë mirë barishtet dhe i lëmë të kullojnë, shpëlajmë orizin dhe e lëmë pak në ujë të nxehtë me limon. E kullojmë dhe vijojmë me prerjen hollë të bishtave të qepëve, labotin, pazin, spinaqin, hudhrat e njoma, erëzat, koper, majdanoz, nenexhik. Në një tigan kaurdisim me pak vaj kokat e bardha të qepëve të njoma. Të gjitha erëzat dhe barishtet e prera i vendosim në një tas, shtojmë 1 lugë kafeje kripë dhe i shtypim me duar derisa ato të ulin volumin. Shtojmë qepën e skuqur, orizin dhe 2-3 lugë vaj ulliri. Vendosim në dërrasën e punës një gjethe rrushi nga ana që shkëlqimi i gjethes të jetë nga poshtë. Vendosim një lugë gjelle mbushje dhe mbledhim fillimisht pjesët anësore e më pas e bëjmë gjethen role. Kështu vazhdojmë me të gjitha gjethet. Vendosim 3-4 gjethe në fund të tenxheres, e më pas japrakët njëra pas tjetrës. I spërkatim me vaj dhe shtojmë ujë të nxehtë, baraz me nivelin e japrakëve. Vendosim një pjatë mbi to dhe i lëmë të gatuhen në temperaturë mesatare fillimisht për 20 minuta, ulim temperaturën nën mesatare dhe i lëmë dhe për 20 minuta të tjera. I shërbejmë pasi të jenë të vakta dhe të kenë pushuar pak, shoqëruar me kos ose dhallë.
-
VIDEO
Turli me perime të stinës nga zonja Albana
Turli me perime të stinës
Përbërësit:
- 2 qepë mesatare
- 4-6 thelpinj hudhër
- 2 patate mesatare
- 1 boçe lulelakër
- 1 kungull
- 2 speca
- 2 patëllxhanë
- 1 karrotë
- 2 domate
- 1/2 gotë pure domate
- Kripë dhe piper të zi
- Vaj ulliri
- Majdanoz
Përgatitja:
Presim qepët në gjysëm hëne dhe i kaurdisim me pak kripë dhe pak sheqer. Ndërkohë perimet i presim në kubikë mesatare. Shtojmë pataten pas qepëve dhe më pas karrotën. Vendosim kapakun dhe i lëmë në lagështirën e tyre. Salcën e hollojmë me masën e ujit, shtojmë erëza dhe e hedhim në tenxhere së bashku me perimet e tjera. Në fund vendosim një domate ku kemi ngulur disa gozhdë karafili. Rregullojmë shijen me erëza dhe kripë, sikurse dhe bimë aromatike.
-
VIDEO
Pite të mbushura me kimë nga zonja Albana
Pite me kimë
Përbërësit:
- 1 patate
- 200 gr sallam i grirë
- 2 qepë të njoma
- 1 lgj vaj
- Kripë, piper
Për brumin:
- 300 gr miell
- 1 lk uthull
- 1 lç vaj
- 1 lç kripë
- Ujë sa të marrë
- Vaj bimor për skuqje
Përgatitja:
Zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë. Ndërkohë bashkojmë në një enë pataten e grirë në rende, sallamin e grirë, qepët e njoma, pak vaj, kripë dhe piper. E punojmë mirë këtë masë pak a shumë siç veprojmë me brumin e qofteve. Hapim një petë të vetme, vendosim masën e kimës dhe e hapim sipër petës. E bëjmë role dhe e presim. Hapim çdo ndarje duke i dhënë formën e pites dhe i skuqim me vaj bimor. Sipas dëshirës mund t'i spërkasim me bishta qepësh të njoma.
-
VIDEO
Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në Frontline në Report Tv
Ilir Meta rikthehet në vijën e parë…!
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 25 prill
Titujt e gazetave për sot, nga lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës te çfarë sëmundje ka Ervin Salianji e deri tek mashtrimi me ligjin e amnistisë.