-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Prill 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Bima dhe Shëndeti, efektet e bimës Tuja
Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Zog në furrë me bizele, karrota e patate / Thjerrëza me proshutë të tymosur.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për këtë javë, 29 Prill – 5 Maj, për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. “Gjithçka që mbyllet këtë javë do të ketë jetëgjatësi në kohë” thekson Pulla, do të jetë një javë në përgjithësi shumë e mbarë, e favorizuar në çështjet e punës dhe në fushën e financave. Ndikime të rëndësishme planetare do të ketë pëgjatë javës si dhe mundësi favorite në marrjen e vendimeve të rëndësishme.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti’ me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalemi në bimët që kanë efekte mjaft kurative në organizëm. Flasim për Tuja (Thuja occidentalis) pemë vendase europiane me gjelbërim të përhershëm. Rritet deri 15-25 metër lartësi në formë piramide. Gjethet në pjesën e poshtme janë të ndritshme ku gjenden gjendrat e rrëshirës. Kunjat halore janë 1-2 cm të gjata me ngjyrë të ndritshme, ndërsa farat në formë të çrregullt me diametër deri 1 cm. Kjo bimë njihet ndryshe dhe si Arbor vitae. Përbërësit kimik të Tuja-s janë të shumtë si vajra esencial, glokozë, polisakaride, acide organike, acid tanik etj, ndaj dhe funksionet e kësaj bime janë të mëdha për organizmin si në rigjenerimin e vezoreve policistike, riprodhimin e qelizave të pankreasit, uljen e vlerave të kolesterolit, uljen e leukocideve, rritjen e aktivitetit antiviral në organizëm, përmirësimin e gjendjes respiratore pas një ftohje, përmirësimin e funksionit endokrin. Gjithashtu përdoret në zvogëlimin e melanomave, ka efekt mbi limfomat dhe papilomat si dhe për shumë problematika të tjera shëndetësore.
-
VIDEO
Veliaj vs Rithemelimi dhe PL, Zaloshnja : Veliaj fiton më diferencë të madhe
-
VIDEO
A e dinit? Kjo pemë dekoruese e oborreve mund të shërojë disa sëmundje /Ylli Merja e rekomandon për…
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti’ në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalemi në bimët që kanë efekte mjaft kurative në organizëm. Flasim për Tuja (Thuja occidentalis) pemë vendase europiane me gjelbërim të përhershëm. Rritet deri 15-25 metër lartësi në formë piramide. Gjethet në pjesën e poshtme janë të ndritshme ku gjenden gjendrat e rrëshirës. Kunjat halore janë 1-2 cm të gjata me ngjyrë të ndritshme, ndërsa farat në formë të çrregullt me diametër deri 1 cm. Kjo bimë njihet ndryshe dhe si Arbor vitae. Përbërësit kimik të Tuja-s janë të shumtë si vajra esencial, glokozë, polisakaride, acide organike, acid tanik etj, ndaj dhe funksionet e kësaj bime janë të mëdha për organizmin si në rigjenerimin e vezoreve policistike, riprodhimin e qelizave të pankreasit, uljen e vlerave të kolesterolit, uljen e leukocideve, rritjen e aktivitetit antiviral në organizëm, përmirësimin e gjendjes respiratore pas një ftohje, përmirësimin e funksionit endokrin. Gjithashtu përdoret në zvogëlimin e melanomave, ka efekt mbi limfomat dhe papilomat si dhe për shumë problematika të tjera shëndetësore.
-
VIDEO
Zog në furrë me bizele, karrota e patate nga zonja Albana
Zog në furrë me bizele, karrota e patate
Përbërësit:
- 1 zog 1 kg
- 4-5 lgj gjalpë
- 1 gotë bizele
- 4-5 karrota
- 5-6 patate
- 1/2 gotë verë
- 4-5 domate
- 1 kokërr qepë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim zogun në racione, e lajmë dhe e thajmë mirë. Më pas e pudrosim me kripë e piper, e kalojmë pak në miell dhe i skuqim me pak gjalpë nga të gjitha anët. Hedhim qepën e grirë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim, më pas e shuajmë me verë dhe shtojmë domatet të prera në feta të vogla. Hedhim pak ujë dhe e vendosim tavën në furrë që zogu të piqet përgjysëm. Gjatë kësaj kohe, bizelet i përvëlojmë në ujë të vluar dhe së bashku me karrotat të prera në feta i kalojmë pak në tigan me pjesën tjetër të gjalpit që mbeti dhe i bashkojmë me mishin. Nga fundi i pjekjes (15 minuta) shtojmë edhe patatet e prera e të kaluara në tigan me gjalpë që të përfitojnë pak ngjyrë. Shtojmë kopër në tavë, majdanoz të grirë hollë, pak ujë në qoftë se ka nevojë si dhe kripë e piper. E mbulojmë me kapak dhe e vendosim përsëri në furrë që të përfundojë pjekja edhe për 20 minuta të tjera.
