• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Prill 2024 – Receta/ Pasioni për motorat i Leonard Ollit/ Misteri i datës së lindjes / Bisedë për librin

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe tradicionale me qumësht/ Supë me pulë, oriz dhe salcë domate / Petulla në letër pjekje.

    E njohim si gazetar por dhe të angazhuar në politikë, ndërsa sot në studion e “Rreze Dielli” ka vendosur të prezantohet ndryshe, teksa futet në studio me motorin e tij…Lidhja me motorin e Leonard Ollit ka nisur në vitet 86-87 kur ai ishte adoleshent 18-20 vjeçar. Spunton e ka marrë nga kinematografia ku shikonte filma me motoristë, ishte pikërisht filmi “Easy rider” me Denis Hoper dhe Peter Fonder që e çoi në botën magjike të motorave. Gjatë viteve ’90 jetoi në Greqi, vend që shquhet në të gjithë Europën për adhurimin ndaj motorave, aty pasioni i tij u zhvillua dhe më tepër për të mos u ndalur më… Por sa i bukur aq dhe i rrezikshëm ka qenë ky pasion dhe aventurë motoriste për Leonard Ollin, i cili në studion e “Rreze Dielli” rrëfen dhe aksidentin që desh i mori jetën në nëntor të vitit 1998 në Selanik, ku falë kaskës arriti të shpëtonte, ndaj atë kaskë sot e ruan me fanatizëm.

    Numri juaj i ditëlindjes është një nga pesë numrat në grafikun tuaj të numerologjisë që konsiderohen si “numra thelbësorë”. Numerologët besojnë se karakteri ynë dhe e ardhmja në masë të madhe caktohen me numra, përkatësisht datën në të cilën kemi lindur. Numri yt sekret, data e lindjes dhe misteri i saj! Cili është kuptimi i datës së lindjes sipas numerologjisë? Në studion e “Rreze Dielli” studiuesi i shkencave okulte dhe numerologjisë Jofiel Koço na tregon më shumë…

    Historia e një djaloshi që nuk mund të dashuronte dhe e një vajze që nuk donte të binte në dashuri, por dhe historia e një vajze me probleme ushqimi që kalon nga anoreksia në bulimi, por që fsheh një problem të madh psikologjik. “Mes djemsh”, një libër mallëngjyes dhe rrëmbyes, është një histori e fuqishme për dashurinë e vërtetë, dashurinë për veten, si dhe vështirësitë e rritjes. Në studion e “Rreze Dielli” Aida Baro, kryeredaktore e Shtëpisë botuese "Pegi" na tregon më shumë për librin e fundit të sjellë shqip “Mes Djemsh”, pjesë e koleksionit “Fluturzat”, e shkrimtares Emma Noyes.

  • VIDEO

    Tensionet Kosovë-Serbi, paralajmërimi i gazetarit: Do përdorë dronët kamikazë, ka lista për ...

  • VIDEO

    ‘Vajza që rrinte mes djemsh e nuk donte të dashuronte…’ një histori për romantikët, por jo vetëm

    Historia e një djaloshi që nuk mund të dashuronte dhe e një vajze që nuk donte të binte në dashuri, por dhe historia e një vajze me probleme ushqimi që kalon nga anoreksia në bulimi, por që fsheh një problem të madh psikologjik. “Mes djemsh”, një libër mallëngjyes dhe rrëmbyes, është një histori e fuqishme për dashurinë e vërtetë, dashurinë për veten, si dhe vështirësitë e rritjes. Në studion e “Rreze Dielli” Aida Baro, kryeredaktore e Shtëpisë botuese "Pegi" na tregon më shumë për librin e fundit të sjellë shqip “Mes Djemsh”, pjesë e koleksionit “Fluturzat”, e shkrimtares Emma Noyes.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 19 prill

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Meta nuk po i flet Dumanit te ambasadori Wisner thotë se shqiptarët duhet të ndjehen krenarë me SPAK-un e deri tek na skllavëroni vetëm na ushqeni.

  • VIDEO

    Kush është personazhi misterioz që ‘zaptoi’ studion e Rreze Dielli me motor?/ Pasion por dhe rrezik…

    E njohim si gazetar por dhe të angazhuar në politikë, ndërsa sot në studion e “Rreze Dielli” ka vendosur të prezantohet ndryshe, teksa futet në studio me motorin e tij…Lidhja me motorin e Leonard Ollit ka nisur në vitet 86-87 kur ai ishte adoleshent 18-20 vjeçar. Spunton e ka marrë nga kinematografia ku shikonte filma me motoristë, ishte pikërisht filmi “Easy rider” me Denis Hoper dhe Peter Fonder që e çoi në botën magjike të motorave. Gjatë viteve ’90 jetoi në Greqi, vend që shquhet në të gjithë Europën për adhurimin ndaj motorave, aty pasioni i tij u zhvillua dhe më tepër për të mos u ndalur më… Por sa i bukur aq dhe i rrezikshëm ka qenë ky pasion dhe aventurë motoriste për Leonard Ollin, i cili në studion e “Rreze Dielli” rrëfen dhe aksidentin që desh i mori jetën në nëntor të vitit 1998 në Selanik, ku falë kaskës arriti të shpëtonte, ndaj atë kaskë sot e ruan me fanatizëm.

