• VIDEO

    Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?

    Për avokatin Idajet Beqiri SPAK duhet të kishte vepruar ndaj Sali Berishës i cili së bashku me dhëndrin shkelën arrestin shtëpiak duke dhënë një intervistë për emisionin Report në Rai 3 në Itali

  • VIDEO

    Çmimet e shtëpive, a do të ketë rritje? Ekspertët përplasen në studio - Përballje (23/04/2024)

    Çmimet e apartamenteve janë rritur por janë rritur dhe kërkesat për të marrë kredi në banka, ndërkohë që këta të fundit kanë forcuar kushtet dhe kriteret për dhënien e kredisë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Prill 2024 – Receta/ Dita Botërore e Librit / Dhimbjet e gjurit, ushtrime në kushte shtëpie

    Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mesnik me mish koke / Çorbë me hithra të njoma / Gjyveç me patate.

    Sot, 23 Prill, Dita Botërore e Librit! Në studion e “Rreze Dielli” mirëpresim dy vajza adoleshente me një pasion të përbashkët, librin. Hester Bumi 15 vjeçarja nga Elbasani e cila ka lexuar më shumë se 300 libra! Të humbasësh në një labirinth librash dhe të zhytesh në një univers historish është një eksperiencë emocionuese, të tillë e konsideron marrëdhënien me librin Hester Bumi, 15-vjeçarja nga Elbasani. Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të saj që lexojnë pak, Hester thotë se ka lexuar më shumë se 300 libra. Ndërsa Sibora Huda është poetja gjimnaziste e cila ka botuar 4 libra me poezi. Ajo është nxënëse në vitin e parë në gjimnazin "Ismail Qemali" në Tiranë. Që në moshë të vogël, rreth 7 vjeç, ka filluar të shkruajë poezitë e saj të para. Duke qenë se libri e shoqëronte në çdo hap dhe dëshira për të shkruar sa vinte e rritej, në moshën 8 vjeç vjen me vëllimin e saj të parë me poezi "Ditari im", për të vijuar më tej dhe me tre vëllime të tjera "La dolce voce" (shqip-italisht) përkthyer nga prof. Klara Kodra, "Ky shi" me mbi 150 poezi dhe vëllimi me poezi "Zërat e një qyteti". Sibora ka marrë pjesë në shumë konkurse për poezi në shkallë kombëtare, por dhe ndërkombëtare ku është vlerësuar dy herë me çmime të para në Itali.

    Sot në 'Rreze Dielli' diskutuam për dhimbjet e gjurit, pavarësisht moshës apo gjinisë të gjithë kemi përjetuar në jetën tonë dhimbje të gjurit. Cilët janë shkaktarët dhe faktorët që ndikojnë në dhimbjet e gjurit sipas moshës së caktuar? Cilat janë shqetësimet kryesore dhe sa ndihmon fizioterapia në lehtësimin dhe trajtimin e dhimbjeve. Së bashku me fizioterapisten Ledina Nikolla tregojmë ushtrimet më të mira që mund të bëhen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në lehtësimin dhe largimin e dhimbjeve.

  • VIDEO

    Dita Botërore e Librit! Hester dhe Sibora, dy adoleshentet që ‘kanë varësi’ nga librat

    Sot, 23 Prill, Dita Botërore e Librit! Në studion e “Rreze Dielli” mirëpresim dy vajza adoleshente me një pasion të përbashkët, librin. Hester Bumi 15 vjeçarja nga Elbasani e cila ka lexuar më shumë se 300 libra! Të humbasësh në një labirinth librash dhe të zhytesh në një univers historish është një eksperiencë emocionuese, të tillë e konsideron marrëdhënien me librin Hester Bumi, 15-vjeçarja nga Elbasani. Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të saj që lexojnë pak, Hester thotë se ka lexuar më shumë se 300 libra. Ndërsa Sibora Huda është poetja gjimnaziste e cila ka botuar 4 libra me poezi. Ajo është nxënëse në vitin e parë në gjimnazin "Ismail Qemali" në Tiranë. Që në moshë të vogël, rreth 7 vjeç, ka filluar të shkruajë poezitë e saj te para. Duke qenë se libri e shoqëronte në çdo hap dhe dëshira për të shkruar sa vinte e rritej, në moshën 8 vjeç vjen me vëllimin e saj të parë me poezi "Ditari im", për të vijuar më tej dhe me tre vellime të tjera "La dolce voce" (shqip-italisht) përkthyer nga prof. Klara Kodra, "Ky shi" me mbi 150 poezi dhe vëllimi me poezi "Zërat e nje qyteti". Sibora ka marrë pjesë në shumë konkurse për poezi në shkallë kombëtare, por dhe ndërkombëtare ku është vlerësuar dy herë me çmime të para në Itali.

