Gjyveç me patate
Përbërësit:
- 500 gr mish
- 1.5 kg patate
- 4-5 lugë gjelle vaj
- 1 kokërr qepë
- 1 lugë salcë domatesh
- Spec i kuq pluhur
- Gjethe dafine
- Kripë, piper i zi
- Majdanoz
Përgatitja:
Mishin e presim në racione dhe e kaurdisim së bashku me qepën. Më pas shtojmë pak salcë domate ose domate të grira hollë, kripë, piper, dafinë, ujë sa të mbulohet mishi dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë. Ndërkaq përgatisim patatet, të cilat pasi i kemi pastruar i presim në feta të rrumbullakëta me trashësi 1 cm dhe i skuqim lehtë me pak yndyrë. Në një tavë vendosim thelat e mishit, mbi to patatet, kripë, piper, pak spec të kuq dhe në fund lëngun e mishit. Tavën e vendosim në furrë për gjysmë ore. Pasi është pjekur e servirim gjyveçin në pjatë duke e spërkatur me lëngun e vet dhe me majdanoz të grirë hollë.