  • VIDEO

    Zbulo numrin tënd sekret! Domethënia e datës së lindjes /Jofiel Koço tregon misterin e numerologjisë

    Numri juaj i ditëlindjes është një nga pesë numrat në grafikun tuaj të numerologjisë që konsiderohen si “numra thelbësorë”. Numerologët besojnë se karakteri ynë dhe e ardhmja në masë të madhe caktohen me numra, përkatësisht datën në të cilën kemi lindur. Numri yt sekret, data e lindjes dhe misteri i saj! Cili është kuptimi i datës së lindjes sipas numerologjisë? Në studion e “Rreze Dielli” studiuesi i shkencave okulte dhe numerologjisë Jofiel Koço na tregon më shumë…

  • VIDEO

    'Divorci' me Kryemadhin dhe akuzat e Ilir Metës nga Altin Dumanit

  • VIDEO

    Supë me kofshë pule, oriz dhe salcë domate nga zonja Albana

    Supë me pulë, oriz dhe salcë domate

    Përbërësit:

    • 4 kofsha pule
    • 1 qepë mesatare
    • 2 domate
    • 1 lgj salcë e koncentruar
    • 3 lgj oriz
    • 1 lgj vaj ulliri
    • 2 lgj gjalpë
    • 1 lgj niseshte
    • Buljon mishi
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim kofshat e pulës me pak gjalpë dhe vaj dhe më pas kaurdisim qepën e grirë hollë në yndyrë duke i shtuar pak kripë për ta zbutur. Shtojmë domatet e prera në kubikë të vegjël dhe i lëmë të ziejnë derisa të tretet mirë qepa. Shtojmë buljon mishi ose perimesh dhe pasi vlon buljoni shtojmë. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund shtojmë pak gjalpë të tretur me piper të kuq ose salcë domate të koncentruar.

  • VIDEO

    Petulla në letër pjekje të buta si pambuk nga zonja Albana

    Petulla në letër pjekje

    Përbërësit:

    • 1 gotë qumësht
    • 1 lgj maja e thatë
    • 1 ls sheqer
    • 1 ls vaj
    • 1 vezë
    • 2 gota miell
    • Pak kripë
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Përziejmë qumështin me majanë e thatë, sheqerin dhe një lugë vaj. Shtojmë vezën duke e rrahur dhe më pas shtojmë miellin dhe pak fare kripë. E punojmë mirë brumin dhe e lëmë të vijë për disa minuta. Më pas, ndajmë brumin në kuleçë të vegjël. I punojmë mirë sërish dhe i hapim si një bastun duke i mbledhur në formën e një kërmilli.  Çdo petull të tillë e vendosim në një letër pjekje. I skuqim në vaj të bollshëm duke e larguar letrën me një kapëse. I servirim sperkatur me pak sheqer.

  • VIDEO

    Pastiçe tradicionale me qumësht nga zonja Albana

    Pastiçe tradicionale

    Përbërësit:

    • 500 gr makarona
    • 500 ml qumësht
    • 2 kokrra vezë
    • 200 gr djathë
    • 100 gr gjalpë
    • 1 lgj vaj
    • Pak miell
    • Kripë

    Përgatitja:

    Ziejmë makaronat në ujë të bollshëm me pak kripë dhe vaj për 5 minuta më pak sa tregon amballazhimi. Më pas i kullojmë. Tresim gjalpin. Rrahim vezët me pak qumësht. Te gjalpi i tretur shtojmë miellin duke e përzier. E shuajmë me qumësht dhe më pas shtojmë masën e vezëve të rrahura dhe qumështin e mbetur. Djathin e thërrmuar e përziejmë me makaronat dhe përsipër shtojmë masën e qumështit. E vendosim pastiçen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.

  • VIDEO

    Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma

    Prej ditësh Ilir Meta ka nisur spastrimet në parti, nga paranoja se e kanë tradhtuar. Anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë Kejdi Mehmetaj e ftuar në “Frontline” në Report Tv u shpreh kundër këtij artikulimi të Metës, por nga ana tjetër tha se ai mund të ketë më shumë informacione nisur nga pozicioni që ka.

     
  • VIDEO

    Gazetari Bregu: Hetimet për aferën CEZ-DIA drejt përfundimit! Pritet përgjigje nga SPAK

    Hetimet për aferën Cez-Dia e rihapur në vitin 2019, pas një denoncimi të juristit të Operatorit të Shpërndarjes Romeo Kara janë drejt përfundimit. Kështu tha në “Frontline” në Report Tv gazetari Sokol Bregu.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv