-
VIDEO
Agaçi avokat i trafikantëve? Rama: Nuk di që avokatët në një sistem të së drejtës të mbrojnë shenjtorët
Kryeminstri Edi Rama u shpreh në 'Studio Live' se në emisionin e RAI 3 u thanë shumë gënjeshtra që dëmtojnë Shqipërinë. Sa i përket akuzave se Ëngjëll Agaçi, si avokat në Itali ka mbrojtur trafikantë dhe kriminelë, Rama shprehet se në një sistem demokratik, avokatët nuk mbrojnë shenjtorët.
-
VIDEO
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
Kryeministri EdI Rama në një intervistë për emisionin "Studio Live" në Report Tv dha dhe një koment mbi Fredi Belerin dhe tregoi dhe stadin e marrëdhënieve aktuale me homologun grek. Përsëriti qëndrimin e prerë se çështja e Fredi Belerit i takon drejtësisë dhe këtu është vija e kuqe.
-
VIDEO
Mandati i Xhaçkës, Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit, po ta bënte s’do diskutohej!
Kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për “Studio Live” në Report Tv ka argumentuar qëndrimin e PS kundër dërgimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese. Në gjykimin e saj në themel, Rama tha se Gjykata nuk dha vendim për heqjen e mandatit, duke bërë që vendimi i saj sipas tij të ishte i pazbatueshëm.
-
VIDEO
Intervista ekskluzive/ Rrëfimi i kryeministrit Edi Rama, nga emisioni i RAI, akuzat ndaj të vëllait te mandati i Xhaçkës! Pas pak në Report TV
Kryeministri Edi Rama vjen sot në një rrëfim ekskluziv për emisionin "Studio Live" në Report Tv, ku do t'i përgjigjet pyetjeve me interes të gjerë për publikun.
-
VIDEO
'Nuk punoj kamarier', debat mes të ftuarve - Përballje (24 prill 2024)
‘Përballje’ trajton tema të aktualitetit politik dhe social me impakt të gjerë në shoqëri. Në fokus është analiza, debati dhe përballja e argumenteve të ndryshme me ekspertë dhe protagonistë të fushave përkatëse.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Prill 2024 – Receta/ Fuqia e erëzave nga Altin Joka/ Çelësi monumental në Shkodër
Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Revani me miell misri dhe kos / Bukëvale e kripur me kulaç shtëpie / Qofte në salcë me makarona fidhe.
Erëzat dhe bimët aromatike, ato që i shtojnë shije çdo pjate! I konsumoni të freskëta apo të thara, në çdo rast kanë një aromë dhe shije fantastike. Por a i dini vetitë e erëzave? Përveçse trashëgimtare të historisë antike ato janë të njohura që nga kohërat e lashta për efektet kurative për shumë problematika shëndetësore… Cilat janë vlerat e disa prej erëzave dhe bimëve aromatike më të përdorshme në kuzhinë? A skadojnë erëzat dhe çfarë kujdesi duhet të kemi në përdorimin e tyre? Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, tregojmë gërshetimet më të mira të erëzave në luftimin e sëmundjeve si dhe ndalemi në vetitë dhe vlerat e jashtëzakonshme të majdanozit, koperës, borzilokut, rozmarinës dhe dafinës.
Alfred Mirashi sjell në Shkodër çelësin gjigand, skulpturën monumentale që do të sfidojë legjendën e Rozafës. “Albanian Key” është një nga veprat artistike më të mëdha që do të vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës, implementimi i së cilës do të bëhet e mundur nga një kastë mjeshtrash shqiptarë dhe të huaj. “Albanian Key” do të jetë një çelës si një hajmali fati në portat hyrëse të qytetit të Shkodrës, një çelës që vjen të dëshmojë përmes idesë dhe realizimit, se ne meritojmë një të sotme dhe të ardhme për ne dhe fëmijët tanë, pa dyer të mbyllura, pa ndalime dhe pa privime. Në një lidhje skype nga Italia për studion e “Rreze Dielli” skulptori i talentuar Alfred Mirashi na tregon më shumë për këtë projekt.
