Pite të mbushura me kimë nga zonja Albana

25 Prill, 11:40

Pite me kimë

Përbërësit:

  • 1 patate
  • 200 gr sallam i grirë
  • 2 qepë të njoma
  • 1 lgj vaj
  • Kripë, piper

Për brumin:

  • 300 gr miell
  • 1 lk uthull
  • 1 lç vaj
  • 1 lç kripë
  • Ujë sa të marrë
  • Vaj bimor për skuqje

Përgatitja:

Zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë. Ndërkohë bashkojmë në një enë pataten e grirë në rende, sallamin e grirë, qepët e njoma, pak vaj, kripë dhe piper. E punojmë mirë këtë masë pak a shumë siç veprojmë me brumin e qofteve. Hapim një petë të vetme, vendosim masën e kimës dhe e hapim sipër petës. E bëjmë role dhe e presim. Hapim çdo ndarje duke i dhënë formën e pites dhe i skuqim me vaj bimor. Sipas dëshirës mund t'i spërkasim me bishta qepësh të njoma.