-
VIDEO
Thjerrëza me proshutë të tymosur nga zonja Albana
Thjerrëza me proshutë të tymosur
Përbërësit:
- 400 gr thjerrëza
- 150 gr bejkon (proshutë ose llukanik)
- 3 lugë supe gjalpë
- 1 koncentrat
- 1/2 lugë supe miell
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi i kemi lënë në ujë thjerrëzat i vendosim të ziejnë. Ndërkohë në tigan vëmë 2 lugë gjalpë dhe skuqim lehtë bejkonin të prerë në copa katrore. Kullojmë thjerrëzat, i vëmë në tenxhere dhe shtojmë bejkonin me 1 gotë ujë të nxehtë ku kemi shkrirë koncentratin, kripën e piperin. E lëmë të ziejë dhe në minutat e fundit shtojmë miellin e kaurdisur me pak gjalpë dhe të shuar me ujë.
-
VIDEO
‘Mbyllni çdo çështje këtë javë’ Jorgo Pulla paralajmëron shenjat… /Horoskopi javor 29 Prill – 5 Maj
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për këtë javë, 29 Prill – 5 Maj, për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. “Gjithçka që mbyllet këtë javë do të ketë jetëgjatësi në kohë” thekson Pulla, do të jetë një javë në përgjithësi shumë e mbarë, e favorizuar në çështjet e punës dhe në fushën e financave. Ndikime të rëndësishme planetare do të ketë pëgjatë javës si dhe mundësi favorite në marrjen e vendimeve të rëndësishme.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 29 prill 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Meloni sulmon opozitën italiane e "RAI 3" dhe solidarizohet me Ramën te tritol në derën e banesës së gjyqtarit Sterkaj e deri tek ku po jeton Meta.
-
VIDEO
Shqiptari që u dashurua me vajzën e shokut të ngushtë të Leninit! Drama me ish gruan dhe vajzën ruse (28 Prill 2024)
U dashurua me vajzën e shokut të ngushtë të Leninit! PPSH i ndau, takimi pas 32 vitesh! Drama me ish gruan dhe vajzën ruse. Thanas Papa, artisti dhe skulptori që kaloi një jetë mes Rusisë, Shqipërisë, artit, divorcit të kushtëzuar, dhimbjes, martesës tjetër në moshë të madhe, familjes së re dhe sigurimsave që pasonin spiunimin!
-
VIDEO
Vegu zadrimor
Në ministudion e saj, artizania Lul Gjonaj rrëfen historinë e zanatit të endjes së veshjeve të familjes me vegun e mësuar qysh në moshën 15 vjeçare.
-
VIDEO
Veri Jug - Hajmeli dje dhe sot
Leonora Prenga, mësuese e vjetër dhe drejtoreshë e shkollës së mesme të bashkuar në Hajmel, sjell historinë e fshatit të saj ndër shekuj. Kultura e jetesës, tradita, dasma zadrimore si perlë e kulturës dhe artit popullor.
-
VIDEO
Veri Jug - Vegu zadrimor
Në ministudion e artizanes Lul Gjonaj ajo rrëfen historinë e zanatit të endjes së veshjeve të familjes me vegun e mësuar qysh në moshën 15 vjecare. Galeria e ngjyrave në punimet e mjeshtre Lulës: qilima me motive popullore zadrimore, mbulesa tryezash, kostume dasmash për gra dhe burra. Demonstrimi I një veshjeje zadrimore për gra nga mësuesja Leonora Prenga.
-
VIDEO
Veri Jug - Hajmeli në zemër të Zadrimës (28.04.2024)
“Hajmeli në zemër të Zadrimës” është reportazhi I rradhës, me personazh mësuesen e vjetër Leonora Prenga, si përfaqsuese e kulturës popullore në Hajmel, një qendër e banuar prej qindra vjetësh. Ndalesë në ministudion e artizanes Lul Gjonaj, që punon në veg prej dhjetra vjetësh. Dasma zadrimore, punuesit e dyfeqeve dhe pushkëve të vjetra punuar me serm. Veri Jug me gazetarin Agim Pipa