-
VIDEO
Mbahen zgjedhjet presidenciale në Maqedonin e Veriut
-
VIDEO
Çelësi gjigand 17 ton në mes të Shkodrës / Ja artisti që po sfidon legjendën e Rozafës
Alfred Mirashi sjell në Shkodër çelësin gjigand, skulpturën monumentale që do të sfidojë legjendën e Rozafës. “Albanian Key” është një nga veprat artistike më të mëdha që do të vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës, implementimi i së cilës do të bëhet e mundur nga një kastë mjeshtrash shqiptarë dhe të huaj. “Albanian Key” do të jetë një çelës si një hajmali fati në portat hyrëse të qytetit të Shkodrës, një çelës që vjen të dëshmojë përmes idesë dhe realizimit, se ne meritojmë një të sotme dhe të ardhme për ne dhe fëmijët tanë, pa dyer të mbyllura, pa ndalime dhe pa privime. Në një lidhje skype nga Italia për studion e “Rreze Dielli” skulptori i talentuar Alfred Mirashi na tregon më shumë për këtë projekt.
-
VIDEO
Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PS i përgjigjet Vokshit: S’po pengojmë kërkesat për informacion! Aty je ‘moderatore’, mos na impono opinionet tua
Partia Socialiste hedh poshtë akuzat e kryetares së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë se po bllokojnë kërkesat për informacion. Anëtari socialist i komisionit hetimor, Ilir Metaj thotë për Report Tv se nuk është e vërtetë.
-
VIDEO
Altin Joka: Erëzat, farmacia natyrale në shtëpi /Ja gërshetimet më të forta në luftimin e sëmundjeve
Erëzat dhe bimët aromatike, ato që i shtojnë shije çdo pjate! I konsumoni të freskëta apo të thara, në çdo rast kanë një aromë dhe shije fantastike. Por a i dini vetitë e erëzave? Përveçse trashëgimtare të historisë antike ato janë të njohura që nga kohërat e lashta për efektet kurative për shumë problematika shëndetësore… Cilat janë vlerat e disa prej erëzave dhe bimëve aromatike më të përdorshme në kuzhinë? A skadojnë erëzat dhe çfarë kujdesi duhet të kemi në përdorimin e tyre? Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, tregojmë gërshetimet më të mira të erëzave në luftimin e sëmundjeve si dhe ndalemi në vetitë dhe vlerat e jashtëzakonshme të majdanozit, koperës, borzilokut, rozmarinës, rigonit dhe dafinës.
-
VIDEO
Qofte të vogla me makarona fidhe nga zonja Albana
Qofte të vogla me makarona fidhe
Përbërësit:
- 200 gr mish i grirë
- 1 kokërr vezë
- Bukë e thërrmuar
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
- 1 tufë majdanoz
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 100 gr bizele
- 1 lgj salcë e koncentruar
- 100 gr makarona fidhe
- 1 litër ujë
- Vaj luledielli
Përgatitja:
Në një tas bashkojmë mishin e grirë me bukën e thërrmuar, vezën kripën, piperin e zi, piperin e kuq. Formojmë qofte të vogla rrumbullake të cilat i pudrosim me pak miell dhe i skuqim paksa në një tigan. Shtojmë më pas specat e prerë në kubikë, bizelet dhe salcën. Hedhim ujin e vluar dhe makaronat fidhe. I lëmë të ziejnë duke shtuar në fund erëzat.
-
VIDEO
Bukëvale e kripur me kulaç shtëpie nga zonja Albana
Bukëvale e kripur me kulaç shtëpie
Përbërësit:
- 500 gr miell gruri
- 1 lugë kafeje kripë
- 125 ml vaj ulliri
- 1 litër e gjysmë ujë
- 300 gr djathë i bardhë i thërrmuar
Përgatitja:
Në një enë të gjerë hedhim miellin, kripën dhe nisim e punojmë me duar duke shtuar ngadalë ujë të vakët derisa të krijohet një masë e butë. Brumin e kulaçit e vendosim në një tepsi të lyer me vaj ulliri dhe e vendosim të piqet në furrë derisa sipërfaqja të bëhet transparente. Pasi është pjekur dhe ftohur pak, kulaçin e thërrmojmë në copëza të vogla si ato të përsheshit. Ndërkohë, në një tenxhere shtojmë djathin dhe ujin dhe e lëmë derisa masa të vlojë mirë dhe të bëhet si masë e njëtrajtshme. Në këtë moment e heqim nga zjarri. Më pas, hedhim kulaçin e thërrmuar në tenxheren me masën e djathit të zbutur. Shtojmë sipër vaj ulliri, mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë që copëzat e kulaçit të përthithin shijen e kripur të djathit.