-
VIDEO
'Përplasja e madhe mes Kosovës dhe Serbisë në OKB! Ambasadorët kundër opozitës!' Sot ora 21:00 në '5 Pyetje nga Babaramo' në Report Tv
A do të përshkallëzohet situata në Veri të Kosovës pas bojkotit nga serbët të referendumit? Përse gjithë ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë dënuan protestën e opozitës në dyert e Bashkisë së Tiranës?
-
VIDEO
Sallatë me makarona nga zonja Albana
Sallatë me makarona
Përbërësit:
- 1 domate
- 1 kastravec
- 1 qepë
- 1 spec i juq
- 1 spec jeshil
- 2 thelpinj hudhër
- 1 limon
- 1 lgj salcë e koncentruar
- 2 lgj salcë domate
- 1 lgj uthull balsamike
- Majdanoz
- Koper
- Nenexhik
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Kripë, kerri
- 1 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj luledielli
- 500 gr makarona me forma
Përgatitja:
Ziejmë makaronat në ujë të bollshëm me kripë. Ndërkohë presim perimet në kubikë. Skuqim qepën në yndyrë, shtojmë thelpinjtë e hudhrës, salcat dhe erëzat që të rregullojmë shijen. Shtojmë limonin dhe uthullën balsamike. E bashkojmë me makaronat e kulluara duke e trazuar mirë. Më pas shtojmë domaten, specat në kubikë, bimët aromatike dhe e kalojmë në një tas sallate duke e spërkatur me pak vaj hudhre.
-
VIDEO
Musaka me kimë, bizele dhe pure patate / Shumë shije nga zonja Albana
Musaka me kimë, bizele dhe pure patate
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë
- 2 lgj vaj ulliri
- 30 gr gjalpë
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhre
- 1 lgj salcë domate
- 1 lç piper i zi
- 1 lç piper i kuq
- 1 lç kripë
- 1 karotë e madhe
- 100-120 gr bizele
- 250 ml ujë / lëng perimesh
Për purenë e patates:
- 600 gr patate
- 30 gr gjalpë
- 150 ml qumësht
- Kripë, piper i zi, arrë moskat
- 50 gr djathë i grirë
Përgatitja:
Patatet i ziejmë pasi i kemi hequr lëkurën. Shtojmë përbërësit e puresë duke e rregulluar me erëza dhe djathin e grirë. Kaurdisim mishin e grirë me gjalpë në një tigan dhe kur kokrrizohet mishi shtojmë qepën dhe thelpinjtë e hudhrës. Grijmë karotën në rende, e shtojmë së bashku me salcën dhe erëzat. Kur kima është gati shtojmë bizelet dhe pak lëng perimesh me bime aromatike të prera imët. Lyejmë tavën me gjalpë, vendosim një shtresë pureje, kimën dhe sërish shtresën e puresë së mbetur. E pjekim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta në furrë të parangrohur.
-
VIDEO
Javë e mbarë, por dhe kujdes për këto shenja… / Horoskopi javor 22-28 prill nga Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e katërt të këtij muaji, 22-28 prill për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Do të jetë një javë në përgjithësi e mbarë, e favorizuar në çështjet e punës, në çështjet ligjore, dhe në fushën e dashurisë. Kujdes në gjërat që duam më shumë dhe vëmendje duhet të tregoni në mbylljen e çështjeve të së shkuarës! Ndikime të rëndësishme planetare do të ketë pëgjatë javës dhe mundësi favorite në vendimmarrje kryesisht në fushën ekonomike financiare, por jo vetëm.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 22 prill
Titujt e gazetave për sot, nga "Sheikët e politikës" shijojnë milionat te është edhe Shkëlzeni e deri tek distanca Berisha-Meta.
-
VIDEO
Përplasja ime me Mehmet Shehun për naftën shqiptare! Si i shpëtova ata që më kundërshtuan nga vdekja!(21.04.2024)
I ftuar në Esencë Gjergji Foto, Profesor Doktor dhe Gjeolog nafte. Gjergji Foto, përplasja ime me Mehmet për naftën shqiptare dhe Pusin e Naftës Cakrani 20. Si i shpëtova për këtë çështje nga vdekja ata që më kundërshtuan edhe përballë Mehmet Shehut! Sonte në Report Tv ora 21:00
-
VIDEO
Veri Jug - Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri (21.04.2024)
“Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri” Ky është emisioni i rradhës me të cilin ju ftojmë të përjetojmë caste magjike nga qëndrimi në një bujtinë të rrallë në fshatin Seferaj në zonën e Golemit, pranë Kavajës. Biofarma Ajazi me vica majërie, me mbi 200 gjela deti, me bagëti të imta, bletë dhe me një baxhio të vogël ku prodhohen 7 lloje djathrash. 10 dhomat e bujtinës, për të pritur turistë nga vendi dhe nga bota. Nën moderimin e gazetarit Agim Pipa, ndiqni reportazhin “Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri”
-
VIDEO
Veri Jug - Një bujtinë e veçantë në fshatin Seferaj
Fiqiri Ajazi, banor në fshatin Seferaj – Golem, rrëfen historinë e ngritjes së një bujtine pas kthimit nga emigrimi. Biofarmë, një baxhio e vogël për gatimin e djathrave dhe dy restorante. 10 dhoma akomodimi për turistët vendas dhe të huaj si kapitale për mbajtjen e bujtinës.
-
VIDEO
Veri Jug - Bulmet dhe ëmbëlsira në bujtinën Ajazi
E zonja e bujtinës Ajazi, tregon sekretet e gatimit të djathrave në baxhion e vogël të bujtinës dhe nxjerrjen e gjalpit me enë tradiocionale, me një tundës që e ka mësuar ta punojë qysh se ishte shumë e re. Më pas ajo tregon edhe gatimin e një bakllavaje me 120 petë, një ëmbëlsirë karakteristike në zonat e Shqipërisë së mesme.
-
VIDEO
Përplasja ime me Mehmet Shehun për pusin e naftës Cakrani 20! Sonte ora 21:00 në Esencë në Report Tv
Sonte në Esencë i ftuar Gjergji Foto, Profesor Doktor dhe Gjeolog nafte
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', Qytetarët shpërthejne ndaj Berishës dhe Metës, thirrje SPAK, hetojini me shpejtësi (21/04/2024)
Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Klinika 24- Fëmijët “nazelinj” dhe marrëdhënia e tyre me ushqimin