Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Japrak me gjethe rrushi / Turli me perime të stinës / Pite me kimë.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, Jorgo Pulla tregon si do të jetë muaji Maj sipas astrologjisë, shenjat më me fat dhe ndikimi planetar tek secili zodiak. “Është një muaj mjaft pozitiv, i mrekullueshëm, mësues i gjërave të mëdha, pasi ka të bëjë me ndryshime të mëdha, sidomos në çështjet e punës dhe karrierës si dhe në fushën ekonomike-financiare” thekson Pulla. Gjithashtu përgjatë muajit Maj kemi shumë ndikime planetare, të cilat do t’i japin mundësi gjërave të mëdha që secila shenjë dëshiron të realizojë. Nga data 10 deri më datë 12 maj, sipas astrologut Jorgo Pulla janë ditët më të mira të muajit Maj për të mbyllur çështje dokumentacioni dhe në firmosje kontratash, të cilat kanë të bëjnë me nisma të reja, por dhe me vendime të rëndësishme.
Drama e zbarkimeve shqiptare të vitit 1991 rikthehet përmes dëshmive të drejtpërdrejta të atyre që në ato muaj morën guximin me të dyja duart dhe kaluan pjesën e detit që ndan Italinë nga Shqipëria në përpjekje për të bërë një ndryshim rrënjësor në jetën e tyre. Mario Calivà, dramaturg, poet, shkrimtar dhe gazetar publicist arbëresh, sjell përmes një libri dëshmi dhe intervista të 21 qytetarëve shqiptarë që arritën në brigjet italiane të mbushura me anijet e shpresës, me kujtimet e asaj periudhe dhe përvojën e tyre të mëvonshme në Itali... Arbëreshi Mario Calivà jeton në Piana degli Albanesi, Siçili. Ai rrëfen jetën e tij që nga rritja me gjuhën shqip të cilën e flet shumë pastër, traditat arbëreshe që ia ka trashëguar dhe fëmijëve dhe deri tek kontributi që kjo gjuhë të mos humbë as në teatër. Që nga viti 2012 Calivà vë në skenë dramat e tij në gjuhën arbëreshe.