Fërgesë me speca, gjizë dhe domate
Përbërësit:
- 5 kokrra domate
- 5 lugë gjelle gjizë
- 2-3 thelpinj hudhra
- 2 speca
- 1 lugë gjelle gjalpë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë mirë perimet dhe më pas i presim në copa të vogla. Në një tigan me vaj ulliri skuqim hudhrat dhe më pas shtojmë specat dhe domatet. Hedhim pak kripë dhe i lëmë domatet derisa të treten. Nëse është e nevojshme mund të shtojmë dhe pak ujë. Nga fundi i gatimit shtojmë gjizën dhe e përziejmë për dy minuta.