Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mesnik me mish koke / Çorbë me hithra të njoma / Gjyveç me patate.
Sot, 23 Prill, Dita Botërore e Librit! Në studion e “Rreze Dielli” mirëpresim dy vajza adoleshente me një pasion të përbashkët, librin. Hester Bumi 15 vjeçarja nga Elbasani e cila ka lexuar më shumë se 300 libra! Të humbasësh në një labirinth librash dhe të zhytesh në një univers historish është një eksperiencë emocionuese, të tillë e konsideron marrëdhënien me librin Hester Bumi, 15-vjeçarja nga Elbasani. Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të saj që lexojnë pak, Hester thotë se ka lexuar më shumë se 300 libra. Ndërsa Sibora Huda është poetja gjimnaziste e cila ka botuar 4 libra me poezi. Ajo është nxënëse në vitin e parë në gjimnazin "Ismail Qemali" në Tiranë. Që në moshë të vogël, rreth 7 vjeç, ka filluar të shkruajë poezitë e saj të para. Duke qenë se libri e shoqëronte në çdo hap dhe dëshira për të shkruar sa vinte e rritej, në moshën 8 vjeç vjen me vëllimin e saj të parë me poezi "Ditari im", për të vijuar më tej dhe me tre vëllime të tjera "La dolce voce" (shqip-italisht) përkthyer nga prof. Klara Kodra, "Ky shi" me mbi 150 poezi dhe vëllimi me poezi "Zërat e një qyteti". Sibora ka marrë pjesë në shumë konkurse për poezi në shkallë kombëtare, por dhe ndërkombëtare ku është vlerësuar dy herë me çmime të para në Itali.
Sot në 'Rreze Dielli' diskutuam për dhimbjet e gjurit, pavarësisht moshës apo gjinisë të gjithë kemi përjetuar në jetën tonë dhimbje të gjurit. Cilët janë shkaktarët dhe faktorët që ndikojnë në dhimbjet e gjurit sipas moshës së caktuar? Cilat janë shqetësimet kryesore dhe sa ndihmon fizioterapia në lehtësimin dhe trajtimin e dhimbjeve. Së bashku me fizioterapisten Ledina Nikolla tregojmë ushtrimet më të mira që mund të bëhen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në lehtësimin dhe largimin e dhimbjeve.