  • VIDEO

    Stop dhimbjeve të gjurit! Bëni këto ushtrime në shtëpi dhe do shpëtoni/ Fizioterapistja këshillon…

    Sot në 'Rreze Dielli' diskutuam për dhimbjet e gjurit, pavarësisht moshës apo gjinisë të gjithë kemi përjetuar në jetën tonë dhimbje të gjurit. Cilët janë shkaktarët dhe faktorët që ndikojnë në dhimbjet e gjurit sipas moshës së caktuar? Cilat janë shqetësimet kryesore dhe sa ndihmon fizioterapia në lehtësimin dhe trajtimin e dhimbjeve. Së bashku me fizioterapisten Ledina Nikolla tregojmë ushtrimet më të mira që mund të bëhen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në lehtësimin dhe largimin e dhimbjeve.

  • VIDEO

    Gjyveç me patate, recetë me shije fantastike nga zonja Albana

    Gjyveç me patate

    Përbërësit:

    • 500 gr mish
    • 1.5 kg patate
    • 4-5 lugë gjelle vaj
    • 1 kokërr qepë
    • 1 lugë salcë domatesh
    • Spec i kuq pluhur
    • Gjethe dafine
    • Kripë, piper i zi
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Mishin e presim në racione dhe e kaurdisim së bashku me qepën. Më pas shtojmë pak salcë domate ose domate të grira hollë, kripë, piper, dafinë, ujë sa të mbulohet mishi dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë. Ndërkaq përgatisim patatet, të cilat pasi i kemi pastruar i presim në feta të rrumbullakëta me trashësi 1 cm dhe i skuqim lehtë me pak yndyrë. Në një tavë vendosim thelat e mishit, mbi to patatet, kripë, piper, pak spec të kuq dhe në fund lëngun e mishit. Tavën e vendosim në furrë për gjysmë ore. Pasi është pjekur e servirim gjyveçin në pjatë duke e spërkatur me lëngun e vet dhe me majdanoz të grirë hollë.

  • VIDEO

    Mesnik me mish koke nga zonja Albana

    Mesnik me mish koke

    Përbërësit:

    • 750 gr miell
    • 1/2 kokë viçi
    • 4-5 qepë
    • Pak vaj ulliri
    • Kripë, piper
    • Niseshte për hapjen e petëve

    Përgatitja:

    Zëmë brumin me pak ujë të vakët dhe e lëmë të pushojë. Ziejmë kokën e viçit dhe e ndajmë në copa të vogla. Në një tigan kaurdisim qepët, shtojmë copat e mishit për t’u dhënë shije, i rregullojmë me kripë e piper dhe fikim sobën. Hapim petët të cilat i pjekim pak mbi sobë ose në furrën e sobës. Lyejmë një tepsi me vaj dhe vendosim dy petët e para. I spërkasim me lëngun e mishit dhe vendosim një pjesë nga masa e përgatitur me mish dhe qepë. Vazhdojmë kështu edhe me petët e tjera. Në fund e mbulojmë me një petë të pjekur dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.

  • VIDEO

    Supë me hithra nga zonja Albana

    Supë me hithra

    Përbërësit:

    • 500 gr hithra
    • 500 ml qumësht
    • 1 qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 lgj gjalpë / vaj
    • 1 lgj miell
    • 1 vezë
    • Arrë moskat
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht pastrojmë hithrat, i presim imët dhe i vendosim të ziejnë për rreth 10 minuta me kapak gjysëm mbuluar. Ndërkohë me pak gjalpë ose vaj ulliri kaurdisim një qepë të grirë imët. Pasi qepa është bërë transparente shtojmë miellin dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë hudhrat e shtypura ose të prera në fetëza të holla dhe më pas hedhim qumështin gradualisht duke e trazuar pa ndërprerje derisa qumështi të fillojë të fluskojë. Rrahim vezën me pak qumësht dhe e shtojmë tek supa së bashku me hithrat. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, arrë moskat dhe bimë aromatike sipas dëshirës.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 23 prill

     

    Titujt e gazetave për sot, nga DASH "nxin" Shqipërinë, korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes e gjyqësorit te e rruajnë e rruajnë e deri tek Interi fiton titullin e 20-të në derbi.

  • VIDEO

    Përplasja Kosovë-Serbi në OKB, Nesho në '5 Pyetjet': Vuçiç e quan Kosovën pjesë të sovranitetit të tij! Mulaj: Osmani bëri lëvizje të zgjuar (22 prill 2024)

    Përplasja mes Kosovës dhe Serbisë sot në Këshillin e Sigurimit në OKB u disikutua me të ftuarit në ‘5 Pyetjet’ në Report Tv.

  • VIDEO

    'Luan me rusët dhe kinezët, nga ana tjetër do gjermanët dhe francezët', Mulaj: Vuçiç nuk e mban dot më lojën

    Gazetarja Esmeralda Mulaj tha në '5 Pyetjet', se ministri i Jashtëm britanik James Cameron e bëri të qartë se mbështet KFOR dhe Kosovën.

  • VIDEO

    'Vëllai i madh dhe i vogli', Lita zbulon: Sputniku është në mes të Beogradit! Propagandë kundër Kosovës, ia japin edhe mediave shqiptare

    Analisti Lavdrim Lita zbuloi se shërbimet sekrete ruse janë kudo në Serbi dhe këto dy shtete operojnë si motër e vëlla. 

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv